KASTRATI CONSTRUCTION

KASTRATI CONSTRUCTION

Kastrati Construction është shoqëri ndërtimi. Pjesë e Grupit Kastrati, e specializuar në zhvillimin e projekteve ndërtimore private e publike. Me një portofol ndërtimesh të tipologjive të ndryshme. Kastrati Construction punon me standarde europiane punimesh dhe materialesh, dhe bashkëpunon me partnerë të përzgjedhur ndërkombëtarë dhe lokalë, për të garantuar cilësi dhe për të sjellë risi. Kastrati Construction ofron të gjithë shërbimet e ciklit të ndërtimit me profesionalizëm. Prej fazës së projektimit dhe buxhetimit e deri në dorëzimin e projekteve. Puna në Kastrati Construction ndiqet nga departamentet e ndryshme me funksione teknike dhe administrative. Mbi 50 profesionistë: 35+ me funksione teknike dhe 15+ me funksione administrative, mbulojnë nevojshmëritë e proceseve të menaxhimit, projektimit, ndërtimit, prokurimit, marketingut dhe shitjes, financës, burimeve njerëzore etj. Profesionalizmi dhe eksperienca e stafit reflektohet në të gjithë projektet e ndërmarra. Në portofolin e ndërtimeve të Kastrati Construction përfshihen projekte ndërtimore polifunksionale, komplekse banimi, komplekse bregdetare, ndërtime dhe rikonstruksione objektesh me destinacion hoteleri, zyra biznesi për klientë specifik, ndërtime publike dhe infrastrukturore etj. Disa nga projektet të cilat janë aktualisht në ndërtim e sipër janë: Downtown One është një ndërtim polifunksional 37 kate mbi tokë dhe 5 kate parkimi nëntokë, i pozicionuar në zemër të Tiranës. Në këtë ndërtesë me sipërfaqe 78’000m2 gjeni një kombinim ideal i apartamenteve, zyrave, ambjenteve tregtare dhe shërbimeve e lehtësirave. Downtown One është i pari projekt në Shqipëri i cili sjell risi në funksionalitet, arkitekturë, parametra ndërtimi dhe i regjistruar në programin e ndërtesave në harmoni me mjedisin LEED®. Projekti, i cili do të jetë ndërtimi më i lartë në Shqipëri me një lartësi prej 144m, do të jetë plotësisht funksional në vitin 2022. • Vendndodhja: Bulevardi “Bajram Curri” • Website zyrtar: www.dt1.al • Videotour: https://www.youtube.com/watch?v=LFXJJEYK61Q&t=16s
Loading...

nuk keni website?

Open chat
💬 Need help?
Përshëndetje nga Biznese.vip👋
Si mund të ju ndihmojmë?