Loading...

All Ndërtim

Showing Ndërtim 11-20 of 148
AB Bogdani. Pasioni ynë i kalon çdo ditë kufijtë e asaj që është e mundur për të nxitur një të ardhme të qëndrueshme. Njëkohësisht, vlerat e forta të shoqërisë i japin formë punës, kulturës dhe sjelljes sonë. Kredibiliteti ynë varet nga besueshmëria jonë, dhe ne bëjmë atë që themi. Ne veprojmë në mënyrë transparente dhe gjithmonë përpiqemi të mbajmë premtimet tona.
Tek Makineri PVC Albania ju ofrojmë më të mirën për ju dhe biznesin tuaj. Ne nuk ofrojmë vetem shitjen e makinerive por ju ndjekim gjatë gjithe procesit duke ofruar mirëmbajtje, asistencë dhe pjesë për të gjitha makineritë që blihen tek ne. Perpiqemi maksimalisht që klientët tanë të ngelen të kënaqur me punën tonë. Përse të na zgjidhni ne:  
Porte finestre është një kompani e cila operon në tregun e dyerve dhe dritareve prej më shumë se 10 viteve. Kënaqësi e jona të jemi pranë klientëve tanë.

MISIONI PORTE FINESTRE

Misioni i Porte finestre është që të jemi sa më të gjendur pranë klientëve tanë. Të jemi në ndihmë të tyre në cdo kohë me cilësinë dhe shërbimin më të mirë që ofron tregu

VIZIONI YNE

Ne synojmë të jemi partnerët më të besueshëm për klientët tanë dhe të sigurojmë mbulim maksimal të tregut në këtë fushë. Ne synojmë të jemi gjithmonë në një proces drejt risive dhe inovacioneve të reja.Ne synojmë të jemi një staf sa më profesional dhe i motivuar.Ne synojmë të ruajmë gjithmonë vlerat tona bazë që janë integriteti, ekselenca, klienti prioriteti ynë.
Mirësevini në FENSTERBAU një nga markat lider dhe kryesor për zgjidhje. Ai është i bazuar në polimere në sektorin e ndërtimit ,atë automobilistik dhe në sektorin industrial. Jemi në treg prej 10 vjetësh dhe kemi punuar me më shumë se 500 klientë në të gjithë Shqipërinë. Inovacione dhe përparim në kohëra të mira dhe me shumë sfida: Mësoni fakte interesante për historinë e FENSTERBAU, të suksesit dhe rrugëtimin që po ndjekim. Duke u fokusuar në qëndrueshmëri dhe në kërkesat e brezave të ardhshëm. Jemi në dispozicionin tuaj për cdo lloj porosie që mund të keni. Mjafton një telefonatë nga ana juaj dhe në shumë pak kohë jemi aty duke realizuar vizionin tuaj.

Dimensioni i ri i dritareve. Për jetën e sotme nga REHAU Albania.

Teknologjia moderne është një pjesë thelbësore e jetës sonë të përditshme. Pse të mos e bëni edhe për dritaret ? Me dritare REHAU, jeni të hapur ndaj çdo mundësie – pavarësisht nëse kërkoni dizajnë të pazakonta, produkte të qëndrueshme ose zgjidhje inteligjente. Mësoni më shumë rreth produkteve tona më interesante:

Dritare moderne që përqafojnë stilin e jetës tonë

REHAU i ka vendosur vetës qëllimin për të zhvilluar dritare dhe dyer që janë po aq moderne sa edhe jetët tona. Të cilat jo vetëm që na tregojnë botën, por gjithashtu na sigurojnë ajër të pastër, edhe kur janë të mbyllura. Madje që na mbrojnë edhe nga hajdutët para se të ndodhë diçka.

Është REHAU zgjedhja juaj? Kontaktoni shoqërinë e specializuar kompetente në zonën ku banoni.

Drita dhe vizibiliteti më i mirë

Një arkitekturë e hapur dhe plot dritë nuk ka qenë kurrë më parë kaq e kërkuar sa sot. Dritaret e mëdha kanë dhënë kontributin vendimtar për këtë.

