VEGA shpk

VEGA shpk

VEGA do të thotë: Vullnet, Energji, Garanci dhe Arritje! Për kompaninë është i rëndësishëm kombinimi i integritetit, i punës së palodhur, profesionalizmit, me qëllim që të krijohet mundësia e një jete më cilësore. Vitet e experiencës kanë treguar se atë çfarë ne më parë e quanim ëndërr, sot janë projekte në ekzekutim. VEGA shpk ka si qëllim të japë kontribut për të rritur eksportet në Shqipëri dhe të krijojë një nga kompanitë më të mëdha që operon në industrinë e ndërtimit, me qëllimin për tu bërë e mirënjohur edhe në rajonin e Ballkanit. Pjesëmarrja në realizimin e investimeve publike të financuara nga organizatat ndërkombëtare dhe Qeveria Shqiptare ka bërë që kompania të ketë një pjesëmarrje aktive në rindërtimin dhe modernizimin e infrastrukturës së Shqipërisë.Vega Construction Group shpk është themeluar nga Z.Aleksandër Gavoçi, i cili kishte pasur me përpara eksperienca në aktivitete të tjera private, vendosi të themelojë një kompani ndërtimi të quajtur VEGA. Fabrikat nga të cilat kompania importon, garantojnë cilësi 15 vjecare të produkteve. Duke u bazuar në ndryshimet e vrullshme, në fillimet e saj, viti 1999, kompania ishte kryesisht e përqëndruar në ndërtimin e ndërtesave rezidenciale në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë. Më vonë, u ngritën kompanitë mbështetëse, të tilla si Shkodra-Beton e specializuar në prodhimin e betonit, elemente të parafabrikuara betoni, dhe Shkodra-Inert e specializuar në prodhimin e inerteve të gurit, çakëll, stabilizant, rërë, aktivitet transporti etj.
Loading...

nuk keni website?

Open chat
💬 Need help?
Përshëndetje nga Biznese.vip👋
Si mund të ju ndihmojmë?