Loading...

All Ndërtim

Showing Ndërtim 21-30 of 148
EMSH është një emër që vjen si produkt i EuroMetal Shkëmbi. Në bazë të kulturës artizanale dhe angazhimit të familjes Shkëmbi, kjo kompani ka kontribuar në transformimin prej nje koncepti artizanal në nje produkt industrial. E krijuar ne vitin 1995, EMSH ështe nje kompani lider ne tregun Shqiptar ne prodhimin e dyerve te sigurise dhe lider ne prodhimin & shitjen e dyerve per aplikeme ne ambinete te jashte . Kompania harton, prodhon dhe teston dyert e saj në Shqipëri dhe në të gjitha hapesirat qe i orienton tregu. Tregu shqiptar e njeh EMSH si një lider në një game te gjere produktesh kualitative. EMSH prodhon dyer të përshtatura me standardet më të larta të cilësisë. Të gjitha produktet baze te perdorura nga Emsh janë të certifikuara: Fortesia (Klasi 1,2, 3 & 4), izolimi akustik, izolimin termik, uji dhe era. Të gjitha fazat e prodhimit kryhen në kompani, kjo është forca që lejon krijimin e një produkti unik me nje dizajn të perzgjedhur. Qëllimi i EMSH është që të ofrojë zgjidhje për arkitektë dhe projektues të brendshëm përmes një shumëllojshmërie të gjerë të propozimeve teknike dhe estetike. Karakteristikat që na dallojnë janë: Siguria, Dizajn, Komforti dhe Besueshmëria. EMSH mbron mjedisin, puna e saj është realisht e orientuar në konceptet e qëndrueshmërisë dhe bashkejeteses mjedisore, siç është konfirmuar nga certifikata në pronësi të saj. EMSH zbaton një politikë respektimi ndaj vendit ku ajo u lind dhe vazhdon të punojë, përmes përdorimit të materialeve të reja dhe të riciklueshme. Të gjitha vendimet e biznesit, nga strategjik tek ai operativ, janë bërë duke vendosur ne vëmendje primare përgjegjësinë sociale ndaj mbrojtjes së mjedisit, si një tipar i larte i nje detyrimi qytetar & shoqeror. EMSH ka qenë gjithmonë e angazhuar për zhvillimin e qelizave sociale në të cilat qendron dhe promovimi kulturor.
Abitat Group lindi si një ndërmarrje totalisht italiane. Ishte një ide dhe vendimmarrje e Dierres spa Itali, për krijimin në Shqipëri të një ndërmarrje 100 % italiane, 100% markë Dierre, 100% distributor zyrtar i kësaj marke. Fillon me krijimin e saj, në vitin 2010 me Administrator dhe ortak të vetëm Z. Genti Bedalli. Kjo kompani do t`i qendrojë besnike standardeve bashkëkohore duke qenë pjesë e projekteve të reja e sa me inovative të një cilësie dhe sigurie të lartë.
Alca. Ne jemi rritur ndër vite përmes përpjekjeve dhe përkushtimit të stafit tonë, së bashku me risitë e vazhdueshme teknologjike në sektorin prodhimit. Bashkëpunime strategjike si dhe projekte referuese me arkitektë të njohur ndërkombëtar, dëshmojnë evolucionin tonë. MISIONI Ne mbështesim në mënyrë strikte dhe me përkushtim të plotë arkitektëve dhe investitorët në realizimin dhe montimin e fasadave falë një ekspertize inxhinierike të nivelit të lartë. Investime të vazhueshme në njerëz dhe teknologji, na lejojnë të jemi shumë aktive në zhvillimin e vazhdueshëm arkitektonik në botë. Kompania ofron projektimin, prodhimin dhe montimin e fasadave, dyer, dritare, grila persiane, parmake, frangisole, etj. Firma ALCA shpk bazohet në një staf të përgatitur e të specializuar në Itali si inxhinierë, ekonomistë, menaxherë e punëtore të kualifikuar në këtë profil. Furnitor i vetëm i profileve të aluminit, aksesoreve, guarnicioneve, drurit është firma Italiane METRA spa, lider jo vetëm në Itali por edhe në botë në industrinë e aluminit për qëllime ndërtimi objektesh, industri makinash, konservime ushqimesh, etj.
Kompania Veral ka investuar ne teknologjite e reja dhe ka ecur me ritme te larta duke u bere nje nga kompanite me cilesore dhe me te medha te Aluminit ne Greqi. Nje grup njerezish me objektiva te larta, me nje pasion mbi cilesine dhe sjell: inovacione, projektime, prodhime dhe instalime te produkteve me te reja ne treg. Me muaj te tere, stafi ka qene pjesmarres ne shume seminare. Kompania trajnon personelin ne menyren me te kualifikuar qe ata te jene me te miret e fushes se, ne menyre qe personeli i kompanise te behet me i miri.
ALUMIL ALBANIA. Një rrjet i fuqishëm ndërkombëtar i shitjeve në mbi 60 vende të botës, me 32 degë në të gjithë globin, në të gjitha kontinentet, dëshmojnë se ALUMIL është ndër furnizuesit kryesorë të sistemeve të aluminit arkitekturor, me produkte që plotësojnë kërkesat më të larta dhe mbulojnë një gamë mbresëlënëse nevojash arkitekturore.

