RATECH Albania

RATECH Albania

RATECH u krijua si brand në 01 Shtator 2007.

Vizioni ishte i qartë. Partnerët furnitor u zgjodhën me kujdes për të përmbushur kërkesat e tregut të asaj kohe dhe zhvillimit teknlogjik që po priste territori Shqiptar.

2010: Dep. IT Për 3 vite me radhë stafi i dedikuar i RATECH krijoi besueshmëri e seriozitet për klientelën, duke deleguar kështu pasionin dhe nevojën e teknologjisë për një jetë të sigurt. Për të përmbushur misionin u zhvillua një zyrë e dedikuar totalisht teknologjisë: Departamenti IT

2014: Projekte “BIG” Sajë investimeve të pandërprera drejt produkteve dhe shërbimeve më cilësore, RATECH fitoi terren në kontrata shumë të rëndësishme. Projekte madhore u bënë realitet përtej sfidave dhe kushteve të vështira të vendit.

2015: Rifreskim Brandi Tetë vite në treg i dhanë RATECH pjekurinë e duhur dhe sigurinë e daljes me një imazh të ri, më modern dhe tërësisht të përshtatur me pozicionin e fituar.Logoja e re u përshtat me fokusin dhe lenten e kamerës, që nënkuptojnë survejim të pandërprerë për një siguri maksimale.

2018: Zyra të Reja Pas një dekade të suksesshme, RATECH projektoi shtëpinë e re, më të madhe, më teknologjike dhe më mikpritëse. Zyrat e reja u përshtatën me organogramën e avancuar dhe në shërbim të çdo departamenti në mënyrë të tillë që kompania të shfrytëzoj kohën dhe potencialin maksimal.

Loading...

Nëse Biznesi juaj
nuk gjendet këtu?

Rregjistroje tani

Open chat
Përshëndetje👋
Si mund të ju ndihmojmë?