Loading...

Kategoria: Dural

Showing Dural 1-10 of 16
Kompania jonë është një kompani e cila operon prej  disa vitesh në tregun Shqipëtar dhe  aftësitë tona profesionale kanë treguar që shumë klientë kanë mbetur të kënaqur me ne, duke na referuar tek klientë të tjerë.I’u sigurojmë klientëve tane  shërbim profesional, në mënyrën më të shpejtë dhe  më të kualifikuar  Author: Pamm Studio
Firma Reti Shpk (rrjeta kunder insekteve) – 67 është ndër firmat lider në Durrës dhe në të gjithë Shqipërinë. Për prodhimin e rrjetave kundër insekteve të ndryshme (miza, mushkonja etj). Kjo firmë filloi aktivitetin e saj që në vitin 1999. Me një teknologji Italiane i ofron tregut shqiptar për herë të parë rrjetat Avolgibile (sustë) me saldim anësor. Falë eksperiencës dhe specializimit në këto vite janë bërë investime të vazhdueshme në shtimin e gamës dhe produkteve cilësore , si psh rrjetat firzamonik, po kështu edhe tendat e aluminit të cilat i ofrohen për herë të parë tregut shqipëtar. Firma jonë ka ditur të mbajë një pozicion të lartë dhe konkurues duke iu përgjigjur kërkesave gjithmonë e në rritje të tregut brenda dhe jashtë vendit. Objektivi ynë kryesor ka qenë dhe do të mbetet bashkëpunimi me klientët. Ku në lidhje me kërkesat e tyre kemi treguar korrektesi maksimale në prodhimin cilësor të rrjetave si dhe në shërbimin e shpejtë. Pajisjet dhe Teknologjia Reti.al Teknologjia jonë është e bazuar në teknologji Europiane dhe vecanërisht në atë Italiane. Duke parë kërkesat në rritje të tregut Shqipëtar firma jonë është përpjekur ti qendrojë standarteve Europine. Duke i ofruar rrjeta me cilësi të lartë. Rrjeta është e një cilësie shumë të lartë. (fphifer amerikan) Fibër xhami që me anën e saldatrices saldohet, si poshtë ashtu edhe anash. Me bezë të gomuar në ndryshim nga rrjetat modeli grek ose tipi Fai da te. Që nuk janë të salduara anash ku jetëgjatesia është shumë e shkurtër. Saldimi anësor na lejon që anash ti vendosim butona plastik me anën e një makinerie të posacme, që nuk e lejojnë rrjetën të dali nga shinat kur fryn erë. Rrjetat plise janë shumë të përshtatëshme në përdorim, ajo është një rrjetë cilësore (hollandeze) që paloset në Itali. Kliko këtu Author: admin
Kompania T4 TANUSHI. Ka disa njerëz që megjithëse nuk shfaqen në media e nuk gëzojnë statusin e personave publike,janë shumë të njohur në komunitete të medha. Në kohëra të ndryshme, tregohet për mjeke të tillë, rrobaqepës a orendreqës. Të gjithë të njohur për aftësinë dhe talentin. Emri i tyre qarkullon dhe pas një kohe, përfundojnë duke qënë pergjigjja e parë që u vjen njerëzve në mendje kur kerkojnë zgjedhje në këtë fushë. Sic është kthyer emri dhe numri i telefonit të Andreas, njërit prej vëllezërve që drejtojnë biznesin e punimit të xhamit dhe duraluminit, T4 Tanushi. “Kur e hapëm biznesin, në vitin 2003, në Tiranë, punonim vetë, të 4 vëllezërit, ndërsa sot merremi vetëm me menaxhimin…që është edhe puna më e vështirë”, thotë ai teksa nis të flasë publikisht për biznesin në një nga të paktat, në mos të vetmet herë. Ata kanë nisur të merren me punimin e xhamit dhe duraluminit që në vitin 1993 kur ishin emigrantë në Greqi dhe kanë punuar për 10 vjet atje, nga te cilat 5-6 vitet e fundit në biznesin e tyre.   “Vetëbesimi dhe dëshira për të pasur dicka tonën, në vendin tonë, na solli ne Tiranë. Në cdo vështirësi që hasnim, mendonim pikërisht kthimin në Shqipëri”, kujton Andrea. Jo se këtu do të ishte e lehtë. Përkundrazi . Do të gjendeshin në një mjedis ku mungonin rregullat dhe kultura e punës që kishin lënë pas , por asnjëherë nuk e kthyen kokën në atë drejtim. Do të thoshte në një farë mënyre t’ia filloje nga e para , por për Andrean, që në atë kohë ishte vetëm 22-23 vjec, nuk kishte kohë më të mirë. Të paktën kështu do t’i thoshte kushdo që do dëgjonte historinë e biznesit të tyre, edhe pse ai vetë e mendon ndryshe. “Kujtoj shpesh shprehjen e njeriut që më ka mësuar zanatin në Greqi, që ka qenë jo vetëm mësues, por edhe si baba për mua . Ai thoshte që asnjëherë nuk është herët dhe asnjëherë nuk është vonë! Cdo kohë është e duhura nëse vendos të bësh dicka”. Author: admin
