Loading...
Cilësia dhe jetëgjatësia e materialeve që kompania ofron janë me produktet më cilësorë në treg. Olsi Hidrosanitare përzgjedh dhe tregton më të mirët e hidrosanitareve, rekorderive dhe aksesorëve. Të konsoliduar me vite experiencë, pasqyron seriozitet dhe garanci në shërbimet dhe produktet e saj, duke ndërthurur ngjyra, stil dhe cilësi të lartë me markat më prestigjoze të tregjeve botërore. Përkushtimi në atë që ofrojmë për klientët, dhe produktet e bazuara në kualitet janë besueshmëria që kompania jonë ofron për zgjidhjen e nevojave tuaja.
BRIKA Hidraulike bashkëpunon me markat më prestigjoze ndëkombëtare, garanton cilësinë dhe çmimet më të mira ne treg. Suksesi i arritur gjatë këtyre viteve e bën kompaninë tonë gjithmonë të kërkohet maksimumi duke ecur me hapa të vegjël dhe të sigurt drejt te ardhmes. Na kontaktoni dhe vizitoni dyqanet tona që të mos keni nevojë të lodheni dhe të shpenzoni paratë dhe kohën tuaj diku tjeter.
Kompania është distributor ekskluziv i TESY, ElPROM dhe GRANDI , bolierët më të mirë në treg! Gjithashtu dhe i pajisjeve hidrosanitare të markave ndërkombëtare Vitra, Roca, Fayans, Ece, Mega, GPD, ISVEA etj. Kompania ofron pajisje hidrosanitare dhe shumë produkte të tjera cilësore me çmimet më konkuruese në treg. Sjell pranë cdo klienti produkte nga më të ndryshmet, tepër cilësore si kabina dushi, bolierë, vaska, hidromasazh, sanitare e cdo gjë që ju kërkoni. Duke qenë e fokusuar në ruajtjen e vazhdueshme të cilësisë, Inspire Hidrosanitare ka si mision kryesor që të ofrojë dhe shesë produktet më të mira të tregut ndërkombëtar, të përballueshme dhe moderne, duke kuptuar më së miri nevojat e konsumatorëve për sigurinë dhe rehatinë në shtëpi, sidomos duke respektuar parimet e korrektësisë dhe partneritetit për mirëqënien e përgjithshme.
Lamthi Business sh.p.k, operon në tregun shqiptar që prej vitit 2009 si lider i markave Europiane më të njohura në fushën e termo-hidraulikës dhe teknologjisë së ujit. Për të ofruar produktet më të kërkuara dhe cilësore në treg, sjellim pranë jush ekskluzivitetin e disa prej markave më të njohura në tregun Italian, Gjerman por edhe në rang botëror. Materialet dhe produktet që tregëtohen janë të teknologjisë së kohëve të fundit si: • produkte hidraulike • hidrosanitare • sisteme ngrohje-ftohje • panele diellore • produkte për pishine,etj.\ Piscina Wellness është partner ekskluziv i Lamthi Group për Ballkanin e cila prej 30 vitesh operon në Europë dhe është e specializuar në sektorin e ndërtimit dhe montimit për: Pishina, Sauna, Banjo Turke, Haloterapi (Dhoma me kripë), Kalim Kneipp, Hidromasazh, Shatërvane, Jakuzzi, etj. PISCINA & WELLNESS tashmë e njohur si lider në këtë fushë, mund të realizojë punimet si më poshtë: Pishinë aquapark, pishinë për vila, pishinë për komplekse, pishinë të brendshme, pishinë dimërore, pishina pa klor, pishinë olimpike si dhe shatërvane dhe kaskada. Kompania gjithashtu ofron të gjithë akesorët e nevojshëm: aksesorë pishine, detergjent, kimikate, sisteme automatike dozimi për kimikate, etj.
Kompania shqiptare me të njëjtin emër, është distributori i parë në Shqipëri i kompanisë turke Seramiksan, duke sjellë në treg pllakat më unike dhe cilësore për dekorimin e ambjenteve tuaja. Aktualisht ne jemi të përqendruar në rajon, në Kosovë, Maqedoni, Mal i Zi dhe së fundmi dhe në tregun vendas me qendër ekspozitën tonë ku ne operojmë me shërbimet tona. “Seramiksan prodhon pllaka me madhësi të ndryshme, për mure apo dysheme, ku pllakat i nënshtrohen proçesit të lëmimit duke u bazuar në standartet e nano-teknologjisë. Qëllimi ynë kryesor është t’i përgjigjemi kërkesave të klientit sipas standardeve bashkëkohore me cmime konkurruese dhe cilësi të lartë Ne ndjekim zhvillimet teknologjike me risitë e fundit në industrinë e qeramikës. Qëllimi ynë kryesor është të vazhdojmë rritjen në prodhimin e llojeve të reja të pllakave për t`i shtuar në gamën tonë.