Për mbi 30 vjet, ne hartimin dhe zhvillimin e zgjidhjeve në shkallë globale dhe ofrojnë produkte të përshtatura sipas nevojave lokale të secilit treg. Përvoja e akumuluar e ALUMIL nëpërmjet angazhimit të saj në tregjet ndërkombëtare çon në zgjidhje që përfshijnë teknologjinë më të avancuar dhe produktet që janë të një-lloji.

Rrjeti i gjerë i degëve tona në mbarë botën, numri i madh i fabrikave tona private dhe qendrat tona të shpërndarjes të shumta sigurojnë shërbim efikas ndërkombëtar.
  • Prezenca në mbi 60 vende në të gjitha kontinentet.
  • 32 Filialet në mbarë botën.
  • 12 fabrika në 6 vende: Greqia, Bullgaria, Rumania, Shqipëria, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina.
  • Shitjet të zotëruara privatisht & Dyqanet e distribucionit (SDS): Greqia, Rumania, Serbia, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Qipro, Kroacia, Fyrom, Bullgaria, Kosova, Turqia, Egjipti, Kenia, Australia, Rusia, India.
  • 10.000 partnerë në mbarë botën.
  • Strong Inxhinieri (Greqi, SHBA, Rumani, Serbi, Dubai, Indi).
Mbi 30 vjet dizajnim të produkteve të aluminit me cilësi të lartë, ALUMIL është një nga emrat më të mëdhenj dhe më të besuar për dritaret e shtëpive, dyert e oborrit dhe fasadat. Bota po ndryshon me shpejtësi dhe çdo ditë lindin kërkesa të reja. Ndërtesat moderne kërkojnë dizenjimin dhe ndërtimin e sistemeve të dyer dritareve me standarde të larta. Duke u fokusuar gjithmonë në specifikimet dhe kërkesat e tregjeve më të përparuara në mbarë botën, ALUMIL Albania ka krijuar një portofol produkt i cili përfshin produkte inovative dhe i përgjigjet në mënyrë të përsosur nevojave moderne të ndërtimit.alumil albania
Cullhaj shpk merret prodhimin, shitjen, shpendarjen dhe montimin e llojeve të ndryshme të qepenave, grilave, dyerve, dritareve, tendave, etj. Përvoja shumëvjeçare dhe njohuritë teknike, në evolucion të vazhdueshëm në këtë fushë, garantojnë produkte të standardeve të larta të teknologjisë evropiane, duke përdorur vetëm materiale të certifikuara dhe pjesë vartëse nga kompanitë më të mëdha ndërkombëtare dhe vendase të tregut.
Misioni i kompanisë Vetrofusione Gjoka është të ofrojë punime të të gjitha llojeve që kanë të bëjnë me punime xhami dhe duralumini. Vetrofusione Gjoka kryen përpunime dhe transformimin e xhamit në temperim dhe harkim. Kompania bën prerje më numerik, bizhutë, zmusime, bombardim etj. Te Vetrofusione Gjoka do të gjeni tëgjitha punimet me alumin dhe xham që ju dëshironi. Kompania Vetrofusione Gjoka ofron një gamë të gjërë shërbimesh me: Punime xhami; Punime alumini; Fasada xhami; Fasada të ventiluara; Fasada të strukturuara; Fasada gjysëm të strukturuara; Vetrata xhami; Xhama termik; Xhama akustik; Xhama të blinduara; Xhama kundër zhurmës dhe punime artistike të të gjithave llojeve.
