Altea Geostudio 2000

Altea Geostudio 2000

Kompania zotëron një eksperiencë mbi 20 vjeçare në fushën e saj të veprimtarisë ku suksesi dhe puna serioze kanë ndihmuar në zgjerimin dhe përmirësimin e saj ndër vite. Geostudio 2000 e formuar në 1996 është bërthama e “Altea & Geostudio 2000”. Suksesi i Geostudio 2000 në fushën e studimeve gjeologjike, i hapi udhën në vitin 2002 bashkimit të saj me laboratorin “A.L.T.E.A”. Laboratori A.L.T.E.A. u themelua ne vitin 1994 si nje bashkepunim italo –shqiptare e njohur nga Komuniteti Europian. Në vitin 2002 u formua “Altea & Geostudio 2000”, dhe që nga kjo periudhë është zgjeruar në mënyrë të konsiderueshme, në staf, pajisje dhe shërbimet të cilat ofron në treg. Gjatë eksperiencës së saj 20 vjeçare kompania është angazhuar në një sërë projektesh serioze e të mëdha të tilla si studimi gjeologjik për projektin e TAP (Trans Adriatic Pipeline), studim gjeologjik dhe gjeoteknike të rrugëve Durrës – Vlorë, Lezhë – Shkodër, Milot – Lezhë, Qukës-Qafë Thanë, Gjirokastër – Tepelenë, Qafë Thanë-Pogradec-Korçë, Fier – Tepelenë, Vlorë – Sarandë, Kukës – Morinë, Rreshën – Milot etj. Studime të tjera gjeologjike për objekte dhe shërbime të rëndësisë Kombëtare si Porti i Durrësit, Aeroporti i Rinasit dhe Aeroporti i Kukësit, Ujësjellësa, linjave të tensionit të lartë të cilat lidhin pika te ndryshme te Shqiperise dhe Shqipërinë me Malin e Zi dhe Kosoven etj. Ndërkohë qëllimet kryesore të laboratorit ALTEA & Geostudio 2000 janë testimi i kujdesshëm i materialeve të thjeshta dhe të përbëra të ardhura nga brenda ose jashtë Shqipërisë. Gjithashtu, laboratori ka prioritet investigimet gjeoteknike dhe studimet e detajuara të dherave dhe shkëmbinjve që shërbejnë si terren për të ndërtuar.
Loading...

Nëse Biznesi juaj
nuk gjendet këtu?

Rregjistroje tani