Loading...

All Elektronike

Platforma më e plotë televizive IPTV/OTT për të gjithë shqiptarët në të gjithë globin. Paketat e abonimit përfshijnë dhe kanalet dhe programet televizive të përzgjedhura nga platformat shqiptare dhe të huaja. Me TiBO shikon TV shqip dhe Sport Live në Samsung Smart TV, LG Smart TV, Android Smart TV, Apple TV, me Box Android dhe në Mobile TV.
Mobile One Shop ju jep mundesine te gjeni lehtesisht telefonin qe deshironi dhe ta dergoni ne shtepine tuaj pa humbur kohe, pavaresisht nga vendndodhja juaj. Ekipi yne eshte plotesisht i perkushtuar dhe shume i pasionuar per t’ju ndihmuar me ate qe ju nevojitet. Shto biznesin tend ne biznese.vip (kliko ketu)
Smart Tronic eshte nje kompani qe u themelua ne Shtator te vitit 2015. Fillimisht kompania u fokusua ne shitjet online. Pas nje suksesi te arritur me nje cilesi shume te larte te produkteve tonaarritem te fitonim besimin e klienteve tane. Kjo gje na motivoi te vazhdonim me tej punen tone duke garantuar produktet me cilesore ne treg dhe nji sherbim korrekt dhe serioz nga ana e stafittone. Sot kompania jone vazhdon me punen e suksesshme duke ofruar produkte te nje cilesie shume telarte me cmimet me konkuruese. Cilesia e produkteve,garancia qe I ofrohet klientit e ka bereSmart Tronic te rrise kapacitetet importuese 10 here me shume .Smart Tronic ofron nje game temadhe te aparateve celulare si dhe markave me te fundit ne treg. Per te qene sa me prane klientve tane per te qene kudo ku klienti eshte Smart Tronic ka krijuar bashkpunime me korrier ne te gjithe Shqiperine per te derguar tek klienti ne nje kohe rekord Brenda 24 oreve produktin
Elektro-Servis është pjesë e grupit Balfin, Gupi më i madh i investimeve në Shqipëri dhe midis më të mëdhajave në Ballkan dhe më tej. Fokusi dhe aktiviteti kryesorë i Ndërmarrjes është ofrimi i shërbimit mbas shitjes për të gjitha produktet elektrike dhe elektroinika të tilla si: Të Bardhat, Të errëtat dhe Elektro-Shtepiaket. Elektro-Servis është servisi më i madh i këtij tipi në Shqipëri dhe në shtetet fqinj dhe gjithashtu që ka të drejtat eksluzive për market më me zë në Botë si: SAMSUNG, LG, SONY, PHILIPS, ALCATEL, BEKO, BOSCH etj… Këto shërbime ofrohen nga një staff i dedikuar dhe specializuar profesionalisht për të ndihmuar klientët në çdo orë të ditës kudo që të ndodhen. Riparimet  ofrohen tek Ndërmarrja jonë  ose në shtëpitë e klientëve. Gjithashtu në të njëjtin ambjent ndodhen dhe zyrat e Adminstrimit dhe të suportit. Elektro-Servis është servisi i autorizuar i Neptun Albania, dhe ofron shërbime për një gamë të gjerë të produkteve që tregtohen në dyqanet e kësaj firme. Neptun Albania është lider në tregtimin e pajisjeve elektroshtëpiake dhe të teknologjisë në Shqipëri.
“AZA Electronics” është themeluar në vitin 1997, fillimisht ka nisur si një sipërmarrje e vogël në qytetin e Vlorës për tu shndërruar brenda pak kohëve në një ndër aktorët kryesor të tregut të elektroshtëpiakeve në Shqipëri. Partneriteti përgjatë këtyre viteve mes “AZA Electronics” dhe kompanive lider jo vetëm në Itali, por edhe në Europë e më gjerë, i ka dhënë kompanisë kredibilitet dhe avantazh konkurues në treg për sa i përket cilësisë dhe çmimit të produkteve, duke e bërë atë të njihet gjerësisht si një markë prestigjoze. Emri i markës “AZA Electronics” tashmë lidhet drejtpërsëdrejti me fokusin ndaj klientit si dhe me raportin e drejtë shërbim-cilësi-çmim. Pikerisht konsolidimi i trinomit shërbim-cilësi-cmim është baza e strategjisë së zgjerimit të kompanisë në tregun e retail-it,e cila ka bërë që ajo të fokusohet në krijimin e një realiteti ku përfitimi i klientit është i vërtetë dhe i prekshëm.
2A Electronic Service Informacionet e fundit per teknologjine.
Atila Electronics vjen për t’ju shërbyer juve në fushën e aksesorëve dhe komponentëve elektronikë që nga fillimet e tregut të lirë në Shqipëri dhe tani kemi bindjen se jemi në pararoje të ketij tregu. Tek ne do të gjeni elementë dhe komponentë elektronikë të të gjitha llojeve dhe modeleve duke siguruar suport të plotë dhe të përhershëm për të gjithë Inxhinierët dhe teknikët që operojnë në fushën e riparimeve elektrike dhe elektronike. Tek ne do të gjeni qarqe elektronike të integruar, elementë diskretë transformatorë ushqimi, transformatorë rrieshti të frekuencave të larta, Instrumenta matës, mjete pune dhe gjithshka tjetër që nevojitet në fushën e riparim-shërbimeve elektronikë.
ELEKTRONIC CAUSHI SH.P.K
Përgatitur në sektorë në zhvillim telekomunikacioni, automatizimi, industriale elektrike, civile, CCTV, sistemet e zbulimit të zjarrit, anti-ndërhyrje dhe energji të ripërtëritshme, realizon projektet e tij me cilësi të lartë dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare. Ne jemi të gatshëm, efikas dhe të përgatitur, për t'u përballur me sfidat e mëdha dhe për të dhënë maksimumin. Kompania jonë ka lindur nga dëshira për të qenë në gjendje të ndërthurë efikasitetin dhe etikën në punë. Krijimi i kushteve për besim të ndërsjellë dhe besim është qëllimi ynë i parë! Pa të, kushtet për një bashkëpunim optimal mungojnë. Pikat e forta tona janë shërbimi ynë "kyç": nuk do të shqetësoheni për asgjë! Nga analiza në projekt, nga instalimi te konfigurimi, ne kujdesemi për nevojat tuaja dhe i kthejmë ato në realitet, duke ju ndjekur në fazën pas shitjes dhe ju garantojmë një shërbim cilësor. Shkathtësitë specifike dhe dalluese të secilit anëtar të ekipit: profesionalizmi, qasja etike, vëmendja e klientit janë vlera e shtuar.

