Loading...

All Ndërtim

Showing Ndërtim 141-149 of 149
Orion Construction operon në sektorin e ndërtimit prej 22 vitesh. Kompania i ofron tregut shqiptar një koncept të ri dhe bashkëkohor duke realizuar rezidenca banimi dhe qëndra biznesi sipas modeleve dhe standarteve europiane. Implementimi i inovacioneve të fundit në projektim dhe zbatimi i teknologjisë më të lartë garantojnë rezultate të cilësisë së lartë për sot dhe për të ardhmen. Vizioni ynë është ai i një kompanie të suksesshme, që operon me dinjitet dhe ndershmëri për realizimin e veprave të reja madhore në panoramën urbanistike shqiptare, ku përmes cilësisë dhe seriozitetit kompania sjell në treg një produkt unik në llojin e tij. Ne ofrojmë një koncept të ri evropian duke realizuar ambjente banimi dhe qendra biznesi sipas standarteve perëndimore. Implementojmë vetëm inovacionet e fundit që garantojnë rezultate për të sotmen dhe të ardhmen. Orion Construction operon në sektorin e ndërtimit prej 22 vitesh. Kompania i ofron tregut shqiptar një koncept të ri dhe bashkëkohor duke realizuar rezidenca banimi dhe qëndra biznesi sipas modeleve dhe standarteve europiane. Implementimi i inovacioneve të fundit në projektim dhe zbatimi i teknologjisë më të lartë garantojnë rezultate të cilësisë së lartë për sot dhe për të ardhmen. Fillimet e Orion Construction datojnë në vitin 2001 me pjesëmarrjen në aksionet e një kompanie me historik dhe eksperiencë shumëvjeçare në fushën e ndërtimit. Orion Construction në rrugën drejt rritjes, ka ndërtuar një urë bashkëpunimi të ngushtë me perëndimin, veçanërisht me Italine një vend unik përsa i përket arkitekturës dhe ndërtimit. Projektet tona supervizohen në çdo hap nga partnerët italianë të cilët prej vitesh kryesojnë klasifikimet e ndërtuesve më të mirë në Toscana të Italisë. Ndërtimi sipas standarteve europiane dëshmon se kompania jonë ka zgjedhur rrugën më të mirë për ti ofruar klientëve tanë rezidenca banime dhe qendra biznesi bashkëkohore dhe tejet cilësore. Sot, pas 15 viteve eksperiencë Orion Construction njihet në treg si Lider në Cilësinë e Ndërtimit dhe prova më e mirë për të konfirmuar këtë, janë të projektet tona në proçes dhe ato të përfunduara.
Enternal Group është një kompani e themeluar në vitin 1995 me NIPT nr J82312001G dhe Kod Fiskal 3707543. Kompania Enternal është e përbërë nga: Enternal Trade, Enternal Construction, Enternal Real Estate, Enternal Social Media. Enternal Group operon prej vitesh në tregun Shqiptar duke konkuruar dukshëm në Çmim, Cilësi, Standart dhe me Profesionalizëm në projektet e zhvilluara. Kompania gjatë aktivitetit disa vjecar ka realizuar objekte të ndyshme si: Qëndra Tregtare, Qëndra Biznesi, Hotele, Banka, Sallone ekspozimi, Zyra të kompanive të ndyshme, etj… Enternal shpk ka si aktivitet kryesore ndërtimin e objekteve civile dhe industriale. Tregton me shumicë dhe pakicë materialet e ndërtimit. Për të gjitha llojet e punimeve Enternal ju garanton cilësi të lartë, komoditet dhe respektimin e afatit përfundimtar të objektit në kohën e kërkuar nga investitori. Kompania Enternal garanton cilësi dhe standarte europiane, bazuar kjo në eksperiencen shumë vjecare si dhe në përkushtimin e vazhdueshëm të kompanisë përkundrejt rritjes profesionale, korrektësisë dhe standartit Europian. AKTIVITETET KRYESORE TE KOMPANISE : • TREGTI me shumicë dhe pakice i materialeve te ndërtimit. (Nje game rreth 3200 artikuj) • NDERTIM i objekteve civile dhe industriale. ENTERNAL mer persiper te furnizoje me materjalet e kerkuara objektin dhe realizoje punime ne ndertim sa me poshte : FASADA & VESHJE FASADASH • Fasada Termo dhe Hidro Izoluese me Sistem Kapote me me Etiks Fibran Geo 120 kg/m3 • Veshje fasadash termike me: Polisterol ESP dhe Polisteren ECO • Veshje