ADA-VHS ofron një gamë të gjërë zgjidhjesh për produkte të ndryshme të prodhuara me teknologjinë më moderne në fabrikën e kompanisë nënë, VHS në Turqi. Të gjitha produktet vinë të certifikuara nga institutet e vendeve Evropiane. Të gjitha linjat e prodhimit janë të kontrolluara periodikisht nga institutet ndërkombëtare dhe vendore. Kompania merr përgjegjësinë jo vetëm me cilësinë e produktit, edhe për përvojën e stafit teknik dhe menaxherial dhe shërbimin e mirë ndaj klientëve.
Alfa-e Shpk ka një eksperiencë mjaft të gjerë në prodhimin e dyerve, dritareve, grilave, sistemeve të fasadave, etj. Baza teknike e kompanisë është e përbërë nga një skuadër e kualifikuar punonjësish që realizon punimet në përputhje me risitë teknologjike dhe arkitekturore. Jemi përkushtuar produkteve dhe shërbimeve cilësore mbështetur në materialet më të mira të prodhimit për të gjithë rangun e klientëve dhe partnerëve. Ne dëshirojmë të krijojmë një marrëdhënie afatgjatë me klientët tanë, bazuar mbi sigurinë, cilësinë, shërbimin dhe përkushtimin në çdo projekt që marrim përsipër. Vizioni ynë mbështetet në vlerat më të mira dhe në idetë e një stafi të kualifikuar dhe profesionist. Ne dëshirojmë të krijojmë një marrëdhënie afatgjatë me klientët tanë, bazuar mbi sigurinë, cilësinë, shërbimin dhe përkushtimin në çdo projekt që marrim përsipër.
Çfarë është Albsteel? Prej vitit 2006 Papmetal plotëson më së miri nevojat e tregut shqiptar me produktet e çelikut siç janë: Profile tubolare, formate të ndryshme të llamarinave, konstruksione, profile çeliku etj. Cilësia e produkteve është gjithmonë në fokusin e kompanisë. Standarti i shërbimit gjithashtu. Në këtë drejtim kemi qenë gjithmonë të hapur për të pranuar & reflektuar mbi vërejtjet dhe sugjerimet e partnerëve dhe konsumatorëve me qellim plotësimin më së miri të standarteve të produktit dhe shërbimit që ofrojmë. A jemi të kënaqur me çfarë i kemi ofruar konsumatorit? A mundemi më shumë? Këto dhe shumë pyetje të tjera prej kohësh angazhojnë maksimalisht stafin tonë. Qellimi mbetet i njejtë. Gjithmonë standartin më të lartë në cilesinë e produkteve dhe shërbimin bashkëkohor. Ne mendojmë se e gjetëm një zgjidhje. Një zgjidhje e cila do të përmbushë këtë qellim.

Nëse Biznesi juaj
nuk gjendet këtu?

Rregjistroje tani

Open chat
Përshëndetje👋
Si mund të ju ndihmojmë?