Loading...

Kategoria: Dyer

Showing Dyer 1-10 of 18
Kompania jonë është një kompani e cila operon prej  disa vitesh në tregun Shqipëtar dhe  aftësitë tona profesionale kanë treguar që shumë klientë kanë mbetur të kënaqur me ne, duke na referuar tek klientë të tjerë.I’u sigurojmë klientëve tane  shërbim profesional, në mënyrën më të shpejtë dhe  më të kualifikuar  Author: Pamm Studio
Here at Guni Constructions And Infrastructure we offer an exceptional range of construction services in the greater local area. From concrete foundation work to excavation, brickwork and architectural advice our experienced builders understand the best solutions that work for you. We’re all dedicated to our roles and work hard to get the job done. Contact us through our booking form and we can discuss any of your construction needs. Author: Pamm Studio
Kompania T4 TANUSHI. Ka disa njerëz që megjithëse nuk shfaqen në media e nuk gëzojnë statusin e personave publike,janë shumë të njohur në komunitete të medha. Në kohëra të ndryshme, tregohet për mjeke të tillë, rrobaqepës a orendreqës. Të gjithë të njohur për aftësinë dhe talentin. Emri i tyre qarkullon dhe pas një kohe, përfundojnë duke qënë pergjigjja e parë që u vjen njerëzve në mendje kur kerkojnë zgjedhje në këtë fushë. Sic është kthyer emri dhe numri i telefonit të Andreas, njërit prej vëllezërve që drejtojnë biznesin e punimit të xhamit dhe duraluminit, T4 Tanushi. “Kur e hapëm biznesin, në vitin 2003, në Tiranë, punonim vetë, të 4 vëllezërit, ndërsa sot merremi vetëm me menaxhimin…që është edhe puna më e vështirë”, thotë ai teksa nis të flasë publikisht për biznesin në një nga të paktat, në mos të vetmet herë. Ata kanë nisur të merren me punimin e xhamit dhe duraluminit që në vitin 1993 kur ishin emigrantë në Greqi dhe kanë punuar për 10 vjet atje, nga te cilat 5-6 vitet e fundit në biznesin e tyre.   “Vetëbesimi dhe dëshira për të pasur dicka tonën, në vendin tonë, na solli ne Tiranë. Në cdo vështirësi që hasnim, mendonim pikërisht kthimin në Shqipëri”, kujton Andrea. Jo se këtu do të ishte e lehtë. Përkundrazi . Do të gjendeshin në një mjedis ku mungonin rregullat dhe kultura e punës që kishin lënë pas , por asnjëherë nuk e kthyen kokën në atë drejtim. Do të thoshte në një farë mënyre t’ia filloje nga e para , por për Andrean, që në atë kohë ishte vetëm 22-23 vjec, nuk kishte kohë më të mirë. Të paktën kështu do t’i thoshte kushdo që do dëgjonte historinë e biznesit të tyre, edhe pse ai vetë e mendon ndryshe. “Kujtoj shpesh shprehjen e njeriut që më ka mësuar zanatin në Greqi, që ka qenë jo vetëm mësues, por edhe si baba për mua . Ai thoshte që asnjëherë nuk është herët dhe asnjëherë nuk është vonë! Cdo kohë është e duhura nëse vendos të bësh dicka”. Author: admin
Mirësevini në FENSTERBAU një nga markat lider dhe kryesor për zgjidhje, e bazuar në polimere në sektorin e ndërtimit ,atë automobilistik dhe në sektorin industrial. Jemi në treg prej 10 vjetësh dhe kemi punuar me më shumë se 500 klientë ne te gjithe Shqiperine. Inovacione dhe perparim në kohëra të mira dhe me shumë sfida:Mësoni fakte interesante për historinë tonë të suksesit dhe rrugëtimin që po ndjekim,duke u fokusuar në qëndrueshmëri dhe në kërkesat e brezave të ardhshëm. Jemi në dispozicionin tuaj për cdo lloj porosie që mund të keni. Mjafton një telefonatë nga ana juaj dhe në shumë pak kohë jemi aty duke realizuar vizionin tuaj. Author: admin