fasadash te ventiluara me pllaka çimento “Betopan”te ofruara ne tre tipe: o Siperfaqe Lisho o Siperfaqe imitim Guri o Siperfaqe imitim Druri o Punime me grafiato • Veshje fasadash me pllake çimentato Knauf • Veshje te mureve te tulles dhe betonit me gips, me dhe pa Termoizolim TARRACA & CATI • Tarraca Termo & Hidro Izoluese me Fibran Exp & Pvc • Tarraca Termo & Hidro Izoluese me Fibran Geo & Pvc • Tarraca Te gjelberuara Hidro Izoluese me Fibran • Cati metalike Termo&Hidro Izoluese me Fibran Xps & Pvc • Cati metalike Termo & Hidro Izoluese me Fibran Geo & Pvc NDERTIME TAVANESH • Tavane te varura me gips sistemi • Tavane te varura me pllaka 600 • Tavane te varura me gips sistemi • Tavane te varura me pllaka 60×60 (Fibra minerale) • Tavane te varura alumini 60×60 • Tavane te varura me griliato • Tavane dekorative Sibu MURE NDARES • Mure ndares me / pa termoizolim / ze izolim, sistemi • Mure ndares sistemi • Mure ndares sistemi Pespa • Mure ndares me strukture alumini, panel MDF, PVC, dhe xham PUNIME RIFINITURE • Patinime siperfaqe te brendshme dhe te jashtme • Punime me grafiato • Punime me reliev • Punime me stuko veneciane • Punime me bojra dekorative • Punime me korniza dekorative Allçie dhe polisteroli • Lyerje te te gjitha siperfaqeve te brendshme dhe te jashtme me bojra cilesore ekologjike, akrilike dhe Dekorative sipas deshires per ambjente te brendshme dhe te jashtme. MATERIALE DEKORATIVE SIBU PER : • Tavane, Bare, Zyra, Recepsione, Banaqe etj. • Veshje Tavolina, banaqe, kolona etje.. me materjale dekorative PUNIME ME BETON / ARME • Konstruksione beton/arme • Punime shtresash me beton/arme NDERTIM MUR TULLE • Mur tulle, me ose pa termoizolim • Murature me tulle te plote te lehtesuar SUVATIME • Suvatime te brendshme dhe te jashtme me llaç, çimento. • Suvatime te brendshme me llaç te gatshem me baze gipsi me produkte Knauf • Suvatime te brendshme dhe te jashtme me produkte Dast dhe izomat NDERTIME SHTRESASH • Germim dheu • Mbushje me shresa guri • Mbushje me shtresa zhavorri • Mbushje me shtresa stabilizant • Shtrim me asfalt binter • Shtrim me asfalt tapet • Kanalizime • Nenshtresa te lehtesuara. • Nenshtrese me aditiv. • Nenshtrese rere çimento • Shtrim me pllaka + Mermer + Granit • Shtrim me parket • Veshje me pllaka • Shtrim dhe veshje me material PVC
V.A.S Konstruksion shpk me qendër në Tiranë, e ndodhur pranë Stadiumit Dinamo renditet në treg midis kompanive më të mira në sektorin elektrik. Gama e gjerë e shërbimeve dhe punëve tona, janë dëshmi reale se jemi në dispozicion dhe të vëmendshëm ndaj cdo kërkese dhe projekti. Kompania V.A.S Konstruksion shpk ka vendosur vulën e saj në disa projekte të rëndësishme si: Ndërtimi i parkimit të pallatit të sportit Asllan Rusi, Parkimi te rrethrrotullimi Avni Rustemi, Rikonstruksion i Fiderit 17 Fajance, Voskopojë, Rikonstruksion te ujësjellesit në rrugën Shyqyri Demneri, etj. V.A.S Konstruksion shpk ushtron veprimtarinë me përkushtin dhe devotshmëri për të ruajtur imazhin e mirë dhe cilësinë në treg. Sepse rëndësia jonë varet gjithmonë nga mbështjetja dhe besimi i klientëve. V.A.S Konstruksion shpk ofron një sërë shërbimesh në veprimtari private në fushën e ndërtimin e linjave elektrike mbitokësore, (ajrore) dhe nëntokësore (kabllore) për energjinë elektrike (linja fuqie) dhe telekomunikacioni dhe tensioni të mesëm (kabinat elektrike), punime elektrike, muraturë, konstruksione metalike. Në fushën e Ndërtimit të objekteve civile, industriale dhe social kulturore. Në fushën e ndërtimit të rrjeteve inxhinierike të ujësjellësit, te kanalizimeve të ujërave të zeza, të vaditjes dhe kullimit. Ne fushën e ndërtimit të rrugëve, urave, hekurudhave. Import eksport të artikujve industriale, elektrike, hidraulike dhe ndërtimi”.
