Loading...

Formuar nga Vladimir Gjekaj, dhe Arben Marku me 22 vite përvojë në industrinë e ndërtimit kompania “Ilyonis Constructions” është e njohur jo vetëm në tregun lokal por edhe jashtë saj. Bazuar në ndërtimin me cilësi të lartë, teknologji dhe materiale cilësore, dizajnim e mjediseve funksionale me një dizajn modern,”Ilyonis Constructions” ka arritur të renditet ndër më të mirët,duke e zgjeruar aktivitetin e tij vit pas viti, por duke ruajtur cilësi të lartë dhe reflektimin e trendit të kohës.

Kompania Ilyonis Constructions vazhdon historitë e suksesit në sektorin e ndërtimit dhe ecën drejt një të ardhmje të ndritur për bazat e kompanisë duke u shërbyer klientëve dhe duke vënë në epiqendër të çdo vepre partneritetin me bashkëpunëtorët dhe klientët. Ilyonis do të përpiqet që të arrijë zhvillim të metejshëm financiar në përpjestim të drejtë me ndërtimet civile, projektet madhore dhe shërbimet profesionale. Puna e vazhdueshme e palodhshme ka sjellë një shpërblim të vyer duke shtuar peshën e emrit te Ilyonis Constructions në industrinë e ndërtimit, infrastrukturës urbane dhe shërbimeve të tjera. Kompania do të vazhdojë të shtrihet gjerësisht në çdo element përbërës të ndërtimit duke filluar nga projektet në ndërtimet civile, ndertime dhe menaxhime kompleksesh turistike, ndertime dhe menaxhime fshatrash turistik, infrastrukture, vepra arti, etj.

Çfarë është Albsteel? Prej vitit 2006 Papmetal plotëson më së miri nevojat e tregut shqiptar me produktet e çelikut siç janë: Profile tubolare, formate të ndryshme të llamarinave, konstruksione, profile çeliku etj. Cilësia e produkteve është gjithmonë në fokusin e kompanisë. Standarti i shërbimit gjithashtu. Në këtë drejtim kemi qenë gjithmonë të hapur për të pranuar & reflektuar mbi vërejtjet dhe sugjerimet e partnerëve dhe konsumatorëve me qellim plotësimin më së miri të standarteve të produktit dhe shërbimit që ofrojmë. A jemi të kënaqur me çfarë i kemi ofruar konsumatorit? A mundemi më shumë? Këto dhe shumë pyetje të tjera prej kohësh angazhojnë maksimalisht stafin tonë. Qellimi mbetet i njejtë. Gjithmonë standartin më të lartë në cilesinë e produkteve dhe shërbimin bashkëkohor. Ne mendojmë se e gjetëm një zgjidhje. Një zgjidhje e cila do të përmbushë këtë qellim.
Lapadula Impianti Albania operon në Shqipëri prej 8 vjetësh në fushën e aspirimeve industriale, me një eksperiencë 18 vjecare në Itali, kompani lider në ketë fushë! Lapadula Albania prodhon impiante aspirimi, monton dhe ofron asistence teknike per sisteme aspirimi dhe pastrimi te ajrit. Gjatë viteve serioziteti, profesionalizmi, kompetenca teknike mbeten karakteristikat kryesore e kompanisë. Në fakt, “misioni” i Lapadula Albania është projektimi dhe zbatimi i sistemeve të filtrimit të ajrit për të mbrojtur mjedisin, duke punuar ngushtë me klientet për të arritur qëllimin e përbashkët të përdorimit të teknologjive më të mira për të garantuar besueshmërinë dhe shërbimin. Të gjithë punonjësit janë të certifikuar për punimet në lartësi, saldime dhe për normat e sigurimit teknik.
Kompania ALIA shpk kujdeset për projektet tuaja dhe ju ndihmon për t’i realizuar ato, duke filluar nga koncepti për të përfunduar me projektin përfundimtar. Prioriteti ynë dhe ai i dhe teknikëve tanë është të ofrojmë zgjedhjen e duhur për klientët sipas kerkesës së tyre. Alia shpk ofron zgjidhjet më inovative duke përdorur materiale cilësore në përputhje të plotë me standardet ndërkombëtare.