Loading...

All Hidraulike

Showing Hidraulike 11-17 of 17
BRIKA Hidraulike bashkëpunon me markat më prestigjoze ndëkombëtare, garanton cilësinë dhe çmimet më të mira ne treg. Suksesi i arritur gjatë këtyre viteve e bën kompaninë tonë gjithmonë të kërkohet maksimumi duke ecur me hapa të vegjël dhe të sigurt drejt te ardhmes. Na kontaktoni dhe vizitoni dyqanet tona që të mos keni nevojë të lodheni dhe të shpenzoni paratë dhe kohën tuaj diku tjeter.
Lamthi Business sh.p.k, operon në tregun shqiptar që prej vitit 2009 si lider i markave Europiane më të njohura në fushën e termo-hidraulikës dhe teknologjisë së ujit. Për të ofruar produktet më të kërkuara dhe cilësore në treg, sjellim pranë jush ekskluzivitetin e disa prej markave më të njohura në tregun Italian, Gjerman por edhe në rang botëror. Materialet dhe produktet që tregëtohen janë të teknologjisë së kohëve të fundit si: • produkte hidraulike • hidrosanitare • sisteme ngrohje-ftohje • panele diellore • produkte për pishine,etj.\ Piscina Wellness është partner ekskluziv i Lamthi Group për Ballkanin e cila prej 30 vitesh operon në Europë dhe është e specializuar në sektorin e ndërtimit dhe montimit për: Pishina, Sauna, Banjo Turke, Haloterapi (Dhoma me kripë), Kalim Kneipp, Hidromasazh, Shatërvane, Jakuzzi, etj. PISCINA & WELLNESS tashmë e njohur si lider në këtë fushë, mund të realizojë punimet si më poshtë: Pishinë aquapark, pishinë për vila, pishinë për komplekse, pishinë të brendshme, pishinë dimërore, pishina pa klor, pishinë olimpike si dhe shatërvane dhe kaskada. Kompania gjithashtu ofron të gjithë akesorët e nevojshëm: aksesorë pishine, detergjent, kimikate, sisteme automatike dozimi për kimikate, etj.
Fokusi dhe strategjia e kompanisë RUSI EN-DEN është cilësia maksimale. Aktiviteti ynë ka nisur në fillim dhe është rritur vit pas viti me hapa të mëdhenj. Ka qenë një kënaqësi bashkëpunimi me klientët tanë .Kemi rritur gamën e produkteve duke qenë gjithmonë besnikë në cilësi. Bashkëpunojmë me partnerë prestigjozë nga Italia, Gjermania e shumë vende të tjera të Evropës, produktet e të cilëve janë të çertifikuara dhe konform normave e direktivave të Komunitetit Europian. RUSI EN-DEN vlerëson kërkesat dhe mendimet e klineteve dhe kenaqja e tyre është prioriteti ynë.Tashmë jemi pranë jush në kohë reale , ne çdo qytet të Shqiperisë dhe me gjërë.
Në vitin 2002 kompania Aperto u spostua me qender ne qytetin e Lezhës, kështu ajo filloi të operonte në gjithë veriun e Shqipërisë. Më pas në 2016 u hap një filial i rëndësishëm në Tiranë, duke e zgjeruar më tej aktivitetin e kompanisë. Sot, Aperto sh.p.k ofron një gamë të gjerë produktesh për hidrosanitare, sistem ngrohje-ftohje, panele solare etj. Duke respektuar shijet e klientëve Aperto sh.p.k siguron për ju përvec cilësisë së produktit, gjithashtu sjell edhe stilet më bashkëkohore për t`iu përshtatur kërkesave dhe porosive tuaja.
Teoren prej më shumë se një dekade përzgjedh dhe tregton më të mirën duke bashkëpunuar me cilësinë dhe elegancën Franceze, novacionin Gjerman dhe Austriak, stilin e veçantë Italian, përsosmërinë Zviceriane dhe krijimtarinë Spanjolle, të gjitha me çmimet më të ndershme tek Teoren. Në Teoren gjeni përvojën e fituar dhe të përçuar nga brezi në brez, duke qenë gjithmonë të informuar mbi prurjet e reja në treg. Në Teoren gjeni një staf të mirë trajnuar, që përkushtohet për t’ju këshilluar mbi zgjedhjen më të mirë. Për të qenë sa më pranë çdo personi, Teoren mbështetet në 6 ekspozita kryesore midis Durrësit dhe Tiranës si dhe 17 pika Eglo në të gjithë Shqipërinë dhe në një rrjet të konsoliduar distribucioni me mbi 1.500 partnerë në të gjithë vendin. Teoren shpk është konsoliduar si kompani në 5 janar të vitit 2005. Ku ka nisur aktivitetin e saj në import-eksport, dhe sot është një ndër kompanitë me emër të mirë në fushën e veprimtarive ku operon, si: Ndriçues, Sistemet e trajtimit të ujit, Hidrosanitare, Elektrike, Hidraulike, Sitemet qëndrore të Ngrohje – Ftohje, Termoizolim dhe Bojra dhe me mbi 150 punonjës. Si një kompani solide, dinamike dhe inovative Teoren ofron një raport gjithmonë të drejtë cilësi – çmim me anë të produkteve të certifikuara sipas standarteve ndërkombetare. Magazina qendrore e hapur në vitin 2005 dhe administrata ndodhen në Autostradën Durrës-Tiranë, km 15, Borakë. Në vitin 2016, Teoren çel ekspoziten Teoren – Eglo, me një sipërfaqe 1000 m2 në Rrugën e Kavajes, kompleksi Park Construction (ish parku i autobuseve). Në vitin 2017, Teoren çel ekspoziten e 4-të në Durrës me një sipërfaqe 150 m2 Lagjia 4, Rruga Enver Zazani, Durrës. (Tek Valuta, Përballë bustit të Azem Hajdarit). Në vitin 2018, Teoren çel ekspozitën e radhës në Qëndrën tregtare dedikuar shtëpise Prestige Home, Autostrada Durrës Tiranë (pranë City Park) Teoren mbulon 100 % të territorit Shqiptar, me një rrjet distribucioni të zhvilluar ndër vite i cili arrin ti përgjigjet në kohë reale nevojave dhe kërkesave të partnereve tanë të cilet janë mbi 1.500 në të gjithë Shqiperine.
Top Standart është përfaqësues ekskluziv i GSI Ceramica ( Gruppo Sanitari Italia) Remer Rubinetterie, Kariba, Casseta, Incasso. Të gjitha këto me shumicë dhe pakicë. TOP STANDART, standarti më i lartë për qendrat tregtare, hotele, restorante, vila dhe shtëpi. Gjithmonë pranë jush me produkte cilësore.
Prej 15 vitesh me njësi edhe në qytetin e Tiranës. “Vjosa” shpk ndër vite ka realizuar ndërtime të objekteve civile banimi, rikonstruksione të ambienteve tregtare e institucionale në disa qytete të vendit, ndërtuar rrugë ndërqytetase, ndërtimin e linjave optike, fasada te ventiluara dhe sistem kapot etj.

Nëse Biznesi juaj
nuk gjendet këtu?

Rregjistroje tani

Open chat
Përshëndetje👋
Si mund të ju ndihmojmë?