Shoqeria Ales Construction shpk eshte themeluar ne vitin 1999 me aktivitet ne tregun e ri te ndertimeve ne Shqiperi, dhe prej atehere ka punuar ne sipermarrje te shumta e te larmishme ndertimi, te shperndara ne nje hapesire gjeografike ku perfshihen qytetet Tirane, Kruje, Durres, Lezhe, Kukes, etj. Shoqeria jone perbehet nga nje staf i kualifikuar, me eksperience, i cili perbehet nga arkitekt, inxhiniere, ekonomiste, financjere, teknike te specializuar, dhe mesatarisht 150 specialiste e punetore me pervoje ne fushen e ndertimit. Sot pas shumë vitesh ekperience e gjejme vehten mes emrave meaktive ne tregun shqiptar ne investim, ndertim dhe projektim, duke iu pergjigjur kerkesave te klienteve me cilesi, korrektesi dhe shpejtesi. AKTIVITET NDERKOMBETAR Qe prej vitit 2016, Ales Construction e ka zgjeruar aktivitetin jashte kufijve te Shqiperise, me punimet e struktures se Porto Budva, kompleksi me i madh rezidencial dhe tregtar prane bregdetit te qytetit turistik te Malit te Zi, si dhe ne kompanine e re te sapo themeluar ne kryeqytetin e Katarit, Doha. Eksperienca e Ales Konstruksion gjate viteve perfshin ndertimin e objekteve nga fillimi i punimeve deri ne perfundim, por gjithashtu zera te vecante te punimeve si punimet e strukturave betonarme, murature tulle, suvatime, shtresa dyshemeje, punime infrastructure dhe procese te tjere, duke ofruar cmimiet dhe cilesine me konkuruese, si dhe duke iu pergjigjur ne kohe kerkesave te investitoreve. Me specialitet punimet e strukturave betonarme si karpenteri, hedhje betoni dhe punime te hekurit, qe nga koha e themelimit te shoqerise, Ales Construction ka marre pjese ne disa nga ndertimet me te vecanta te realizuara deri me sot ne Shqiperi, sic do te shihni nga referencat ne vazhdim. Me nje fuqi gjithnje ne rritje te fuqise punetore dhe logjistikes, kompania jone mbulon sot nje mesatare prej 8,000m karpenteri dhe hedhje betoni te realizuar ne muaj, ne kantjeret e ndryshem ku operojme. Nje sasi prej 20,000m panele karpenterie ndertimi, me gjithe aksesoret e nevojshem perdoren sot ne kantjere ambicioze ne Tirane dhe rrethe te tjere. Qe prej vitit 2010 Ales Konstruksion e ka provuar veten me sukses edhe si investitor dhe subjekt ndertues, me kater komplekse banimi dhe sherbimi te pefunduar, tre ne Tirane, dhe nje ne Kukes.