Fokusi dhe strategjia e kompanisë RUSI EN-DEN është cilësia maksimale. Aktiviteti ynë ka nisur në fillim të viteve xxxx dhe është rritur vit pas viti me hapa të mëdhenj. Ka qenë një kënaqësi bashkëpunimi me klientët tanë .Kemi rritur gamën e produkteve duke qenë gjithmonë besnikë në cilësi. Bashkëpunojmë me partnerë prestigjozë nga Italia, Gjermania e shumë vende të tjera të Evropës, produktet e të cilëve janë të çertifikuara dhe konform normave e direktivave të Komunitetit Europian. RUSI EN-DEN vlerëson kërkesat dhe mendimet e klineteve dhe kenaqja e tyre është prioriteti ynë.Tashmë jemi pranë jush në kohë reale , ne çdo qytet të Shqiperisë dhe me gjërë.
Në vitin 2002 kompania u spostua me qender ne qytetin e Lezhës, kështu ajo filloi të operonte në gjithë veriun e Shqipërisë. Më pas në 2016 u hap një filial i rëndësishëm në Tiranë, duke e zgjeruar më tej aktivitetin e kompanisë. Sot, Aperto sh.p.k ofron një gamë të gjerë produktesh për hidrosanitare, sistem ngrohje-ftohje, panele solare etj. Duke respektuar shijet e klientëve Aperto sh.p.k siguron për ju përvec cilësisë së produktit, gjithashtu sjell edhe stilet më bashkëkohore për t`iu përshtatur kërkesave dhe porosive tuaja.
Teoren prej më shumë se një dekade përzgjedh dhe tregton më të mirën duke bashkëpunuar me cilësinë dhe elegancën Franceze, novacionin Gjerman dhe Austriak, stilin e veçantë Italian, përsosmërinë Zviceriane dhe krijimtarinë Spanjolle, të gjitha me çmimet më të ndershme tek Teoren. Në Teoren gjeni përvojën e fituar dhe të përçuar nga brezi në brez, duke qenë gjithmonë të informuar mbi prurjet e reja në treg. Në Teoren gjeni një staf të mirë trajnuar, që përkushtohet për t’ju këshilluar mbi zgjedhjen më të mirë. Për të qenë sa më pranë çdo personi, Teoren mbështetet në 6 ekspozita kryesore midis Durrësit dhe Tiranës si dhe 17 pika Eglo në të gjithë Shqipërinë dhe në një rrjet të konsoliduar distribucioni me mbi 1.500 partnerë në të gjithë vendin. Teoren shpk është konsoliduar si kompani në 5 janar të vitit 2005. Ku ka nisur aktivitetin e saj në import-eksport, dhe sot është një ndër kompanitë me emër të mirë në fushën e veprimtarive ku operon, si: Ndriçues, Sistemet e trajtimit të ujit, Hidrosanitare, Elektrike, Hidraulike, Sitemet qëndrore të Ngrohje – Ftohje, Termoizolim dhe Bojra dhe me mbi 150 punonjës. Si një kompani solide, dinamike dhe inovative Teoren ofron një raport gjithmonë të drejtë cilësi – çmim me anë të produkteve të certifikuara sipas standarteve ndërkombetare. Magazina qendrore e hapur në vitin 2005 dhe administrata ndodhen në Autostradën Durrës-Tiranë, km 15, Borakë. Në vitin 2016, Teoren çel ekspoziten Teoren – Eglo, me një sipërfaqe 1000 m2 në Rrugën e Kavajes, kompleksi Park Construction (ish parku i autobuseve). Në vitin 2017, Teoren çel ekspoziten e 4-të në Durrës me një sipërfaqe 150 m2 Lagjia 4, Rruga Enver Zazani, Durrës. (Tek Valuta, Përballë bustit të Azem Hajdarit). Në vitin 2018, Teoren çel ekspozitën e radhës në Qëndrën tregtare dedikuar shtëpise Prestige Home, Autostrada Durrës Tiranë (pranë City Park) Teoren mbulon 100 % të territorit Shqiptar, me një rrjet distribucioni të zhvilluar ndër vite i cili arrin ti përgjigjet në kohë reale nevojave dhe kërkesave të partnereve tanë të cilet janë mbi 1.500 në të gjithë Shqiperine.
Është përfaqësues ekskluziv i GSI Ceramica ( Gruppo Sanitari Italia) Remer Rubinetterie, Kariba, Casseta, Incasso. Të gjitha këto me shumicë dhe pakicë. TOP STANDART, standarti më i lartë për qendrat tregtare, hotele, restorante, vila dhe shtëpi. Gjithmonë pranë jush me produkte cilësore.
Ne vijmë në treg me një vizion që u ofron konsumatorëve zgjidhje bashkëkohore që kombinojnë cilësi të lartë me estetikë të lartë dhe komoditetin më të kërkuar. Duke mbajtur një marrëdhënie të ngushtë me cilësinë, duke ruajtur nivelet e kënaqshme të konsumatorëve dhe duke ofruar risitë më të fundit në treg me çmimet më të mira, Mario Hidrosanitare mund të bëhet partneri juaj i preferuar për të gjitha projektet tuaja të ndërtimit dhe rinovimit.