Mirësevini në FENSTERBAU një nga markat lider dhe kryesor për zgjidhje, e bazuar në polimere në sektorin e ndërtimit ,atë automobilistik dhe në sektorin industrial. Jemi në treg prej 10 vjetësh dhe kemi punuar me më shumë se 500 klientë ne te gjithe Shqiperine. Inovacione dhe perparim në kohëra të mira dhe me shumë sfida:Mësoni fakte interesante për historinë tonë të suksesit dhe rrugëtimin që po ndjekim,duke u fokusuar në qëndrueshmëri dhe në kërkesat e brezave të ardhshëm. Jemi në dispozicionin tuaj për cdo lloj porosie që mund të keni. Mjafton një telefonatë nga ana juaj dhe në shumë pak kohë jemi aty duke realizuar vizionin tuaj. Author: admin
AB Bogdani. Pasioni ynë i kalon çdo ditë kufijtë e asaj që është e mundur për të nxitur një të ardhme të qëndrueshme. Njëkohësisht, vlerat e forta të shoqërisë i japin formë punës, kulturës dhe sjelljes sonë. Kredibiliteti ynë varet nga besueshmëria jonë, dhe ne bëjmë atë që themi. Ne veprojmë në mënyrë transparente dhe gjithmonë përpiqemi të mbajmë premtimet tona. Author: admin
Duke u bazuar në një konkurrencë jo të ndershme në tregun rajonal, M SORA qëndroi besnike ndaj klientit dhe gjithmonë solli produktet më cilësore dhe te reja, vetem prodhime të BASHKIMIT EUROPIAN. Ne do qëndrojmë të fortë dhe të palëkundur nga parimet që kemi: BESNIKERI, CILESI, KORREKTESI. Këto elementë duhet të na evidentojnë si rajon në të ardhmen. Prodhuesi, ndërtuesi dhe bisnesmeni shqiptar, kudo e rajon, duhet të motivohet dhe të motivojë punonjësit që të prezantohemi në Europë dhe në botë si rajon me shume vlera, punëtorë dhe korrektë. Vetëm me besnikëri, cilësi dhe korrektësi do të mund të japim një opinion të mirë për këtë vend. Author: admin
ALUGLASS E themeluar në vitin 1993, Parllaku Glass është rritur për t’u bërë kompania më e madhe në punime Xhami dhe Alumini jo vetëm në Shqipëri, por edhe në rajon. Gjatë këtyre 25 viteve ne jemi përpjekur për t’i dhënë klientëve tanë zgjidhje të personalizuara për produktet e nevojshme të xhamit dhe aluminit dhe për të krijuar mundësi të reja për ta.Ne kemi ndërtuar një reputacion në fushën e shërbimeve të fabrikimit të aluminit të gamës së gjerë të dritareve dhe dyerve me cilësi të fortë dhe të besueshme. Produktet tona janë te prodhuara nga “EKU”, prodhuesi më i mirë dhe cilesor italian që është njëkohësisht edhe partneri ynë Gold. Ne punojmë vazhdimisht në përmirësimin e proceseve dhe dëshirojmë të përdorim vetem furnizuesit që ofrojnë cilësi të padiskutueshme të produktit. Ne besojmë se një marrëdhënie e ngushtë dhe një shkëmbim i vazhdueshëm i informacionit teknik me klientët tanë është thelbësor. Ne ofrojmë zgjidhje të përgjegjshme dhe në kohë për të gjitha kërkesat tuaja. Ekspertët tanë do t’ju ndihmojnë të vlerësoni dhe përmbushni nevojat tuaja për cdo punim xhami dhe alumini, nga dizajni deri te realizimi dhe instalimi. Ne mund të përmbushim sfidën tuaj! Prioriteti ynë është të plotësojmë kërkesat e konsumatorëve duke përdorur produkte të cilësisë së parë. Ne perdorim produktet e Sistemit EKU. Politika e kontrollit të cilësisë dhe përmirësimit të vazhdueshëm do të sigurojë që cilësia e produktit tuaj të jetë gjithmonë në nivelin më të lartë të mundshëm. Ne jemi të vendosur të bëhemi dhe të mbetemi furnizuesin tuaj të zgjedhur. Linja jonë e prodhimit, lëndët e para të përdorura dhe menaxhimi profesional i cdo kerkese është çelësi i suksesit tone. Author: admin
