ALUGLASS - Parllaku Glass

ALUGLASS - Parllaku Glass

ALUGLASS E themeluar në vitin 1993, Parllaku Glass është rritur për t’u bërë kompania më e madhe në punime Xhami dhe Alumini jo vetëm në Shqipëri, por edhe në rajon. Gjatë këtyre 25 viteve ne jemi përpjekur për t’i dhënë klientëve tanë zgjidhje të personalizuara për produktet e nevojshme të xhamit dhe aluminit dhe për të krijuar mundësi të reja për ta.Ne kemi ndërtuar një reputacion në fushën e shërbimeve të fabrikimit të aluminit të gamës së gjerë të dritareve dhe dyerve me cilësi të fortë dhe të besueshme. Produktet tona janë te prodhuara nga “EKU”, prodhuesi më i mirë dhe cilesor italian që është njëkohësisht edhe partneri ynë Gold. Ne punojmë vazhdimisht në përmirësimin e proceseve dhe dëshirojmë të përdorim vetem furnizuesit që ofrojnë cilësi të padiskutueshme të produktit. Ne besojmë se një marrëdhënie e ngushtë dhe një shkëmbim i vazhdueshëm i informacionit teknik me klientët tanë është thelbësor. Ne ofrojmë zgjidhje të përgjegjshme dhe në kohë për të gjitha kërkesat tuaja. Ekspertët tanë do t’ju ndihmojnë të vlerësoni dhe përmbushni nevojat tuaja për cdo punim xhami dhe alumini, nga dizajni deri te realizimi dhe instalimi. Ne mund të përmbushim sfidën tuaj! Prioriteti ynë është të plotësojmë kërkesat e konsumatorëve duke përdorur produkte të cilësisë së parë. Ne perdorim produktet e Sistemit EKU. Politika e kontrollit të cilësisë dhe përmirësimit të vazhdueshëm do të sigurojë që cilësia e produktit tuaj të jetë gjithmonë në nivelin më të lartë të mundshëm. Ne jemi të vendosur të bëhemi dhe të mbetemi furnizuesin tuaj të zgjedhur. Linja jonë e prodhimit, lëndët e para të përdorura dhe menaxhimi profesional i cdo kerkese është çelësi i suksesit tone.
Loading...

Nëse Biznesi juaj
nuk gjendet këtu?

Rregjistroje tani

Open chat
Përshëndetje👋
Si mund të ju ndihmojmë?