Kompania No-Ar u themelua ne vitin 2011 ne Durres, Shqiperi. Qe atehere Kompania eshte rritur ndjeshem ne permasa dhe ne reputacion. Ne kemi nje portofol te gjere te projekteve te perfunduara ne sektore te ndryshem duke perfshire objekte Banimi, Tregtare, Industriale, Restaurime dhe Rinovime. Ne kemi një reputacion të fortë për avantazhin tonë konkurrues dhe ekzekutimin e besueshëm të të gjitha projekteve të ndërmarra. Kjo arrihet përmes vëmendjes sonë të pamëshirshme në detaje dhe një ekipi me përvojë me fokusin e konsumatorit dhe klientit. Ne vazhdojmë të investojmë në praktikat moderne të biznesit dhe teknikat e menaxhimit me qëllim që të sigurohemi që ne të mbetemi në avantazh të industrisë sonë. Ne vazhdojmë të ndërtojmë reputacionin tonë me fokusin në rritjen e aftësisë së biznesit për të ofruar në mënyra të reja dhe inovative. Qëllimi ynë është që të jemi zgjidhja e parë e klientit tonë për shërbimet e ndërtimit. Klientët dhe partnerët na shohin si pjesë përbërëse të suksesit të tyre. Ne do të parashikojmë nevojat e tyre dhe do mbajme cdo premtim që bëjmë. Njerëzit tanë, fokusi ynë dhe rekordet tona për dorezim paraqesin një rast shumë të fortë për zgjedhjen e No – AR si partnerin e preferuar ne ndertim. Objektivi ynë është që të sigurojmë klientët tanë për një përvojë të sigurtë kur ne përzgjidhemi për të zbatuar projektet e tyre.

Vagalat shpk vazhdon historitë e suksesit në sektorin e ndërtimit dhe ecën drejt një të ardhmje të ndritur për bazat e kompanisë duke u shërbyer klientëve dhe duke vënë në epiqendër të çdo vepre partneritetin me bashkëpunëtorët dhe klientët. Vagalat shpk do të përpiqet që të arrijë zhvillim të metejshëm financiar në përpjestim të drejtë me ndërtimet civile, projektet madhore dhe shërbimet profesionale. Puna e vazhdueshme e palodhshme ka sjellë një shpërblim të vyer duke shtuar peshën e emrit te Vagalat në industrinë e ndërtimit, infrastrukturës urbane dhe shërbimeve të tjera. Kompania do të vazhdojë të shtrihet gjerësisht në çdo element përbërës të ndërtimit duke filluar nga projektet në infrastrukturë, ndërtimet civile, shërbimet e gërmimeve specifike, transporteve të vecanta si dhe izolimet. Këto përfshihen në projektet e së tashmes dhe të së ardhmes të kompanisë Vagalat. Vizioni i kompanisë karakterizohet nga një objektiv kryesor, për të vendosur standarte ne sektorin e ndërtimit, duke ofruar shërbimet në një nivel perëndimor. Me objektiv kryesor suksesin, partneritete fitimprurëse morale, financiare dhe sociale Vagalat shpk do të vazhdojë të ofrojë shërbimin e saj, të gjithë klientëve dhe subjekteve. E ardhmja rezervon shumë sfida dhe shumë projekte, të cilat do kërkojnë një punë kolosale nga kompania Vagalat dhe nga gjithë bashkëpunëtorët. Vagalat shpk është e orientuar drejt disa objektivave vetjake si zhvilimi, rritja e nivelit, standarteve të punës dhe cilësia janë nga pikat kryesore të misionit të sukseshëm në pikëpamjen profesionale. Gjithashtu kualifikimi i mëtejshëm i çdo punonjësi të shoqërisë dhe profesionalizmi i tyre, është një faktor shumë i rëndësishëm i misionit të Vagalat shpk. Duke u fokusuar tek korrektësia, menaxhimi efektiv i kostove të çdo klienti, integriteti, siguria teknike, mundësojnë që kompania të ketë një vision të qartë për vazhdimësinë e aktivitetit . Misioni i Vagalat shpk përfshin çdo element të lartëpërmendur duke u fokusuar tek produkti dhe shërbimi elitar. Infrastruktura dhe ndërtimit i rrugëve nacionale, ndërtime të vilave dhe banesave rezidenciale, izolime të një standarti të lartë e kanë vendosur në majën e kompanive shqiptare të shërbimeve ndërtimore. Standartet e tregjeve ndërkombëtare dhe vlerat, devotshmëria ndaj tregut shqiptar i siguron shoqërisë një të ardhme sfiduese. Vagalat Shpk ofron shërbimet e veta në sektorin e ndërtimeve civile dhe industriale duke zbatuar shërbimin me “çelësa në dorë” që do të thotë një shërbim që prej fillimit të punimeve dhe deri në përfundim të objektit ku i dorëzohet palës porositëse. Çdo fazë e punimit realizohet nëpërmjet një ndërhyrje profesionale nga një staf plotësishti i kualifikuar. Përgatitja për sipërmarrje me punë dhe shërbime totale konsiston në: Ndërtim banesash shumekatëshe, blloqe vilash, vila, impjante industriale dhe kërkon një shërbim të cilësisë së lartë.

