Ixhem

Ixhem

Ixhem, për shkak të kërkesave gjithnjë e në rritje për këtë lloj sistem ndërtimi dhe cilësisë së shërbimit është një kompani që njeh vetëm rritje. Kështu, skuadra jonë përbëhet nga 30 punonjës të cilët janë trainuar brenda dhe jashtë vendit. Fabrika e prodhimit Ixhem shtrihet në një sipërfaqe prej 5500m2 ku është instaluar një impiant modern për prodhimin e betonit me kapacitet 80 m3 në or dhe me një magazinë 700 m2. Ixhem përdor teknologji bashkohore sipas standardeve europiane në prodhimin e elementëve parafabrikat të paranderur,duke filluar nga plintat parafabrikat,kollonat,trare të paranderur të llojeve dhe gjatësive të ndryshem,soleta të paranderura të llojeve të ndryshme. Për më tepër Ixhem, përdor bazë të gjerë materialesh, ku përmendim inerte, çimento, çelik ndërtimi, kavo çeliku, adetivë për betone etj., të gjitha këto të cilësisë së lartë dhe pjesa me e madhe e importuar nga kompani që kanë emër në botë për këtë lloj tekenologjie. Veçanërisht në punimin e fasadave Ixhem përzgjedh materiale importi, kryesisht nga Europa, të cilat garantojnë ruajtjen për një kohë të gjatë të karakteristikave fizike dhe estetike të fasadës. Koha e realizimit dhe kontrolli i plotë i cilësisë dhe kostos janë krenaria e kompanisë sonë. Klientëve të Ixhem iu sigurohet nje shërbim i plotë që fillon që nga studimi i truallit, projekt-ideja, asistenca teknike për zgjidhjen optimale të modelit, projektimi, përzgjedhja e materialeve deri në dorëzimin e objektit të plotë. Projektimi i objekteve realizohet nga studioja e projektimit e Ing. Italian, Vicenso Silistrini. 1. Studim fizibiliteti -Vleresim I cdo informacioni mbi zonen e ndertimit dhe perdorimi I tyre per projekt idene. -Vleresim I I zones se ndertimit, perfshire studim gjeoteknik. -Konsiderojme zgjedhje te ndryshme ne site te ndryshme ( ne raste kur klienti kerkon konsulence) . -Analize e zgjidhjeve baze mbi kerkesat e klientit. 2. Projektim arkitektonik -Projekt arkitektonik I bazuar ne nevojat e klientit. -Zgjedhja e elementeve parafabrikat qe do te perdoren ( ne baze te hapesires se drites te nevojshme per shperndarjen ne plan dhe lartesine e shfrytezueshme) -Zgjedhje e kompozimit dhe materialitetit ne fasade. -Plane, prerje, fasada. -Interier I nderteses – ekstra ( ne baze te kerkeses se klientit) 3. Projektim inxhinierik -Analiza strukturore e elementeve parafabrikat. -Projektim I elementeve parafabrikat nga zyra jone e projektimit e drejtuar nga ing. Vincenzo Silistrini. 4. Prodhim -Prodhim I elementeve ne baze te projektit inxhinierik. -Cdo element eshte I prodhuar ne fabrike. -Cdo element vendoset ne pisten perkatese ne baze te dimensionimit. -Insertet vendosen ne cdo element duke ndjekur vizatiment strukturore. -Kur elementet jane gati ( kur eshte arritur marka e betonit e shenuar ne projektin strukturor) ngrihen nga pista. -Cdo element siglohet ( ne baze te projektit dhe nr. te elementit) dhe me pas pozicionohet ne zonen e stokazhit. 5. Transport -Elementet qe do te transportohen ne kantierin e ndertimit, perzgjidhen nga zona e stokazhit ne baze te nje studimi te meparshem ( ne baze te rradhes se montimit) -Elementet e perfunduara transportohen me trailer ne vendndodhjen perfundimtare. 6. Montim -Elementet montohen ne vend nga grupi jone I montimit. -Cdo element lidhet me tjerin me ane te inserteve. 7. Punime finiture -Punimet e finitures jane punimet e fundit perpara dorezimit te objektit. Ato perfshijne pastrimin e fugave ndermjet paneleve, silikonimin e tyre, punime rregulluese etj. 8. Dorezim i objektit -Godina parafabrikat eshte gati per perdorim!
Loading...

Nëse Biznesi juaj
nuk gjendet këtu?

Rregjistroje tani