KALEIDO COLOR – Bota e ngjyrave nga REHAU

Dritaret dhe dyert i japin formë imazhit të një fasade dhe çdo ndërtese i japin një notë unike. KALEIDO COLOR nga REHAU ju ofron një gamë të gjerë variantesh të ngjyrave dhe dizajnit, në mënyrë që të mos ketë kufizime të imagjinatës kur bëhet fjalë për dizajnin individual të pronës tuaj.

Përveç ngjyrave, stili përcaktohet gjithashtu edhe nga forma dhe madhësia e elementeve të dritares dhe dyerve. Profilet plastike nga REHAU shpalosin mundësi të dizajnëve, të cilat aktualisht nuk i imagjinoni dot. Sistemet e krijuara nga materiale inovative (siç është GENEO nga RAU‑FIPRO) gjithashtu mund të përdoren për të ndërtuar madhësi që më parë me metodat tradicionale ishin të pamundura.

100 % Cilësi REHAU

Përpara se të përdoren për herë të parë, të gjitha shtresat dhe llaku analizohen me saktësi, i nënshtrohen testimit afatgjatë dhe ekspozohen ndaj ngarkesave më të rënda. Vetëm nëse kalohen të gjitha testimet, atëherë flasim për cilësi REHAU. Për ju kjo do të thotë që merrni një produkt sipas standardeve më të larta të industrisë, kombinuar me garancinë e plotë të prodhuesit.

Përshtypjet

KALEIDO WOODEC

Iluzioni i ndjesisë dhe pamjes së drurit të vërtetë

Sipërfaqet mat të KALEIDO WOODEC nuk janë vetëm të bukura për t’u parë, por edhe ndjehen vërtetë reale. Ju do të habiteni, sepse KALEIDO WOODEC e bën vërtet të vështirë që ju të dalloni dritaret plastike nga dritaret prej druri. Me dritaret plastike, përfitoni gjithashtu nga kriteret minimale për mirëmbajtjen.

Dekore:

Sheffield lisi ngjyrë betoni

Sheffield lisi ngjyrë gri e hapur

Turner lisi ngjyrë kafe e hapur

KALEIDO FOIL

Theksime të veçanta me dekore të drurit, uni-dekore dhe metalike.

Petëzimi i dekoreve dëshmon se prej shumë vitesh është proces i testuar i ngjyrosjes në treg. Dekoret REHAU paraprakisht trajtohen me ngjitës dhe me një procedurë të posaçme me makineri me kapacitet të lartë ngjiten me kujdes mbi profilin e dritares. Shtresa PVC ka një strukturë me dy shtresa: shtresa bazë mbetet pa ngjyrë ose printohet, shtresa e sipërme transparente prej PMMA i mbron ngjyrat dhe dekoret nga zbardhja për shkak të rrezeve UV ose nga ndikimet e tjera klimatike. Ju mund t’i ngjitni dekoret nga brenda dhe/ose nga jashtë.

Ngjyrat dhe dekoret:

Melamin ngjyrë e zezë

E zezë mat

Gri antracit mat

Melamin ngjyrë qershie me kokrriza

E gjelbër me kokrriza

E kuqe e errët me kokrriza

Melamin Sheffield ngjyrë lisi e hapur

Melamin blu oqeani

Melamin ngjyrë gri antracit

Alux DB

Gri plumbi i lëmuar

KALEIDO PAINT

Lyerje brilante për dritaret tuaja REHAU

Me KALEIDO PAINT, dritaret lyhen njëngjyrëshe me llak krejtësisht sipas imagjinatës tuaj. Llaku me shkëlqim spërkatet në disa shtresa dhe i jep dritares një shtresë të sipërme shumë të veçantë me sipërfaqe me shkëlqim ose mat. Paleta e ngjyrave po zgjerohet – aktualisht ngjyrat p.sh. që japin strukturë, ku mikro grimcat i shtohen bojës tradicionale për efekte optike speciale.

KALEIDO COVER

Klasike dhe fisnike: Pamje e përkryer e aluminit

Veshjet me alumin mundësojnë që pamja e profileve të aluminit të kombinohet me avantazhet teknike të profileve PVC. KALEIDO COVER përshtatet në mënyrë të përkryer me sipërfaqen e profilit të dritares dhe ngjitet fortë me të. Sipërfaqja e veshjes mund të lyhet me llak, të vishet me shtresë pudre ose të anodizohet dhe njëkohësisht është e fortë dhe i reziston motit të keq. KALEIDO COVER mund të lyhet me mbi 170 RAL nuanca ngjyrash.

Forma

Me dritaret plastike REHAU, mund të realizoni forma që me materiale të tjera as nuk mund ti imagjinonit dot.

Zgjidhni një formë dritare të përshtatshme për ndërtesën tuaj me ngjyrën që dëshironi dhe realizoni diçka shumë të veçantë.

Share në Social Media

Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn

Perfaqësuesi Zyrtar në Shqipëri