Loading...

All Hidraulike

Showing Hidraulike 1-10 of 17
BAUMARKET u themelua në vitin 1994 dhe menjëherë vendosi standarde të larta në tregun Shqiptar të shpërndarjes profesionale të veglave të punes, duke mbuluar të gjithë territorin e Republikës së Shqiperisë dhe duke ofruar gamën më të gjerë për çdo proçes në industri apo në shtëpi. Duke paraqitur një koncept përfshirës të shitjes së produkteve (Të gjitha në një vend), BAUMARKET revolucionarizoi mënyrën e shitjes së veglave te punes në Shqipëri. I shoqëruar me një shërbim profesional, ky koncept i shitjes mundësoi realizimin e një ndryshimi domethënës për klientët dhe komunitetin. BAUMARKET është distributor i shumë brandeve botërore, të cilat konsiderohen lider në fushëveprimin e tyre. Kjo shumëllojshmëri produktesh profesionale, krahas çmimeve më të mira, e bejnë kompaninë tonë më tërheqësen në treg. Siguria juaj Ne e kemi kuptuar që klientet tanë janë vazhdimisht në kerkim të produkteve me cilësi të lartë dhe çmim të arsyeshëm. Për këtë jemi të sigurtë që mund t’ua ofrojmë në dyqanet tona. Garancia jonë Ashtu si edhe motoja jonë, garantojmë çmimet më të mira dhe shërbimin më të mirë. Blerja në sasi të mëdha dhe perditësimi i furnitorëve garantojnë më së miri sloganin tonë: Çmimet më të mira, shërbimi më i mirë.
Aktiviteti kryesor i kompanisë Hidro Mentori shpk është importimi dhe shpërndarja e produkteve cilësore sipas standardeve moderne për furnizimin me ujë dhe kanalizimet në Kosovë dhe tregun shqiptar. Hidro Mentori u krijua si domosdoshmëri e tregut shqiptar për produkte cilësore me standarde perëndimore për ndërtimin e sistemeve të sigurta dhe afatgjata për furnizimin me ujë dhe kanalizimet. Qëllimi kryesor i kompanisë është të ofrojë për tregun e Kosovës dhe Shqipërinë produktet me cilësi perëndimore me çmime konkuruese dhe mbështetje teknike për klientët tanë në ndërtimin e sistemeve të sigurisë së lartë të ujit dhe kanalizimit.
Cara-08 shpk është themeluar në 18/01/2008 si Shoqëri me përgjegjësi të kufizuar dhe aktivitet në import, eksport, tregti me shumicë dhe pakicë të materialeve hidraulike për sisteme ngrohje- ftohje, kondicionere, kaldaja, etj. Firma Cara-08 shpk ofron për të gjithë ju një gamë të gjërë zgjidhjesh për cdo problem që mund të hasni gjatë projektimit, instalimit apo dhe të mirëmbajtjes së sistemeve të ngrohjes dhe ftohjes në shtëpitë tuaja . Cara-08 shpk sjell për ju materiale nga më të ndryshmet, duke filluar nga një rekorderi e thjeshtë e deri tek sistemet më të ndërlikuara të ngrohje-ftohjes. Sot firma bashkëpunon me shumë firma të njohura kombëtare, duke ju dhënë garanci për atë që kërkojnë. Produktet e ofruara janë të cilësisë më të mirë dhe me cmimet më të arsyeshme në treg.
Dimax Albania. Aktiviteti kryesor konsiston në tregtimin e rekordeve dhe tubave të presionit të lartë. Baza jonë e konsumatorëve ekonomike është dëshmi e reputacionit te një kompanie që po përparon në risi të projektimit duke përdorur teknika të përparuara të prodhimit të cilat janë fituar me vitet e eksperiencës. Ne kemi një gamë të madhe të produkteve standarde. Për shkak të rolit të rëndësishëm që luan, kompania Dimax është e angazhuar për krijimin dhe ruajtjen e marrëdhënieve të fuqishme me konsumatorët. 3 jane pikat tona te forta: produktet, sherbimi dhe mbeshtetja që i ofrojmë klienteve.
PRO-GIPS shpk fillon si një kompani e vogël duke realizuar punime të thjeshta dhe objekte të vogla, pas një zgjerim të shpejte si në punet realizuara në të gjithë territorin e Shqipërisë, ashtu edhe në shërbimet që ofron, të cilat konsistojnë në marrjen përsipër të të gjitha punimeve interiere dhe trajtimin e fasadave. Përfshire këtu projektimin dhe zbatimin deri në përfundim të objektit. Sot kjo kompani numëron mbi 30 specialistë dhe montues gipsi. Si dhe lidhen kontrata sezonale edhe me grupe punonjësish për shërbime të ngjashme si lyerje, patinime, korniza, instalime elektrike dhe hidraulike, shtrime dyshemeje me pllaka ose parkete, trajtim fasadash etalbondi dhe xhami etj.
Kompania Borg Shpk ushtron aktivitetin e saj në fushën e projektimit, instalimit, vënjes në punë dhe shërbimit të linjave, makinerive , paisjeve dhe komponentëve mekanikë , hidraulikë, termikë dhe elektrikë. Ajo shfrytezon të gjitha arritjet e shoqerive më prestigjoze Europiane dhe botërore në fushat e sipër përmendura. Kompania jonë importon produkte nga firma të njohura dhe serioze nga vende të ndryshme të botës. Ne ofrojmë zgjidhje teknike në përputhje me kërkesat e klienteve tanë me kosto sa më të ulët dhe në një kohë sa më të shpejtë. Borg Shpk u qëndron pranë klientëve edhe për shumë vite të tjera pas perfundimit te periudhës së garancisë.
