ENPI Transmission & Distribution Lines

ENPI Transmission & Distribution Lines

“Enpi” – ENPI Transmission & Distribution Lines është një kompani me përvojë, e specializuar në projektim, montim dhe në tregëtinë e një game të gjerë të materialeve dhe pajisjeve elektrike, për të ofruar zgjidhje të kompletuar në linjat e shpërndarjes dhe të transmetimit. Aktiviteti ynë është përqëndruar në Shqipëri, me një prani të fuqishme në sektorin e energjitikës dhe së fundmi në projektet e energjisë së rinovueshme, por kemi eksperiencë të mirë edhe në furnizimin e tregjeve të tjera në rajon. Enpi është e mirënjohur për cilësinë e produkteve që ofron, produkte e materiale të cilat i përmbahen standardeve të larta të cilësisë, me çmime tepër konkuruese, duke ruajtur të njëjtat vlera me të njëjtin përkushtim dhe konsistencë për 20 vjet. Filozofia jonë është t’u shërbejmë klientëve tanë me produkte me vlerë dhe shumë rezistent, me shumë korrektësi. Kjo filozofi na ka ndihmuar të ndërtojmë një biznes të qëndrueshëm dhe të krijojmë marrëdhënie afatgjata me partnerët tanë të biznesit. Enpi është distributor zyrtar në Shqipëri i disa nga prodhuesve më të mëdhenj të këtij sektori. Fabrikat e tyre kanë kapacitete të larta prodhimi dhe janë të pajisura me laboratore testimi me teknologji të avancuar, ku kryen vazhdimisht teste për zhvillimin e produkteve. Vizioni i kompanisë është të ruajë pozitën e saj si partner biznesi i besueshëm dhe të zgjerojë më tej aktivitetin, duke ecur hap pas hapi me zhvillimet e industrisë.
Loading...

nuk keni website?

Open chat
💬 Need help?
Përshëndetje nga Biznese.vip👋
Si mund të ju ndihmojmë?