Loading...
Showing Vegla dhe instrumenta 1-10 of 16
Agalliu Ferramenta operon në tregun Shqipëtar prej 20 vitesh, fillimisht e specializuar në sektorin e ndërtimit dhe fusha të tjera të lidhura me të. Agalliu Ferramenta u zhvillua më tej duke zgjeruar tregun e produkteve dhe duke u përhapur në tërë vendin në 80% të tregut shqiptar. Agalliu Ferramenta ka si fokus të aktivitetit, tregtimin me shumicë të makinerive e veglave të punës, tregti me shumicë të vajrave lubrifikante, import eksport të tyre, tregti me shumicë e pakicë të artikujve të ndryshëm industriale. Kompania Agalliu Ferramenta në fushën e saldimit është distribuitori zyrtar për Shqipërine i grupit Francez Air Liquide Group dhe Saf-Fro e shumë produkte të tjera që dominojnë tregun me materiale cilësore si elektroda Saf-Fro të të gjithave llojeve dhe përmasave, pompa industriale dhe bojra vaji industriale, vegla pune profesionale dhe aksesorë industrialë, tel argoni dhe kavo celiku të një cilësie të lartë. Kompania ka një magazinë rreth 1500 m² me një shumëllojshmëri prej 3000 artikujve të ndryshëm, të gjitha në dispozicion të klientëve.
KEAD është një kompani e specializuar në tregtimin me shumicë dhe pakicë të veglave të punës si dhe aksesorëve që lidhen me to që prej vitit 1995. Ne ofrojmë një gamë të gjerë produktesh dhe jemi ndër të parët që kemi sjellë cilësinë Europiane në tregun Shqiptar. Ne duam të përfaqësojmë një pikë referimi në fushën e distribucionit të veglave të punës për klientët, furnitorët, stafin, konkurentët tanë, duke u diferencuar për profesionalizem, etikë, cilësi produktesh dhe shërbim në një logjikë përmirësimi të vazhdueshëm. MISIONI Të jemi pjesë e suksesit të klientëve tanë duke ofruar jo vetëm vegla pune profesionale, por edhe eksperiencën tonë ndër vite. VIZIONI Të jemi lider në fushën e distribucionit të veglave të punës për klientët tanë, duke u diferencuar për profesionalizëm, shërbim dhe cilësi. Në familjen e madhe KEAD secili prej nesh përkushtohet maksimalisht për të përmbushur vlerat tona për një të ardhme më të suksesshme. Ne do vazhdojmë të jemi një partner i besueshëm per klientët dhe furnitorët tanë. VLERAT TONA Tregu dhe kërkesat e klientëve jane në ndryshim të vazhdueshëm. Për të vazhduar drejt rrugës tonë të suksesshme duhet të shohim larg për të kuptuar hapin e rradhës në mënyren më të mirë të mundshme: – Inovacion: të jemi inovativ duke menduar përtej të sotmes – Bashkëpunim: për të arritur më të mirën – Partneritet: ndërtimi i një marrëdhënie të fortë dhe afatgjatë me klientët dhe furnitorët – Cilësi: të bëjmë gjithmonë në mënyren më të mirë të mundshme cdo gjë që bëjme – Shërbim: të përkushtuar në cdo hap – Pasion: impenjohemi jo vetëm me mendje por dhe me zemër
BAUMARKET u themelua në vitin 1994 dhe menjëherë vendosi standarde të larta në tregun Shqiptar të shpërndarjes profesionale të veglave të punes, duke mbuluar të gjithë territorin e Republikës së Shqiperisë dhe duke ofruar gamën më të gjerë për çdo proçes në industri apo në shtëpi. Duke paraqitur një koncept përfshirës të shitjes së produkteve (Të gjitha në një vend), BAUMARKET revolucionarizoi mënyrën e shitjes së veglave te punes në Shqipëri. I shoqëruar me një shërbim profesional, ky koncept i shitjes mundësoi realizimin e një ndryshimi domethënës për klientët dhe komunitetin. BAUMARKET është distributor i shumë brandeve botërore, të cilat konsiderohen lider në fushëveprimin e tyre. Kjo shumëllojshmëri produktesh profesionale, krahas çmimeve më të mira, e bejnë kompaninë tonë më tërheqësen në treg. Siguria juaj Ne e kemi kuptuar që klientet tanë janë vazhdimisht në kerkim të produkteve me cilësi të lartë dhe çmim të arsyeshëm. Për këtë jemi të sigurtë që mund t’ua ofrojmë në dyqanet tona. Garancia jonë Ashtu si edhe motoja jonë, garantojmë çmimet më të mira dhe shërbimin më të mirë. Blerja në sasi të mëdha dhe perditësimi i furnitorëve garantojnë më së miri sloganin tonë: Çmimet më të mira, shërbimi më i mirë.
Tools Market Sh.p.k operon në tregun shqipëtar tashmë prej disa vitesh si distributor i autorizuar i markave prestigjoze si 𝗠𝗔𝗞𝗜𝗧𝗔, 𝗞𝗡𝗜𝗣𝗘𝗫, 𝗗𝗘𝗖𝗔, 𝗦𝗢𝗟𝗔, 𝗥𝗘𝗠 𝗣𝗢𝗪𝗘𝗥, 𝗕𝗠𝗜, 𝗥𝗛𝗢𝗗𝗜𝗨𝗦, 𝗥𝗜𝗗𝗚𝗜𝗗,𝗛𝗨𝗦𝗤𝗩𝗔𝗥𝗡𝗔 e shumë të tjera. Duke ju krijuar mundësi profesionistëve të gjejnë veglat dhe aksesorët e përshtatshëm për punët e tyre. Tools Market është shpërndarës i autorizuar i Makita dhe Stanley të cilat japin një panoramë të shpejtë të kompanisë dhe cilësisë së shërbimit të saj. Produktet bëhen nga komponentët e zgjedhura me kujdes dhe përdoren në mbarë botën.