Ndjehuni thjeshtë të sigurt me REHAU Albania

Dritaret REHAU ofrojnë mbrojtje optimale nga vjedhjet. Ju mund të vendosni nivelin e rezistencës së dritareve tuaja sipas kërkesave tuaja personale të sigurisë. Madje edhe niveli i rezistencës në nivelin RC 3 mund të realizohet lehtësisht me masat e duhura shtesë.

Çdo 3 minuta ndodh një tentativë vjedhjeje në Gjermani. Në mbi një të tretën e rasteve, falë pajisjeve të sigurisë minimizohet konsiderueshëm tentativa për vjedhje.

Smart Guard Largon hajdutët përpara se të shkaktojnë ndonjë dëm.

Me REHAU Smart Guard ne kemi avancuar një hap më tej. Sinjalet vizuale dhe zanore i tregojnë qartë hajdutit që as të mos e mendojë ta tentojë vjedhjen. Ndalimi aktiv ndihmon në parandalimin e dëmtimit të dritareve dhe dyerve.

Ngjyrat dhe format që u përshtaten çdo shije

Programi KALEIDO COLOR ju ofron një gamë të gjerë variantesh të ngjyrave dhe dizajnit. Në varësi të pamjes së dëshiruar dhe strukturës së sipërfaqes, përdoren procese të ndryshme, të tilla si llakimi ose shtresa me fletë alumini. Dritaret me cilësi të lartë me pamjen e aluminit të frymëzojnë me veshjen e aluminit. Rezultati: më shumë se 400 opsione dizajni.

Natyrisht, pamjet e ndryshme mund të kombinohen me njëra-tjetrën si brenda edhe jashtë.

Ruajtja e klimës optimale të dhomës kursen kostot e ngrohjes dhe ju mban të shëndetshëm

Klima e brenda në shtëpi është ekzistenciale pasi ajo përcakton shëndetin dhe performancën tuaj. Përveç temperaturës së duhur, mjaftueshëm ajër i pastër dhe lagështia optimale luajnë një rol vendimtar.

Kurseni energji dhe mbrojeni mjedisin

Me sistemet tona të dritareve, e merrni nën kontroll konsumin tuaj të energjisë. Nivelet e larta të izolimit sigurojnë një konsum të ulët të energjisë – deri në 76 % më pak energji sesa me dritaret e vjetra*.

Zgjidhni dritaret tuaja REHAU me kursim energjie

Mjedisi ynë Përgjegjësia jonë

Si një shoqëri që prodhon globalisht, REHAU mban një përgjegjësi të veçantë për njerëzit dhe mjedisin. Jemi vazhdimisht duke optimizuar përdorimin e burimeve dhe efiçencën e energjisë në fabrikat dhe produktet tona. Deri në 2020, REHAU do të investojë mbi 65 milionë euro në impiantet e veta dhe në impiantet të jashtme të riciklimit për të ruajtur burimet në mënyrë të qëndrueshme.

Dritare Rehau për një shtëpi komode

Sistemet tona të dritareve gjithashtu ofrojnë shumë mundësi kur bëhet fjalë për komfortin. Dritaret REHAU ju garantojnë që të mos shqetësoheni për zhurmat, pastërtinë dhe aksesin.

Sistemet tona

REHAU ju ofron teknologji të lartë për komfort maksimal, duke ju përgjigjur kërkesave të sotme dhe të nesërme – pavarësisht nëse flitet për dritare, ballkon, tarracë dhe dyer të jashtme apo dyert me hapje nga lart dhe me rrëshqitje.