Kompania Aquatherm Albania është e fokusuar në importin dhe shitjen e sistemeve të tubave aquatherm. Eksperienca disa vjecare e Aquatherm–mj në këtë fushë është një garanci për ju. Kompania punon me produkte Gjermane dhe ofron cilësi për tregun Shqiptar. Aquatherm Albania është distributori zyrtar i Aquatherm në Shqipëri. Që në fillimet tona ne kemi menduar për mënyra efektive të transportit dhe të përdorimit të ujit (“aqua” nga latinishtja ujë dhe “therm” – ngrohtesi). Teknologjia e aplikuar ka ndryshuar disa herë gjatë punës tonë, por motivimi është i njëjtë: Higjenë, shendet, mirëqenie. Gjatë 30 viteve të fundit Aquatherm ka marrë pjesë në këto zhvillime dhe disa herë kemi dhënë kontribut në përmiresimin e teknologjisë. Duke përshtatur produktet tona me kërkesat e tregut, aquatherm ka arritur sukses dhe prestigj: një fakt për të cilin jemi krenar por në të njëjtën kohë na motivon për të vazhduar të përmirësojmë cilësinë e produkteve tona.
Që nga ajo kohë shoqëria AMU shpk e ka zgjeruar gradualisht aktivitetin e saj, duke filluar me tregëtimin e materialeve për punimet në ujësjellësa dhe K.U.Z, e më pas, duke marrë përsipër edhe vetë punime të tilla. Çelësi i suksesit në këtë fushë ka qenë përkushtimi për të kryer punime cilësore, të cilat t`i rezistojnë kohës, kombinuar kjo edhe me punësimin e personave që janë specializuar në këtë fushë, si edhe përdorimin e materialeve cilësore, të cilat janë siguruar nga kompani me emër dhe serioze, të cilat ushtrojnë aktivitetin e tyre prej vitesh në Itali dhe Greqi. Megjithatë, vitet e fundit, përveç punimeve në fushën e ujësjellësave dhe K.U.Z, shoqëria “A.M.U” sh.p.k ka zgjeruar gamën e punimeve të ndërtimit edhe në fusha të tjera, si: ndërtimet, rikonstruksionet, e madje edhe rrugët. Edhe shtrirja gjeografike e punimeve të kryera nga shoqëria “A.M.U” sh.p.k përfshin një hapësirë të madhe të territorit të Republikës së Shqipërisë. Kështu, punimet janë kryer nga veriu (si, për shembull: në Kukës), e deri në Peqin. Megjithatë, shumica e punimeve janë përqëndruar në zonën qëndrore të Shqipërisë – Tiranë, Durrës, Krujë.
FESH-TUBI. Gjatë viteve të eksperiencës ne kemi fituar besimin e konsumatorit duke punuar me cilësi dhe duke bashkëpunuar ngushtësisht me emra si: Alfa gomma, Effast, Feuer vogel, Mullenbach, Omv, Ridart, Tomes, Tubi gomma Torino. Fesh tubi është vazhdimisht adapt për të përdorur teknika te reja dhe risi inovative për tregun, për të tregtuar produkte me standarde të një cilësie të lartë dhe të pakrahasueshme. Tek FESH-TUBI do të gjeni zgjidhje për tuba dhe rakorderi industriale që importohen nga Gjermania, Italia etj. Fesh Tub vjen tek ju për t`ju shërbyer për cdo porosi me kosto dhe cilësi që qendrojnë mirë me njëra tjetrën.
TEKNO FIRE u themelua në Shqipëri gjatë vitit 2006 dhe më pas zgjeruam aktivitetin dhe zyrat tona në Itali dhe Katar dhe aktualisht kemi një fuqi punëtore Shumë-Kombshe prej 676 veta të kualifikuar dhe me përvojë. Kompania është e specializuar në instalimin dhe mirëmbajtjen e sitemeve kundra zjarrit, Sistemet Elektrike dhe Mekanike. Ne ndjekim rregulloret më të fundit të QCS dhe ndjekim standardet UNI, EN, NFPA, FM. TEKNO FIRE është lider dhe specialist ne sistemet kundra zjarrit, punimet mekanike, elektrike dhe hidraulike, Ftohja me uje te ftohtë, ngrohja, ventilimi dhe ajri i kondicionuar si dhe Mirëmbajtja. TEKNO FIRE krenohet me çdo instalim i cili fillon nga qendrat tregtare deri tek gradacelat me te larta. Misioni Për të siguruar një shërbim të plotë ndërtimi, instalimi, mirëmbajtjeje dhe konsulence për një gamë të gjerë klientësh privatë dhe biznese në të gjithë botën. Ne jemi të përkushtuar për të siguruar nivelin më të lartë të shërbimit, përsosmërinë e dizajnit dhe zbatim te hollësishem duke ruajtur vlerat tona kryesore të besimit. Integritet, transparencë dhe etikë në punë. Vizioni Për t’u bërë kompania me e kerkuar per punet mekanike, elektrike, hidraulike dhe sistemve te fikjes zjarrit ne gjirin Arabik. Te vleresuar për cilësinë e jashtëzakonshme të punës sonë dhe angazhimin tonë për suksesin e çdo projekti.

Nëse Biznesi juaj
nuk gjendet këtu?

Rregjistroje tani

Open chat
Përshëndetje👋
Si mund të ju ndihmojmë?