Shërbimet kryesore të shoqërise janë: Izolim termik me poliuretan, Izolim akustik dhe Hidroizolim me poliuren.Vagalat zotëron ekskluzivitetin për një nga produktet më cilësore të izolimit, Hybrid Pure Polyurea (prodhim ekologjik) është një lëndë që ka veti mahnitëse izolimi dhe mund të përdoret në sipërfaqet më të vështira të mundshme. Ky material krijon një shtresë në sipërfaqen e izoluar duke e bërë të papërshkrueshme nga uji, kushtet klimaterike dhe zhurmat e ndryshme. Hybrid Pure Polyurea është një produkt shumë i përshtatshëm për izolimin e pishinave, të depozitave të ujit, tarraca dhe soleta të objekteve të ndryshme, themele që janë nënpresionin e vazhdueshëm të ujit.
ARKONSTUDIO SHPK eshte nje kompani projektimi dhe ndertimi e cila operon ne treg qe nga viti 2009 me qender ne Tirane. ARKONSTUDIO SHPK ka operuar me sukses në më shumë se 60 projekte në fushën e arkitekturës dhe më shumë se 300 projekte në fushën e strukturave, dhe impiantistikes. Kompania është në pronësi dhe menaxhohet nga profesionistë të lartë, secili përgjegjës per hartimin e projekteve dhe mbikeqyrjen e puneve ne zbatim . Kjo qasje siguron një nivel të lartë të shërbimit të klientit, përkushtimin ndaj përsosmërisë teknike dhe zbatimin me kosto efektive. Ne tregun kombetar ARKONSTUDIO ka fituar reputacionin e nje kompanie me standart te larte projektimi dhe zbatimi , duke bashkëpunuar gjerësisht brenda studios përmes grupeve të punës fleksibël, dhe jashtë me këshilltarë dhe ekspertë të shumtë, që përfshin çdo disiplinë nga sociologët, programuesit, inxhinierët dhe artistët. Ky model i fortë bashkëpunimi forcon mjedisin dialektik në të cilin projekte evoluojnë dhe është baza themelore për rezultate të shkëlqyera të dizajnit dhe efikasitetit te puneve ne zbatim. ARKON STUDIO eshte e specializuar dhe e pregatitur per te ofruar te gjitha sherbimet ne cdo faze , duke filluar qe nga procedurat ligjore te lejeve , dokumentacionit te nevojshem per sektorin publik dhe ate privat , hartimit te te gjitha projekteve dhe zbatimit te tyre me cilesi maksimale dhe ne kohe sa me te shkurter e me kosto sa me te ulet. Sherbimet Tona perfshijne : 1. Konsulence ligjore • Konsulence Ndertimi • Konsulence ligjore per dokumentacionin e nevojshem per aplikimet per leje zhvillimi dhe ndertimi 2. Projektim • Planifikim dhe projektim urban • Hartim te planeve te detajuara vendore (PDV) • Projekte Arkitektonike • Projekte Konstruksioni • Projekte Mekanike • Projekte Elektrike • Projekte Interieri • Rilevime topografike 3. Zbatimi • Zbatimin e punimeve per rikonstuksion per objekte , rruge , sheshe • Restaurimin e monumenteve te kultures • Ndertimin e objekteve nga investitore private dhe publik • Ndertimin e Infrastuktures rrugore te cdo lloj kategorie