Për më shumë vizitoni Biznese.vip  
ELIO KLIMA është një kompani e themeluar në vitin 2008 e cila i është bashkuar konkurrencës së tregut duke ofruar panele diellore dhe sisteme kondicionimi të një cilësie shumë të lartë dhe efikase për të bërë diferencën. Diferenca jonë theksohet nëpërmjet produkteve që ne ofrojmë, sepse u kemi qenë dhe u jemi besnikë klientëve dhe kënaqësisë së tyre. Puna jonë konsiston në arritjet e shtimit të klientëve të kënaqur duke krijuar një partneritet të fortë dhe afatgjatë me ta. ELIO KLIMA ofron për ju panele diellore të markës MEGASUN, EKOTHERM , BRAUN, ASSOS dhe kondicionerët që i përkasin MITSUBISHI ELECTRIC të cilat janë markat më të njohura në mbarë botën . Produktet tona janë zgjedhja e duhur si për ndërtesa rezidenciale ashtu edhe për ndërtesa komerciale. Në kompaninë tonë do të gjeni zgjidhje në çdo kohë për kërkesat tuaja. Qëllimi ynë është të plotësojmë nevojat e klientëve duke u bazuar gjithmonë edhe në raportin cilësi-çmim.   MISIONI Misioni ynë është komforti dhe rehatia juaj , duke ofruar një gamë të gjerë shërbimesh dhe produktesh të çertifikuar sipas standarteve Evropiane në fushën e paneleve diellore dhe sistemet e kondicionimit. Inovacioni në dizajnin e produkteve si dhe specifikat e ndryshme dominojnë tregun duke bërë diferencën. Të ofrojmë shërbime cilësore që tejkalojnë pritshmëritë e klientëve tanë të nderuar. Të ndërtojmë marrëdhënie afatgjata me klientët nëpëmjet besimit dhe risive të biznesit tonë.   STAFI Kompania përbëhet nga punonjës tepër të aftë dhe të kualifikuar të cilët kryejnë punën me profesionalizëm dhe përkushtim . Stafi jep rekomandimet e nevojshme për të plotësuar kërkesat e klientëve. Fokusi drejt cilësisë dhe bashkëpunimi janë veçoritë që na dallojnë nga konkurrenca

Formuar nga Vladimir Gjekaj, dhe Arben Marku me 22 vite përvojë në industrinë e ndërtimit kompania “Ilyonis Constructions” është e njohur jo vetëm në tregun lokal por edhe jashtë saj. Bazuar në ndërtimin me cilësi të lartë, teknologji dhe materiale cilësore, dizajnim e mjediseve funksionale me një dizajn modern,”Ilyonis Constructions” ka arritur të renditet ndër më të mirët,duke e zgjeruar aktivitetin e tij vit pas viti, por duke ruajtur cilësi të lartë dhe reflektimin e trendit të kohës.

Kompania Ilyonis Constructions vazhdon historitë e suksesit në sektorin e ndërtimit dhe ecën drejt një të ardhmje të ndritur për bazat e kompanisë duke u shërbyer klientëve dhe duke vënë në epiqendër të çdo vepre partneritetin me bashkëpunëtorët dhe klientët. Ilyonis do të përpiqet që të arrijë zhvillim të metejshëm financiar në përpjestim të drejtë me ndërtimet civile, projektet madhore dhe shërbimet profesionale. Puna e vazhdueshme e palodhshme ka sjellë një shpërblim të vyer duke shtuar peshën e emrit te Ilyonis Constructions në industrinë e ndërtimit, infrastrukturës urbane dhe shërbimeve të tjera. Kompania do të vazhdojë të shtrihet gjerësisht në çdo element përbërës të ndërtimit duke filluar nga projektet në ndërtimet civile, ndertime dhe menaxhime kompleksesh turistike, ndertime dhe menaxhime fshatrash turistik, infrastrukture, vepra arti, etj.

