Emko

Emko

Brenda një periudhe kohore shumë të shkurtër, EMKO orientoi dhe zgjeroi aktivitetin e saj në dy drejtime: në prodhim-montimin e elementëve specifik të mobilimit të institucioneve arsimore private dhe publike ( klasa, laboratore , salla auditoriumi etj.) dhe në mobilimin tërësor të zyrave sipas të gjitha kushteve bashkëkohore. Gërshetimi i vizionit të drejtuesve të saj me profesionalizmin teknik të stafit, ka përmbushur gjithmonë kërkesat e klienteve jo vetëm në shpejtësi, sasi dhe cilesinë e produktit, por edhe në asistencën teknike të ofruar në cdo kohë.Duke qënë një emër tashmë i afirmuar në tregun e Shqipërisë, Kosovës, dhe Maqedonisë, një ndër objektivat kryesore të kompanisë EMKO është të bëhet një pikë referimi ndërkombëtare në fushat ku ushtron aktivitetin. Një nga partnerët kryesorë të kompanisë EMKO Sh.p.k. në Itali, është kompania IVARS S.p.a., pjesë e TWINS GROUP. Falë bashkëpunimit disa-vjecar, EMKO ka marrë përfaqësinë për tregëtimin e produkteve të ndryshëm të kësaj kompanie. Partnerë të tjerë të kompanisë EMKO Sh.p.k. në Itali janë OMSI S.r.l. dhe METALMECCANICA ALBA S.r.l., të dyja pjesë të TWINS GROUP. Që prej vitit 2010, EMKO sh.p.k. është paisur me certifikatën e cilësisë UNE-EN-ISO 9001/08 për fushat: “Projektim dhe prodhim mobiljesh për zyra dhe institucione”. Jemi eksportues i vetem nga Shqiperia qe eksportojme poltrorina dhe karrige rrotulluese dhe statike per zyra dhe institucione te ndryshme. Kemi filialin tone Emko Arredo me nje hapsire 100 m katror ne Fushe Kosove Prishtine ku mund te gjesh te gjitha produktet tona.
Loading...

nuk keni website?

Open chat
💬 Need help?
Përshëndetje nga Biznese.vip👋
Si mund të ju ndihmojmë?