AB Bogdani. Pasioni ynë i kalon çdo ditë kufijtë e asaj që është e mundur për të nxitur një të ardhme të qëndrueshme. Njëkohësisht, vlerat e forta të shoqërisë i japin formë punës, kulturës dhe sjelljes sonë. Kredibiliteti ynë varet nga besueshmëria jonë, dhe ne bëjmë atë që themi. Ne veprojmë në mënyrë transparente dhe gjithmonë përpiqemi të mbajmë premtimet tona. Author: admin
Duke u bazuar në një konkurrencë jo të ndershme në tregun rajonal, M SORA qëndroi besnike ndaj klientit dhe gjithmonë solli produktet më cilësore dhe te reja, vetem prodhime të BASHKIMIT EUROPIAN. Ne do qëndrojmë të fortë dhe të palëkundur nga parimet që kemi: BESNIKERI, CILESI, KORREKTESI. Këto elementë duhet të na evidentojnë si rajon në të ardhmen. Prodhuesi, ndërtuesi dhe bisnesmeni shqiptar, kudo e rajon, duhet të motivohet dhe të motivojë punonjësit që të prezantohemi në Europë dhe në botë si rajon me shume vlera, punëtorë dhe korrektë. Vetëm me besnikëri, cilësi dhe korrektësi do të mund të japim një opinion të mirë për këtë vend. Author: admin
ALUGLASS E themeluar në vitin 1993, Parllaku Glass është rritur për t’u bërë kompania më e madhe në punime Xhami dhe Alumini jo vetëm në Shqipëri, por edhe në rajon. Gjatë këtyre 25 viteve ne jemi përpjekur për t’i dhënë klientëve tanë zgjidhje të personalizuara për produktet e nevojshme të xhamit dhe aluminit dhe për të krijuar mundësi të reja për ta.Ne kemi ndërtuar një reputacion në fushën e shërbimeve të fabrikimit të aluminit të gamës së gjerë të dritareve dhe dyerve me cilësi të fortë dhe të besueshme. Produktet tona janë te prodhuara nga “EKU”, prodhuesi më i mirë dhe cilesor italian që është njëkohësisht edhe partneri ynë Gold. Ne punojmë vazhdimisht në përmirësimin e proceseve dhe dëshirojmë të përdorim vetem furnizuesit që ofrojnë cilësi të padiskutueshme të produktit. Ne besojmë se një marrëdhënie e ngushtë dhe një shkëmbim i vazhdueshëm i informacionit teknik me klientët tanë është thelbësor. Ne ofrojmë zgjidhje të përgjegjshme dhe në kohë për të gjitha kërkesat tuaja. Ekspertët tanë do t’ju ndihmojnë të vlerësoni dhe përmbushni nevojat tuaja për cdo punim xhami dhe alumini, nga dizajni deri te realizimi dhe instalimi. Ne mund të përmbushim sfidën tuaj! Prioriteti ynë është të plotësojmë kërkesat e konsumatorëve duke përdorur produkte të cilësisë së parë. Ne perdorim produktet e Sistemit EKU. Politika e kontrollit të cilësisë dhe përmirësimit të vazhdueshëm do të sigurojë që cilësia e produktit tuaj të jetë gjithmonë në nivelin më të lartë të mundshëm. Ne jemi të vendosur të bëhemi dhe të mbetemi furnizuesin tuaj të zgjedhur. Linja jonë e prodhimit, lëndët e para të përdorura dhe menaxhimi profesional i cdo kerkese është çelësi i suksesit tone. Author: admin