Italinox është përfaqësuesi ekskluziv për ARCELLOR MITTAL dhe FERLAT ACCIAI në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi. Italinox, me kërkimin e tij të vazhdueshëm për zgjidhje inovative dhe standardet e tij të cilësisë së lartë, është sot furnizuesi i vetëm i çelikut INOX i pranishëm direkt në Shqipëri me degën dhe magazinën e tij, për të lejuar menjëherë ndërtuesit të arrijnë realizime të niveleve të larta. ITALINOX Shqipëria shpk operon në treg që nga viti 2007. Italinox është përfaqësuesi ekskluziv për ARCELLOR MITTAL dhe FERLAT ACCIAI në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi. Italinox, me kërkimin e tij të vazhdueshëm për zgjidhje inovative dhe standardet e tij të cilësisë së lartë, është sot furnizuesi i vetëm i çelikut INOX i pranishëm direkt në Shqipëri me  magazinën e tij, për të lejuar menjëherë ndërtuesit të arrijnë realizime të niveleve të larta. Çfarë ofrojmë Ofrojmë gamën me të gjerë dhe të kompletuar të komponentëve inox AISI 304/316 në Shqiperi, ku përfshihen shufra inoxi, tuba inox, llamarina inox , profile inox , rekorderi inox dhe buloneri inox në formate, dimesione dhe spesorë të ndryshëm. Përvec gamës së gjerë të produkteve inox, Italinox Shqipëria ofron produkte të metaleve të ndryshme alumini, bronzi, gize, bakri dhe materiale plastike në formate, dimesione dhe spesorë të ndryshme. Përfshin rreth 40 lloje të ndryshme metalesh në formatet e mëposhtme: llamarina, rula, tuba, profile, shufra të rrumbullakëta, shufra katrore, shufra egzagonale dhe shufra te sheshta.  Me mbi 1000 ton material në gjendje me kualitet të certifikuar sipas standarteve europiane , arrijmë t’ju ofrojmë klientëve tanë në fushat e ndryshme farmaceutike, ushqimore, detare dhe nukleare shërbimin më të plotë.
Duke u bazuar në një konkurrencë jo të ndershme në tregun rajonal, M SORA qëndroi besnike ndaj klientit dhe gjithmonë solli produktet më cilësore dhe te reja, vetem prodhime të BASHKIMIT EUROPIAN. Ne do qëndrojmë të fortë dhe të palëkundur nga parimet që kemi: BESNIKERI, CILESI, KORREKTESI. Këto elementë duhet të na evidentojnë si rajon në të ardhmen. Prodhuesi, ndërtuesi dhe bisnesmeni shqiptar, kudo e rajon, duhet të motivohet dhe të motivojë punonjësit që të prezantohemi në Europë dhe në botë si rajon me shume vlera, punëtorë dhe korrektë. Vetëm me besnikëri, cilësi dhe korrektësi do të mund të japim një opinion të mirë për këtë vend.
ALUGLASS E themeluar në vitin 1993, Parllaku Glass është rritur për t’u bërë kompania më e madhe në punime Xhami dhe Alumini jo vetëm në Shqipëri, por edhe në rajon. Gjatë këtyre 25 viteve ne jemi përpjekur për t’i dhënë klientëve tanë zgjidhje të personalizuara për produktet e nevojshme të xhamit dhe aluminit dhe për të krijuar mundësi të reja për ta.Ne kemi ndërtuar një reputacion në fushën e shërbimeve të fabrikimit të aluminit të gamës së gjerë të dritareve dhe dyerve me cilësi të fortë dhe të besueshme. Produktet tona janë te prodhuara nga “EKU”, prodhuesi më i mirë dhe cilesor italian që është njëkohësisht edhe partneri ynë Gold. Ne punojmë vazhdimisht në përmirësimin e proceseve dhe dëshirojmë të përdorim vetem furnizuesit që ofrojnë cilësi të padiskutueshme të produktit. Ne besojmë se një marrëdhënie e ngushtë dhe një shkëmbim i vazhdueshëm i informacionit teknik me klientët tanë është thelbësor. Ne ofrojmë zgjidhje të përgjegjshme dhe në kohë për të gjitha kërkesat tuaja. Ekspertët tanë do t’ju ndihmojnë të vlerësoni dhe përmbushni nevojat tuaja për cdo punim xhami dhe alumini, nga dizajni deri te realizimi dhe instalimi. Ne mund të përmbushim sfidën tuaj! Prioriteti ynë është të plotësojmë kërkesat e konsumatorëve duke përdorur produkte të cilësisë së parë. Ne perdorim produktet e Sistemit EKU. Politika e kontrollit të cilësisë dhe përmirësimit të vazhdueshëm do të sigurojë që cilësia e produktit tuaj të jetë gjithmonë në nivelin më të lartë të mundshëm. Ne jemi të vendosur të bëhemi dhe të mbetemi furnizuesin tuaj të zgjedhur. Linja jonë e prodhimit, lëndët e para të përdorura dhe menaxhimi profesional i cdo kerkese është çelësi i suksesit tone.

Nëse Biznesi juaj
nuk gjendet këtu?

Rregjistroje tani

Open chat
Përshëndetje👋
Si mund të ju ndihmojmë?