Ales Construction

Ales Construction

Shoqeria Ales Construction shpk eshte themeluar ne vitin 1999 me aktivitet ne tregun e ri te ndertimeve ne Shqiperi, dhe prej atehere ka punuar ne sipermarrje te shumta e te larmishme ndertimi, te shperndara ne nje hapesire gjeografike ku perfshihen qytetet Tirane, Kruje, Durres, Lezhe, Kukes, etj. Shoqeria jone perbehet nga nje staf i kualifikuar, me eksperience, i cili perbehet nga arkitekt, inxhiniere, ekonomiste, financjere, teknike te specializuar, dhe mesatarisht 150 specialiste e punetore me pervoje ne fushen e ndertimit. Sot pas shumë vitesh ekperience e gjejme vehten mes emrave meaktive ne tregun shqiptar ne investim, ndertim dhe projektim, duke iu pergjigjur kerkesave te klienteve me cilesi, korrektesi dhe shpejtesi. AKTIVITET NDERKOMBETAR Qe prej vitit 2016, Ales Construction e ka zgjeruar aktivitetin jashte kufijve te Shqiperise, me punimet e struktures se Porto Budva, kompleksi me i madh rezidencial dhe tregtar prane bregdetit te qytetit turistik te Malit te Zi, si dhe ne kompanine e re te sapo themeluar ne kryeqytetin e Katarit, Doha. Eksperienca e Ales Konstruksion gjate viteve perfshin ndertimin e objekteve nga fillimi i punimeve deri ne perfundim, por gjithashtu zera te vecante te punimeve si punimet e strukturave betonarme, murature tulle, suvatime, shtresa dyshemeje, punime infrastructure dhe procese te tjere, duke ofruar cmimiet dhe cilesine me konkuruese, si dhe duke iu pergjigjur ne kohe kerkesave te investitoreve. Me specialitet punimet e strukturave betonarme si karpenteri, hedhje betoni dhe punime te hekurit, qe nga koha e themelimit te shoqerise, Ales Construction ka marre pjese ne disa nga ndertimet me te vecanta te realizuara deri me sot ne Shqiperi, sic do te shihni nga referencat ne vazhdim. Me nje fuqi gjithnje ne rritje te fuqise punetore dhe logjistikes, kompania jone mbulon sot nje mesatare prej 8,000m karpenteri dhe hedhje betoni te realizuar ne muaj, ne kantjeret e ndryshem ku operojme. Nje sasi prej 20,000m panele karpenterie ndertimi, me gjithe aksesoret e nevojshem perdoren sot ne kantjere ambicioze ne Tirane dhe rrethe te tjere. Qe prej vitit 2010 Ales Konstruksion e ka provuar veten me sukses edhe si investitor dhe subjekt ndertues, me kater komplekse banimi dhe sherbimi te pefunduar, tre ne Tirane, dhe nje ne Kukes.
Loading...

nuk keni website?

Open chat
💬 Need help?
Përshëndetje nga Biznese.vip👋
Si mund të ju ndihmojmë?