AZA Electronics

AZA Electronics

“AZA Electronics” është themeluar në vitin 1997, fillimisht ka nisur si një sipërmarrje e vogël në qytetin e Vlorës për tu shndërruar brenda pak kohëve në një ndër aktorët kryesor të tregut të elektroshtëpiakeve në Shqipëri. Partneriteti përgjatë këtyre viteve mes “AZA Electronics” dhe kompanive lider jo vetëm në Itali, por edhe në Europë e më gjerë, i ka dhënë kompanisë kredibilitet dhe avantazh konkurues në treg për sa i përket cilësisë dhe çmimit të produkteve, duke e bërë atë të njihet gjerësisht si një markë prestigjoze. Emri i markës “AZA Electronics” tashmë lidhet drejtpërsëdrejti me fokusin ndaj klientit si dhe me raportin e drejtë shërbim-cilësi-çmim. Pikerisht konsolidimi i trinomit shërbim-cilësi-cmim është baza e strategjisë së zgjerimit të kompanisë në tregun e retail-it,e cila ka bërë që ajo të fokusohet në krijimin e një realiteti ku përfitimi i klientit është i vërtetë dhe i prekshëm.
Loading...