GSA Group Albania

GSA Group Albania

GSA Group Albania. Mbas një eksperience 20 vjecare në ITALI në fushën e montimit të strukturave metalike Z. Klinton vendosi të themelojë një kompani në Shqipëri në vitin 2013 per të sjellë eksperiencën e fituar jashtë vendit. Kompania jonë vepron në territore të ndryshme prej më shumë se 6 vitesh, duke respektuar standartet Evropiane të cilësisë në sektorin e strukturave metalike dhe montimit të tyre. Që nga fillimi i biznesit të saj, kompania ka zhvilluar dhe konsoliduar me tej strukturat dhe organizimin e saj për t’iu përshtatur nevojave të Klientëve. Çelesi i suksesit tonë është identifikimi dhe përmbushja e çdo nevoje të klientit me profesionalizëm maksimal. Bazuar në fleksibilitetin e strukturës organizative që i përshtatet lehtësisht nevojave të tregut, ne synojmë një përmirësim të vazhdueshëm të cilësisë ne procese dhe produkte. Kompania është në gjendje për t’iu ofruar klientëve të saj të gjitha garancitë e një strukture të besueshme e të organizuar dhe që menaxhohet në përputhje me rregulloret më të fundit të Evropës. Ne kemi një staf të kualifikuar me specialist me përvojë shumëvjecare. Vazhdojmë të operojmë suksesshëm dhe të rritemi çdo ditë falë profesionalizmit, seriozitetit dhe cilësisë në punë. Stafi i “GENERAL STEELWORK ASSEMBLY” është i mirëtrajnuar në fushat e tyre, ku çdokush e ka të qartë detyrën e tij dhe bashkëpunojnë si një skuadër. Siguria dhe shëndeti në punë është prioriteti ynë absolut.
Loading...