Connect Group

Connect Group

Connect Group ka nisur aktivitetin e saj në industrinë e veglave të punës në vitin 1998, në trajtën e një biznesi të vogël familjar, në rrugën e Barrikadave përballë gjimnazit “Sami Frashëri”. Duke vlerësuar vrullin e punës asokohe, bashkëpunimin me tregtarë të ndryshëm të industrisë dhe marrëdheniet e mira me distributorët lokalë, pas 12 vitesh punë të suksesshme, u mendua dhe realizua ideja e hapjes së një pike të dytë, tashmë në rrugën “Siri Kodra” pranë karburantit Gega Oil. Dyqani i dytë zotëron një hapësire dhe sipërfaqe më të madhe fizike në dallim nga i pari, sigurisht edhe nje gamë më të gjerë të produkteve që tregtohen. Me dëshirën e madhe për t’u zhvilluar më tej dhe për të krijuar një rrjet dyqanesh “Connect”, në shtator te vitit 2019 u inagurua dhe hapja e filialit të tretë, në zonën e Kamzës pranë hotel Riviera. Me kalimin e kohës, janë konsoliduar marrëdhenie të forta me kompani të huaja jashtë vendit, dhe vlen për tu theksuar se 90% e gamës së produkteve qe tregëtohen janë te importuara nga jashtë duke u shndërruar keshtu distributor për Shqipërine të disa firmave të ndryshme.
Loading...

Nëse Biznesi juaj
nuk gjendet këtu?

Rregjistroje tani

Open chat
Përshëndetje👋
Si mund të ju ndihmojmë?