Teoren

Teoren

Teoren prej më shumë se një dekade përzgjedh dhe tregton më të mirën duke bashkëpunuar me cilësinë dhe elegancën Franceze, novacionin Gjerman dhe Austriak, stilin e veçantë Italian, përsosmërinë Zviceriane dhe krijimtarinë Spanjolle, të gjitha me çmimet më të ndershme tek Teoren. Në Teoren gjeni përvojën e fituar dhe të përçuar nga brezi në brez, duke qenë gjithmonë të informuar mbi prurjet e reja në treg. Në Teoren gjeni një staf të mirë trajnuar, që përkushtohet për t’ju këshilluar mbi zgjedhjen më të mirë. Për të qenë sa më pranë çdo personi, Teoren mbështetet në 6 ekspozita kryesore midis Durrësit dhe Tiranës si dhe 17 pika Eglo në të gjithë Shqipërinë dhe në një rrjet të konsoliduar distribucioni me mbi 1.500 partnerë në të gjithë vendin. Teoren shpk është konsoliduar si kompani në 5 janar të vitit 2005. Ku ka nisur aktivitetin e saj në import-eksport, dhe sot është një ndër kompanitë me emër të mirë në fushën e veprimtarive ku operon, si: Ndriçues, Sistemet e trajtimit të ujit, Hidrosanitare, Elektrike, Hidraulike, Sitemet qëndrore të Ngrohje – Ftohje, Termoizolim dhe Bojra dhe me mbi 150 punonjës. Si një kompani solide, dinamike dhe inovative Teoren ofron një raport gjithmonë të drejtë cilësi – çmim me anë të produkteve të certifikuara sipas standarteve ndërkombetare. Magazina qendrore e hapur në vitin 2005 dhe administrata ndodhen në Autostradën Durrës-Tiranë, km 15, Borakë. Në vitin 2016, Teoren çel ekspoziten Teoren – Eglo, me një sipërfaqe 1000 m2 në Rrugën e Kavajes, kompleksi Park Construction (ish parku i autobuseve). Në vitin 2017, Teoren çel ekspoziten e 4-të në Durrës me një sipërfaqe 150 m2 Lagjia 4, Rruga Enver Zazani, Durrës. (Tek Valuta, Përballë bustit të Azem Hajdarit). Në vitin 2018, Teoren çel ekspozitën e radhës në Qëndrën tregtare dedikuar shtëpise Prestige Home, Autostrada Durrës Tiranë (pranë City Park) Teoren mbulon 100 % të territorit Shqiptar, me një rrjet distribucioni të zhvilluar ndër vite i cili arrin ti përgjigjet në kohë reale nevojave dhe kërkesave të partnereve tanë të cilet janë mbi 1.500 në të gjithë Shqiperine.
Loading...

Nëse Biznesi juaj
nuk gjendet këtu?

Rregjistroje tani

Open chat
Përshëndetje👋
Si mund të ju ndihmojmë?