Vagalat

Vagalat

Vagalat shpk vazhdon historitë e suksesit në sektorin e ndërtimit dhe ecën drejt një të ardhmje të ndritur për bazat e kompanisë duke u shërbyer klientëve dhe duke vënë në epiqendër të çdo vepre partneritetin me bashkëpunëtorët dhe klientët. Vagalat shpk do të përpiqet që të arrijë zhvillim të metejshëm financiar në përpjestim të drejtë me ndërtimet civile, projektet madhore dhe shërbimet profesionale. Puna e vazhdueshme e palodhshme ka sjellë një shpërblim të vyer duke shtuar peshën e emrit te Vagalat në industrinë e ndërtimit, infrastrukturës urbane dhe shërbimeve të tjera. Kompania do të vazhdojë të shtrihet gjerësisht në çdo element përbërës të ndërtimit duke filluar nga projektet në infrastrukturë, ndërtimet civile, shërbimet e gërmimeve specifike, transporteve të vecanta si dhe izolimet. Këto përfshihen në projektet e së tashmes dhe të së ardhmes të kompanisë Vagalat. Vizioni i kompanisë karakterizohet nga një objektiv kryesor, për të vendosur standarte ne sektorin e ndërtimit, duke ofruar shërbimet në një nivel perëndimor. Me objektiv kryesor suksesin, partneritete fitimprurëse morale, financiare dhe sociale Vagalat shpk do të vazhdojë të ofrojë shërbimin e saj, të gjithë klientëve dhe subjekteve. E ardhmja rezervon shumë sfida dhe shumë projekte, të cilat do kërkojnë një punë kolosale nga kompania Vagalat dhe nga gjithë bashkëpunëtorët. Vagalat shpk është e orientuar drejt disa objektivave vetjake si zhvilimi, rritja e nivelit, standarteve të punës dhe cilësia janë nga pikat kryesore të misionit të sukseshëm në pikëpamjen profesionale. Gjithashtu kualifikimi i mëtejshëm i çdo punonjësi të shoqërisë dhe profesionalizmi i tyre, është një faktor shumë i rëndësishëm i misionit të Vagalat shpk. Duke u fokusuar tek korrektësia, menaxhimi efektiv i kostove të çdo klienti, integriteti, siguria teknike, mundësojnë që kompania të ketë një vision të qartë për vazhdimësinë e aktivitetit . Misioni i Vagalat shpk përfshin çdo element të lartëpërmendur duke u fokusuar tek produkti dhe shërbimi elitar. Infrastruktura dhe ndërtimit i rrugëve nacionale, ndërtime të vilave dhe banesave rezidenciale, izolime të një standarti të lartë e kanë vendosur në majën e kompanive shqiptare të shërbimeve ndërtimore. Standartet e tregjeve ndërkombëtare dhe vlerat, devotshmëria ndaj tregut shqiptar i siguron shoqërisë një të ardhme sfiduese. Vagalat Shpk ofron shërbimet e veta në sektorin e ndërtimeve civile dhe industriale duke zbatuar shërbimin me “çelësa në dorë” që do të thotë një shërbim që prej fillimit të punimeve dhe deri në përfundim të objektit ku i dorëzohet palës porositëse. Çdo fazë e punimit realizohet nëpërmjet një ndërhyrje profesionale nga një staf plotësishti i kualifikuar. Përgatitja për sipërmarrje me punë dhe shërbime totale konsiston në: Ndërtim banesash shumekatëshe, blloqe vilash, vila, impjante industriale dhe kërkon një shërbim të cilësisë së lartë.

Shërbimet kryesore të shoqërise janë: Izolim termik me poliuretan, Izolim akustik dhe Hidroizolim me poliuren.Vagalat zotëron ekskluzivitetin për një nga produktet më cilësore të izolimit, Hybrid Pure Polyurea (prodhim ekologjik) është një lëndë që ka veti mahnitëse izolimi dhe mund të përdoret në sipërfaqet më të vështira të mundshme. Ky material krijon një shtresë në sipërfaqen e izoluar duke e bërë të papërshkrueshme nga uji, kushtet klimaterike dhe zhurmat e ndryshme. Hybrid Pure Polyurea është një produkt shumë i përshtatshëm për izolimin e pishinave, të depozitave të ujit, tarraca dhe soleta të objekteve të ndryshme, themele që janë nënpresionin e vazhdueshëm të ujit.
Loading...

nuk keni website?

Open chat
💬 Need help?
Përshëndetje nga Biznese.vip👋
Si mund të ju ndihmojmë?