Mos bli nje biciklete! Merre me qera ate, dhe shetit Shkodren ne cdo cep te saj!
- Telefono
- Website
- Bisedo direkt
Sorry, no records were found. Please adjust your search criteria and try again.
Sorry, unable to load the Maps API.
Basha Security Solutions eshte themeluar dhe gjendet ne rrugen Pavarsia pas Casa Italia qe prej nentorit 2017 dhe ofron sisteme te sigurise se larte per shtepi, biznese, kompani te ndryshme, telekomunikacion, banka, qendra tregetare, miniera, ujesjellsa, hidrocentrale, termocentrale, ushtrine, aeroporte, porte, anije, uzina dhe kompanite e naftes.
Basha Security Solution është Distributor Zyrtar i Abloy Oy Finland dhe Mul-T Lock Israel, dy prej kompanive lider në botë për sistemet e sigurisë. Kompania jonë ka pjesë të saj dhe dy firma të tjera të grupit Assa Abloy, CORNI të specializuar në dorezat antipanic dhe Metalind Assa Abloy e specializuar për dyert kundra zjarrit dhe xhamat kundra zjarrit. Stafi i mirëtrajnuar dhe i certifikuar në ambjentet e Abloy Academy Finland do ju japi zgjidhje për cdo paqartësi rreth sigurisë brenda ambjenteve tuaja duke garantuar siguri, integritet, profesionalizem dhe shpejtësi në shërbim. Basha Security Solution është gjithashtu distributor i Salto Systems Spanje. Kompani e specializuar në Access Control për, Hoteleri, AirBNB, Shkolla, Univeristete, Coworking hub, Palestra, Aeroporte, Qendra tregetare, Ndërtesa qeveritare etj.
Shërbimi Privat i Sigurisë Fizike S.A.S Security Sh.p.k., është themeluar në vitin 1996, në rrethanat e reja të ndryshimeve të rëndësishme politike të pas vitit 1990 dhe në kushtet e ekonomisë së tregut të lirë, kur nevojat ishin shumë të mëdha për shërbimin e rojeve private, mbasi ishin hapat e para të kapitalizmit në Shqipëri dhe shumë objekte ishin privatizuar ose ishin në proces privatizimi.
Kërkesat në rritje në luftën kundër kriminalitetit, diktuan domosdoshmërinë e krijimit të një strukture të veçantë, për ruajtjen dhe sigurimin e objekteve nga ky lloj shërbimi, duke lehtësuar Policinë e Shtetit jo vetëm nga pikpamja organike, por dhe nga efektshmëria e saj në luftën kundër krimit të organizuar, kontrabandës, drogës, prostitucionit etj.
Duke kuptuar nevojën e një biznesi të ri në rritje dhe ekonominë e tregut të lirë, në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes së pronave e aktiviteteve, Z. Ilir MANE , vendosi të marrë përsipër rrezikun dhe përgjegjësinë për fillimin e nje aktiviteti të ri në drejtim të ruajtjes dhe sigurisë fizike të objekteve publike e private, në pronësi ose në përdorim, të personave fizike e juridik, që ushtrojnë veprimtarinë në Republikën e Shqipërise si dhe sigurimin dhe mbrojtjen e jetës dhe të shëndetit të personave fizikë, shtetas shqiptarë ose të huaj.
Në këto kushte ai themeloi Kompaninë “ILIRIA Security” për mbrojtjen dhe sigurinë fizike, e njohur si person juridik me Vendimin Gjyqësor Nr.4650-100, datë 26.05.1996 dhe pajisur me Liçensë të ushtrimit të profesionit me Nr.1, datë 26.06.1996 e lëshuar nga Ministria e Rendit Publik.
Pas amendimeve të legjislacionit përkatës, kompania u pajis me Liçensë të ushtrimit të aktivitetit në kategorinë “A+B”, dhe me Liçensën Nr.2, bazuar në Ligjin Nr.8770, datë 19.04.2001 “Për Shërbimin e Ruajtjes dhe Sigurisë Fizike” (I ndryshuar), lëshuar nga Ministria e Rendit Publik, me objekt ruajtjen dhe sigurinë fizike të objekteve publike dhe private, mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve vendas dhe të huaj në teritorin e Republikës së Shqipërisë.
Më 14.01.2008 në mbeshtetje të nenit 10 të ligjit Nr.8770, datë 19.04.2001 “Për Shërbimin e Ruajtjes dhe Sigurisë Fizike” (i ndryshuar), kjo Shoqëri shtoi në objektin e punës së saj edhe “Importimin, tregëtimin dhe istalimin e mjeteve të sistemit vrojtues, sinjalizues, audioviziv, mjeteve të mbrojtjes nga zjarri, paisjeve të ndërlidhjes e të teknikave të tjera të lejuara nga legjislacioni dhe projektimin, istalimin dhe programimin e paisjeve të telekomunikacionit, radikomunikacionit dhe sistemeve të kontrollit dhe monitorimit në distancë të automjeteve.
Kompania qe sot quhet “S.A.S” shpk, me administrator z. Albi Mane, kaloi nje process disa vjecar evolucioni duke ndryshuar emrin nga “ILIRIA Security” ne “Rogat Security Group”dhe tashme “S.A.S” shpk. Sot SHPSF “S.A.S” e ushtron aktivitetin e saj në bazë dhe për zbatim të ligjit nr 75/2014 datë 10/07/2014 “Për Shërbimin Privat të Sigurisë Fizike” i cili bëri ndryshime mbi ligjin nr Nr.8770, datë 19.04.2001 “Për Shërbimin e Ruajtjes dhe Sigurisë Fizike”.Rruga e Kavajes, pll.100 Vitrinat, Tirane