Alca. Ne jemi rritur ndër vite përmes përpjekjeve dhe përkushtimit të stafit tonë, së bashku me risitë e vazhdueshme teknologjike në sektorin prodhimit. Bashkëpunime strategjike si dhe projekte referuese me arkitektë të njohur ndërkombëtar, dëshmojnë evolucionin tonë. MISIONI Ne mbështesim në mënyrë strikte dhe me përkushtim të plotë arkitektëve dhe investitorët në realizimin dhe montimin e fasadave falë një ekspertize inxhinierike të nivelit të lartë. Investime të vazhueshme në njerëz dhe teknologji, na lejojnë të jemi shumë aktive në zhvillimin e vazhdueshëm arkitektonik në botë. Kompania ofron projektimin, prodhimin dhe montimin e fasadave, dyer, dritare, grila persiane, parmake, frangisole, etj. Firma ALCA shpk bazohet në një staf të përgatitur e të specializuar në Itali si inxhinierë, ekonomistë, menaxherë e punëtore të kualifikuar në këtë profil. Furnitor i vetëm i profileve të aluminit, aksesoreve, guarnicioneve, drurit është firma Italiane METRA spa, lider jo vetëm në Itali por edhe në botë në industrinë e aluminit për qëllime ndërtimi objektesh, industri makinash, konservime ushqimesh, etj. Author: admin
Kompania Veral ka investuar ne teknologjite e reja dhe ka ecur me ritme te larta duke u bere nje nga kompanite me cilesore dhe me te medha te Aluminit ne Greqi. Nje grup njerezish me objektiva te larta, me nje pasion mbi cilesine dhe sjell: inovacione, projektime, prodhime dhe instalime te produkteve me te reja ne treg. Me muaj te tere, stafi ka qene pjesmarres ne shume seminare. Kompania trajnon personelin ne menyren me te kualifikuar qe ata te jene me te miret e fushes se, ne menyre qe personeli i kompanise te behet me i miri. Author: admin
ALUMIL ALBANIA. Një rrjet i fuqishëm ndërkombëtar i shitjeve në mbi 60 vende të botës, me 32 degë në të gjithë globin, në të gjitha kontinentet, dëshmojnë se ALUMIL është ndër furnizuesit kryesorë të sistemeve të aluminit arkitekturor, me produkte që plotësojnë kërkesat më të larta dhe mbulojnë një gamë mbresëlënëse nevojash arkitekturore. Për mbi 30 vjet, ne hartimin dhe zhvillimin e zgjidhjeve në shkallë globale dhe ofrojnë produkte të përshtatura sipas nevojave lokale të secilit treg. Përvoja e akumuluar e ALUMIL nëpërmjet angazhimit të saj në tregjet ndërkombëtare çon në zgjidhje që përfshijnë teknologjinë më të avancuar dhe produktet që janë të një-lloji. Rrjeti i gjerë i degëve tona në mbarë botën, numri i madh i fabrikave tona private dhe qendrat tona të shpërndarjes të shumta sigurojnë shërbim efikas ndërkombëtar. Prezenca në mbi 60 vende në të gjitha kontinentet. 32 Filialet në mbarë botën. 12 fabrika në 6 vende: Greqia, Bullgaria, Rumania, Shqipëria, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina. Shitjet të zotëruara privatisht & Dyqanet e distribucionit (SDS): Greqia, Rumania, Serbia, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Qipro, Kroacia, Fyrom, Bullgaria, Kosova, Turqia, Egjipti, Kenia, Australia, Rusia, India. 10.000 partnerë në mbarë botën. Strong Inxhinieri (Greqi, SHBA, Rumani, Serbi, Dubai, Indi). Mbi 30 vjet dizajnim të produkteve të aluminit me cilësi të lartë, ALUMIL është një nga emrat më të mëdhenj dhe më të besuar për dritaret e shtëpive, dyert e oborrit dhe fasadat. Bota po ndryshon me shpejtësi dhe çdo ditë lindin kërkesa të reja. Ndërtesat moderne kërkojnë dizenjimin dhe ndërtimin e sistemeve të dyer dritareve me standarde të larta. Duke u fokusuar gjithmonë në specifikimet dhe kërkesat e tregjeve më të përparuara në mbarë botën, ALUMIL Albania ka krijuar një portofol produkt i cili përfshin produkte inovative dhe i përgjigjet në mënyrë të përsosur nevojave moderne të ndërtimit. Author: admin

nuk keni website?