RATECH u krijua si brand në 01 Shtator 2007.

Vizioni ishte i qartë. Partnerët furnitor u zgjodhën me kujdes për të përmbushur kërkesat e tregut të asaj kohe dhe zhvillimit teknlogjik që po priste territori Shqiptar.

2010: Dep. IT Për 3 vite me radhë stafi i dedikuar i RATECH krijoi besueshmëri e seriozitet për klientelën, duke deleguar kështu pasionin dhe nevojën e teknologjisë për një jetë të sigurt. Për të përmbushur misionin u zhvillua një zyrë e dedikuar totalisht teknologjisë: Departamenti IT

2014: Projekte “BIG” Sajë investimeve të pandërprera drejt produkteve dhe shërbimeve më cilësore, RATECH fitoi terren në kontrata shumë të rëndësishme. Projekte madhore u bënë realitet përtej sfidave dhe kushteve të vështira të vendit.

2015: Rifreskim Brandi Tetë vite në treg i dhanë RATECH pjekurinë e duhur dhe sigurinë e daljes me një imazh të ri, më modern dhe tërësisht të përshtatur me pozicionin e fituar.Logoja e re u përshtat me fokusin dhe lenten e kamerës, që nënkuptojnë survejim të pandërprerë për një siguri maksimale.

2018: Zyra të Reja Pas një dekade të suksesshme, RATECH projektoi shtëpinë e re, më të madhe, më teknologjike dhe më mikpritëse. Zyrat e reja u përshtatën me organogramën e avancuar dhe në shërbim të çdo departamenti në mënyrë të tillë që kompania të shfrytëzoj kohën dhe potencialin maksimal.

Saldi Electric është një kompani prestigjoze që operon suksesshëm prej vitit 2003 në tregun shqiptar dhe konkuron denjësisht në tregëtimin e një game të gjerë të materialeve industriale dhe elektrike për shtëpi. Saldi Electric shpreson që ju do të gjeni jo vetëm atë që kërkoni por dhe një partner të besueshëm për të bashkëpunuar. Ne synojmë që të krijojmë një standard të lartë në tregun shqiptar për materialet elektrike dhe industriale si dhe për të krijuar një linjë unike në shërbim të kërkesave tuaja.

Nëse Biznesi juaj
nuk gjendet këtu?

Rregjistroje tani

Open chat
Përshëndetje👋
Si mund të ju ndihmojmë?