Connect Group ka nisur aktivitetin e saj në industrinë e veglave të punës në vitin 1998, në trajtën e një biznesi të vogël familjar, në rrugën e Barrikadave përballë gjimnazit “Sami Frashëri”. Duke vlerësuar vrullin e punës asokohe, bashkëpunimin me tregtarë të ndryshëm të industrisë dhe marrëdheniet e mira me distributorët lokalë, pas 12 vitesh punë të suksesshme, u mendua dhe realizua ideja e hapjes së një pike të dytë, tashmë në rrugën “Siri Kodra” pranë karburantit Gega Oil. Dyqani i dytë zotëron një hapësire dhe sipërfaqe më të madhe fizike në dallim nga i pari, sigurisht edhe nje gamë më të gjerë të produkteve që tregtohen. Me dëshirën e madhe për t’u zhvilluar më tej dhe për të krijuar një rrjet dyqanesh “Connect”, në shtator te vitit 2019 u inagurua dhe hapja e filialit të tretë, në zonën e Kamzës pranë hotel Riviera. Me kalimin e kohës, janë konsoliduar marrëdhenie të forta me kompani të huaja jashtë vendit, dhe vlen për tu theksuar se 90% e gamës së produkteve qe tregëtohen janë te importuara nga jashtë duke u shndërruar keshtu distributor për Shqipërine të disa firmave të ndryshme.
Shoqeria K-AKS Sh.p.k prej 21 vjetesh, nëpermjet një procesi të gjate investimesh, kërkimesh dhe studimesh, tregton me shumicë dhe pakicë mbi 4000 artikuj për profilet e aluminit dhe plastikës, hekurit dhe nënprodukteve tyre, në të gjithë Ballkanin. Bashkëpunimi yne me kërkues, dizenjator, arkitekt dhe prodhues te dyerve dhe dritareve, teknikë të makinerive me CNC, na ka dhënë kënaqësinë të hedhim në treg, produktet më cilësore me cmimin me të mire.
Alpak Solutions shpk sjell në tregun shqiptar ekskluzivitetin e kompresorëve të ajrit KAESER të çdo kapaciteti, duke ofruar garanci, montimin dhe gjithçka që duhet për mirëmbajtjen e tyre. Mundësi për të kompletuar linjën tuaj të ambalazhimit përmes paisjeve automatike e gjysmë automatike si: lidhëse e mbështjellëse të paletave, mbyllëse të kutive të kartonit, thasëve, etj si dhe gjithë materialeve të konsumit të këtyre pajisjeve. Misioni i kompanisë është që të ofrojë zgjidhje të zgjuara për nevojat e klientëve e të ngrejë ura bashkëpunimi afatgjata me përfitim të dyanshëm. Alpak Solutions shpk ofron pajisje automatike dhe manuale për lëvizjen dhe transportin e produkteve në magazina, pistoleta pneumatike e paisje për konsumin e tyre.
AIRBLOCK përdor ekskluzivisht know-how-në e saj në projektimin dhe prodhimin e pistonave të vet, si dhe në zhvillimin e “paketave” te reja te produkteve dhe zgjidhjeve të kompletuara për aplikimin e ajrit të kompresuar. Punonjësit e AIRBLOCK në tre degët, jane forca lëvizëse mbrapa rrugëtimit të suksesshëm dhe zhvillimit të shoqërisë në Greqi dhe në Shqipëri. Me më shumë se 20 njerëz të specializuar mbi ajrin e kompresuar dhe aplikimet e tij, që janë cdo ditë në gjendje të ofrojnë zgjidhje për çdo nevojë që mund të lindë, në mënyrë të shpejtë dhe me efikasitet.
Westec Albania shpk operon në tregun Shqiptar prej disa vitesh, si një ndër firmat e pakta bashkohore në fushën e saldimeve, projekteve dhe këshillimit të mëtejshëm nga inxhinierët më të mirë. Bashkëpunimi më kompani Austriake e Gjermane i ka siguruar Westec një bazë të sigurtë produktesh, për t’i ofruar klientit një shërbim sa më cilësor. Westec ka patur bashkëpunim edhe me kompani operuese në Shqipëri dhe Kosovë në të gjitha fushat e teknologjisë, duke krijuar në këtë menyrë një treg të gjërë anembanë. Westec shpk e karakterizon më së miri stafi i kualifikuar dhe i tranjuar me metodat më të fundit teknologjike në botën e saldimit, duke e bërë, një ndër kompanitë më serioze në tregun ndërkombëtar. Teknologjia e re në saldim dhe prerje është burimi më i mirë i kompanisë.
Energy and Air SHPK është një nderrmarje e re dhe dinamike, e cila me ane te inovacionit dhe evolucionit teknologjik të kompresoreve me ajer ka si mision te plotesoje kerkesat e klientit me produkte dhe zgjidhje moderne dhe te besueshme për një gamë të gjerë të aplikimeve.Ju ofrojme artikuj dhe makineri cilesore dhe te certifikuar me standartet e Komunitetit Evropian. Gjithashtu ju ofrojme sherbime dhe asistence teknike me personel te specializuar ne fushat perkatese. Sherbimi eshte i shpejte,cilesor dhe me garanci.