T4 TANUSHI

Kompania T4 TANUSHI. Ka disa njerëz që megjithëse nuk shfaqen në media e nuk gëzojnë statusin e personave publike,janë shumë të njohur në komunitete të medha. Në kohëra të ndryshme, tregohet për mjeke të tillë, rrobaqepës a orendreqës. Të gjithë të njohur për aftësinë dhe talentin. Emri i tyre qarkullon dhe pas një kohe, përfundojnë duke qënë pergjigjja e parë që u vjen njerëzve në mendje kur kerkojnë zgjedhje në këtë fushë.

Sic është kthyer emri dhe numri i telefonit të Andreas, njërit prej vëllezërve që drejtojnë biznesin e punimit të xhamit dhe duraluminit, T4 Tanushi. “Kur e hapëm biznesin, në vitin 2003, në Tiranë, punonim vetë, të 4 vëllezërit, ndërsa sot merremi vetëm me menaxhimin…që është edhe puna më e vështirë”, thotë ai teksa nis të flasë publikisht për biznesin në një nga të paktat, në mos të vetmet herë. Ata kanë nisur të merren me punimin e xhamit dhe duraluminit që në vitin 1993 kur ishin emigrantë në Greqi dhe kanë punuar për 10 vjet atje, nga te cilat 5-6 vitet e fundit në biznesin e tyre.

 

“Vetëbesimi dhe dëshira për të pasur dicka tonën, në vendin tonë, na solli ne Tiranë. Në cdo vështirësi që hasnim, mendonim pikërisht kthimin në Shqipëri”, kujton Andrea. Jo se këtu do të ishte e lehtë. Përkundrazi . Do të gjendeshin në një mjedis ku mungonin rregullat dhe kultura e punës që kishin lënë pas , por asnjëherë nuk e kthyen kokën në atë drejtim.

Do të thoshte në një farë mënyre t’ia filloje nga e para , por për Andrean, që në atë kohë ishte vetëm 22-23 vjec, nuk kishte kohë më të mirë. Të paktën kështu do t’i thoshte kushdo që do dëgjonte historinë e biznesit të tyre, edhe pse ai vetë e mendon ndryshe. “Kujtoj shpesh shprehjen e njeriut që më ka mësuar zanatin në Greqi, që ka qenë jo vetëm mësues, por edhe si baba për mua . Ai thoshte që asnjëherë nuk është herët dhe asnjëherë nuk është vonë! Cdo kohë është e duhura nëse vendos të bësh dicka”.

Punime alumini

Punime xhami

Punime artistike

Punime të ndryshme

Loading...