Kompania “Alesio 2014” shpk është themeluar në 8 maj vitit 2014 në Tiranë. Kjo kompani u krijua me një synim dhe mesazh të qartë për të përmbushur kërkesat e tregut në fushen e ndërtimit, duke patur si bazë themeli “CILESINE E NDERTIMIT”. Ajo është një kompani private e specializuar në degë të ndryshme të fushës së ndërtimit, ku përfshihen ndërtime rrugesh, ndërtim objektesh civile , prodhim dhe shitje inertesh, prodhim dhe shitje betoni dhe asfalti. Kapacieteti I mjeteve bashkëkohore është avantazhi I kompanisë tonë. Disponimi I makinerive të rënda të viteve të fundit ka bere që kjo kompani të përmbushe cdo projekt në kohë record duke repesktuar specifikimet e kerkuara në projekt Aseti kryesor I kësaj kompanie është stafi teknik , I cili ka implementuar eksperiencën e tij në kompani. Ekipi I specializuar I Inxhinierëve dhe teknikëve ka bëre të mundur zgjidhjen e cdo problemaktike pa tejkaluar limitet e projekteve. Kompania “Alesio 2014” Shpk do t’ju shërbejë klientëve të saj, si një partner i besueshëm, duke ofruar ndershmëri, seriozitet dhe profesionalizëm. Ne i sigurojmë klientët tanë që do të përmbushim nevojat e tyre me eficensën maksimale. ALESIO 2014 shpk është një kompani private e specializuar në degë të ndryshme të fushës së ndërtimit, ku përfshihen: -Ndërtime rrugësh -Ndërtim objektesh civile -Prodhim dhe shitje inertesh -Prodhim dhe shitje betoni -Prodhim dhe shitje asfalti -Punime infrastrukture, asfaltim, riveshje, shtresa rrugore stabilizant, binder, zhavor, cakull, asfaltobeton -Punime germime, ngjeshje dheu, mbushje Kapacieteti I mjeteve bashkëkohore është avantazhi I kompanisë tonë. Disponimi I makinerive të rënda të viteve të fundit ka bëre që kjo kompani të përmbushe cdo projekt në kohë rekord duke repesktuar specifikimet e kerkuara në projekt Aseti kryesor I kësaj kompanie është stafi teknik , I cili ka implementuar eksperiencën e tij në kompani.
Nderpro shpk eshte nje kompani ndertimi qe operon ne tregun shqiptar qe prej vitit 1992 duke siguruar standartet me te larta dhe me efikase te ndertimit ne Shqiperi. Fale besueshmerise se klienteve dhe investitoreve Nderpro sh.p.k ka fituar nje pozicion te qendrueshem dhe strategjik ne tregun shqiptar te ndertimit. Fale besueshmerise se partnereve kombetare dhe nderkombetare Nderpro sh.p.k ka punuar me kompani te medha si dhe ka pasur kontrata te ndryshme me instutcione Shteterore Shqiptare. Prej vitit 2007 Nderpro sh.p.k operon ne ndertimin e komplekseve te ndertimit. Misioni yne eshte operimi me sukses ne tregun shqiptar dhe nderkombtar te ndertimit, duke ofruar nje zhvillim te qendrueshem, si dhe sherbime te nje cilsie te larte ne fushen e ndertimit. Nderpro sh.p.k ofron produktet dhe sherbimet e meposhtme:Objekte banimi dhe sherbimesh ne lokacione te ndryshme, Konsluence ne fushen e ndertimit duke perfshire Artitekturen si dhe Inxhinierine, Shumllojshmeri sherbimesh ne fushen e ndertimit, Studime, projektime, ndertime te objekteve te ndryshme,prodhime te materialeve te ndertimit,tregetimi i tyre, hapje linjash e reparteve te reja per prodhimin e materialeve te ndertimit, konsulence e ekspertize ne fushen e studimit, projektimit e ndertimit. Eksport – import dhe tregtim me shumice dhe pakice te te gjithe llojeve te materialeve e pajisjeve te ndertimit, te mallrave te ndryshme te te gjitha llojeve.

Nëse Biznesi juaj
nuk gjendet këtu?

Rregjistroje tani

Open chat
💬 Need help?
Përshëndetje nga Biznese.vip👋
Si mund të ju ndihmojmë?