EMSH është një emër që vjen si produkt i EuroMetal Shkëmbi. Në bazë të kulturës artizanale dhe angazhimit të familjes Shkëmbi, kjo kompani ka kontribuar në transformimin prej nje koncepti artizanal në nje produkt industrial. E krijuar ne vitin 1995, EMSH ështe nje kompani lider ne tregun Shqiptar ne prodhimin e dyerve te sigurise dhe lider ne prodhimin & shitjen e dyerve per aplikeme ne ambinete te jashte . Kompania harton, prodhon dhe teston dyert e saj në Shqipëri dhe në të gjitha hapesirat qe i orienton tregu. Tregu shqiptar e njeh EMSH si një lider në një game te gjere produktesh kualitative. EMSH prodhon dyer të përshtatura me standardet më të larta të cilësisë. Të gjitha produktet baze te perdorura nga Emsh janë të certifikuara: Fortesia (Klasi 1,2, 3 & 4), izolimi akustik, izolimin termik, uji dhe era. Të gjitha fazat e prodhimit kryhen në kompani, kjo është forca që lejon krijimin e një produkti unik me nje dizajn të perzgjedhur. Qëllimi i EMSH është që të ofrojë zgjidhje për arkitektë dhe projektues të brendshëm përmes një shumëllojshmërie të gjerë të propozimeve teknike dhe estetike. Karakteristikat që na dallojnë janë: Siguria, Dizajn, Komforti dhe Besueshmëria. EMSH mbron mjedisin, puna e saj është realisht e orientuar në konceptet e qëndrueshmërisë dhe bashkejeteses mjedisore, siç është konfirmuar nga certifikata në pronësi të saj. EMSH zbaton një politikë respektimi ndaj vendit ku ajo u lind dhe vazhdon të punojë, përmes përdorimit të materialeve të reja dhe të riciklueshme. Të gjitha vendimet e biznesit, nga strategjik tek ai operativ, janë bërë duke vendosur ne vëmendje primare përgjegjësinë sociale ndaj mbrojtjes së mjedisit, si një tipar i larte i nje detyrimi qytetar & shoqeror. EMSH ka qenë gjithmonë e angazhuar për zhvillimin e qelizave sociale në të cilat qendron dhe promovimi kulturor. Author: admin
Abitat Group lindi si një ndërmarrje totalisht italiane. Ishte një ide dhe vendimmarrje e Dierres spa Itali, për krijimin në Shqipëri të një ndërmarrje 100 % italiane, 100% markë Dierre, 100% distributor zyrtar i kësaj marke. Fillon me krijimin e saj, në vitin 2010 me Administrator dhe ortak të vetëm Z. Genti Bedalli. Kjo kompani do t`i qendrojë besnike standardeve bashkëkohore duke qenë pjesë e projekteve të reja e sa me inovative të një cilësie dhe sigurie të lartë. Author: admin
Alca. Ne jemi rritur ndër vite përmes përpjekjeve dhe përkushtimit të stafit tonë, së bashku me risitë e vazhdueshme teknologjike në sektorin prodhimit. Bashkëpunime strategjike si dhe projekte referuese me arkitektë të njohur ndërkombëtar, dëshmojnë evolucionin tonë. MISIONI Ne mbështesim në mënyrë strikte dhe me përkushtim të plotë arkitektëve dhe investitorët në realizimin dhe montimin e fasadave falë një ekspertize inxhinierike të nivelit të lartë. Investime të vazhueshme në njerëz dhe teknologji, na lejojnë të jemi shumë aktive në zhvillimin e vazhdueshëm arkitektonik në botë. Kompania ofron projektimin, prodhimin dhe montimin e fasadave, dyer, dritare, grila persiane, parmake, frangisole, etj. Firma ALCA shpk bazohet në një staf të përgatitur e të specializuar në Itali si inxhinierë, ekonomistë, menaxherë e punëtore të kualifikuar në këtë profil. Furnitor i vetëm i profileve të aluminit, aksesoreve, guarnicioneve, drurit është firma Italiane METRA spa, lider jo vetëm në Itali por edhe në botë në industrinë e aluminit për qëllime ndërtimi objektesh, industri makinash, konservime ushqimesh, etj. Author: admin

nuk keni website?