Loading...

All Vegla dhe instrumenta

Showing Vegla dhe instrumenta 11-16 of 16
Albaelettrica me një staf me kualifikim të lartë dhe të gatshëm në çdo kohë për t’iu përgjigjur nevojave të klientëve, individë apo biznese, kompania krenohet me menaxhimin e nivelit më të lartë dhe me kujdesin deri në hollësitë më të vogla për përmbushjen e kërkesave të klientit; duke filluar që nga ideimi e konsulenca dhe deri tek projektimi e zbatimi duke ruajtur raportin më të mirë në treg midis cilësisë dhe çmimit.
Fale akordeve dhe eskluzivitetit të 2 prej firmave më të mëdha në Itali, dhe nga të parat në Europë, është në gjëndje ti ofrojë tregut produkte me cilësi, saktesi e kualitet të lartë. Përfaqesohet denjësisht nga adminstrata dhe reparti i prodhimit, të cilët janë administratori, nje ekonomiste, një inxhinier i diplomuar në fushën elektronike dhe reparti i prodhimit me punëtorë të kualifikuar. Produktet kanë zënë vend në disa firma prestigjoze të vendit, si Kurum International Sh. a, Actor Sh.a, etj. Janë bërë pjesë në disa degë të industrisë si: Grumbullim e Përpunim Skrapi, në Minierë Kalimash, Nxjerrje Kromi, Fabrikat e Përpunimit të Vajit, etj. Firma është e pajisur me certifikaten ISO 9001:2008.
Nёse ёshtё fjala pёr nevojat e kompanive tё ndёrtimit, njёsive tё survejimit, qendrave industriale, profesionistёve dhe praktikantёve pёr: -Njohuri dhe informacion -Instrumenta gjeodezikё precizё dhe tё besueshёm -Servisim dhe kalibrim -Praktika tё suksesshme dhe trajnime efikasё -Zgjidhje tё reja dhe tё qёndrueshme pёr sfidat e tyre Misioni GeoTech sjell TOPCON & SOKKIA-n nё tregun shqiptar dhe kosovar, pёr tё pёrmbushur nevojёn e sektorit tё ndёrtimit, industrisё dhe konsulencёs topografike pёr instrumenta gjeodezikё, duke besuar nё koston mё tё ulёt tё zotёrimit. Vizioni GeoTech dёshiron tё jetё partneri mё i besueshёm i industrisё sё ndёrtimit, prodhimit dhe konsulencёs topografike nё Shqipёri dhe Kosovё nё aplikacionet gjeodezike. Premtimi ynё ёshtё ‘saktёsi dhe besueshmёri’. Ai shpreh angazhimin tonё pёr tё ofruar produkte dhe zgjidhje qё janё jashtёzakonisht tё sakta, tё besueshme dhe tё projektuara pёr tё pёrmbushur nevojat e klientёve tanё nё fushat tona tё veprimtarisё: survejim dhe matje nё ndёrtim e industri.
Kompania ALIA shpk kujdeset për projektet tuaja dhe ju ndihmon për t’i realizuar ato, duke filluar nga koncepti për të përfunduar me projektin përfundimtar. Prioriteti ynë dhe ai i dhe teknikëve tanë është të ofrojmë zgjedhjen e duhur për klientët sipas kerkesës së tyre. Alia shpk ofron zgjidhjet më inovative duke përdorur materiale cilësore në përputhje të plotë me standardet ndërkombëtare.
Lamthi Business sh.p.k, operon në tregun shqiptar që prej vitit 2009 si lider i markave Europiane më të njohura në fushën e termo-hidraulikës dhe teknologjisë së ujit. Për të ofruar produktet më të kërkuara dhe cilësore në treg, sjellim pranë jush ekskluzivitetin e disa prej markave më të njohura në tregun Italian, Gjerman por edhe në rang botëror. Materialet dhe produktet që tregëtohen janë të teknologjisë së kohëve të fundit si: • produkte hidraulike • hidrosanitare • sisteme ngrohje-ftohje • panele diellore • produkte për pishine,etj.\ Piscina Wellness është partner ekskluziv i Lamthi Group për Ballkanin e cila prej 30 vitesh operon në Europë dhe është e specializuar në sektorin e ndërtimit dhe montimit për: Pishina, Sauna, Banjo Turke, Haloterapi (Dhoma me kripë), Kalim Kneipp, Hidromasazh, Shatërvane, Jakuzzi, etj. PISCINA & WELLNESS tashmë e njohur si lider në këtë fushë, mund të realizojë punimet si më poshtë: Pishinë aquapark, pishinë për vila, pishinë për komplekse, pishinë të brendshme, pishinë dimërore, pishina pa klor, pishinë olimpike si dhe shatërvane dhe kaskada. Kompania gjithashtu ofron të gjithë akesorët e nevojshëm: aksesorë pishine, detergjent, kimikate, sisteme automatike dozimi për kimikate, etj.
Fokusi dhe strategjia e kompanisë RUSI EN-DEN është cilësia maksimale. Aktiviteti ynë ka nisur në fillim dhe është rritur vit pas viti me hapa të mëdhenj. Ka qenë një kënaqësi bashkëpunimi me klientët tanë .Kemi rritur gamën e produkteve duke qenë gjithmonë besnikë në cilësi. Bashkëpunojmë me partnerë prestigjozë nga Italia, Gjermania e shumë vende të tjera të Evropës, produktet e të cilëve janë të çertifikuara dhe konform normave e direktivave të Komunitetit Europian. RUSI EN-DEN vlerëson kërkesat dhe mendimet e klineteve dhe kenaqja e tyre është prioriteti ynë.Tashmë jemi pranë jush në kohë reale , ne çdo qytet të Shqiperisë dhe me gjërë.

Nëse Biznesi juaj
nuk gjendet këtu?

Rregjistroje tani

Open chat
Përshëndetje👋
Si mund të ju ndihmojmë?