SIDERAL shpk

SIDERAL shpk

SIDERAL shpk është një qendër “One stop shop” për materiale ndërtimi me cilësi të lartë, një degë në Shqipëri e SIDENOR Group. Zhvillimi ekonomik i Shqipërisë gjatë viteve të fundit dhe perspektiva e saj për të ardhmen shtyu SIDENOR Group së bashku me partnerët e saj shqiptarë prej më shumë se 15 vjetësh për të investuar më shumë në Shqipëri duke krijuar kompaninë SIDERAL shpk. Sideral është një objekt i ri me sipërfaqe trualli prej 55.000 m², nga të cilat 8.500 m² janë ndërtesa. Sideral është duke investuar në teknologji moderne me qëllim që t’u ofrojë klientëve të saj produkte ndërtimi me cilësi të lartë dhe standard të lartë në shërbim, kushte të mira për punonjësit e saj dhe duke mbrojtur ambientin. SIDERAL shpk kryesisht shpërndan në Shqipëri produktet e çelikut të grupit SIDENOR, por gjithashtu është edhe një qendër shpërndarjeje të shumë produkteve të tjera për ndërtim siç janë: materiale alumini nga kompanitë Etem sa, Elval sa, dhe Elval Culour sa, bakri, aliazh të bakrit dhe zink-titani, produktet e bakrit nga kompania Halcor sa dhe Sofia Mes sa, kabllo elektrike nga Cablel Hellenic Cables, produkte të ndryshme nga Sidma, Panelco dhe Erlikon.
Loading...