Loading...
Kompania ILJO shpk merret me tregtimin dhe përpunimin e mermerit me porosi nga më të ndryshme për klientet, i pajisur me teknologjinë bashkohore për përpunimin e mermerit. Qëllimi për tu renditur mes listës së liderëve në përpunimin e mermerit na karakterizon për të kryer punën me vullnet dhe optimizën. Përpunimi i mermerit aq sa është një punë e vështirë, aq është edhe e bukur duke e lidhur me artin dhe skulpturën. Dhe dëshira jonë është që cdo punë që ju porositni tek ne, të kënaqë pritshmëritë tuaja dhe të përmbushë cdo kërkesë sipas nevojave.
Kompania AREDO STONES eshte distributor i kompanise Santa Margherita per Shqiperine. Funksioni kryesor është punimi i të gjitha llojeve të elementeve dekorative dhe të veshjes të këtyre linjave. Produkti ynë është shumë i gjerë duke vënë theksin tek puna me të gjitha llojet e kuarcit, kuarciteve, mermerit, granitit dhe oniksit. Gjithë gama jonë e produkteve plotësohet edhe nga linja me re e lastrave te qeramikes e perdorur ne fushen e guzhinave, suprine guzhine, veshje murale për shtëpi dhe zyrat tuaja. Për të njohur produktet tona ne kemi punishten tonë që ndodhet në autostradën Durrës-Kavajë, Km10, Qerret.
Firma Tani Mermer Granit ofron punime të ndryshme me porosi sipas cdo kërkese tuajën. Mermeri dhe graniti që në tregtojmë janë nga vendi dhe mbarë bota, të seleksionura në bazë të kërkesave më të fundit të tregut. Jemi të përkushtuar për të ju ofruar klientëve tanë mermerin dhe granitin me kualitetin me të lartë, çmime konkuruese dhe shërbim të shpejtë e të besueshëm. Kompania është githashtu e specializuar në bangot dhe veshjet me QUARTZ (Kuarc). Krijuar nga rëra dhe rrëshira të zgjedhura me kujdes, të cilat i nënshtrohen një procesi intensiv prodhimi, kalibrimi dhe lustrimi, materialet Quartz janë në përputhje me standardet e rrepta ndërkombëtare të kërkuara për industrinë ushqimore dhe për përdorim në ambiente të mbyllura të mjediseve shtëpiake.
Bicaku Stone është profesionalizuar në prodhimin e bangove të kuzhinës me derdhje një trup me lavapjatën dhe veshjet ballore të murit të kuzhinës, të gjitha me një material të vetëm, kuarci. Po kërkoni njëkohësisht rezistencë, estetikë, faktorin ekonomik apo higjienë në kuzhinë? Këtë ua sigurojmë ne nëpërmjet materialit të kuarcit, i cili është rezistent dhe i lehtë për t’u pastruar. Përveç qendrueshmërisë që ofron kuarci, ky material është i bukur dhe shumëllojshmëria e gjerë e opsioneve të ngjyrave është e sigurt se do te behet zgjedhja juaj.
Kompania Riviera Mermer ju ofron mermere dhe granite nga vendi dhe mbarë bota sipas kërkesave. Në 18 vitet e eksperiencës në tregun vendas Riviera Mermer ka arritur të fitojë besimin e klientëve të saj dhe të dominojë në treg me shumë punë të realizuara. Teknologjia e përpunimit është e viteve të fundit dhe bën të mundur që projektet tuaja të realizohen sipas të gjithave standarteve.
ARPEG Stone art & crafts. Ne 1996 Viktor Jushi themeloi “Arpeg” si nje punishte artizanale e perpunimit te gurit natyral dhe te mermerit ne Tresh. Arpeg vazhdoj te rritej gradualisht duke kaluar nga punishte ne kompani te mirefillte e cila u zhvendos ne nje hapesire me te gjere dhe duke zgjeruar kapanonin, stafin dhe makinerite e perpunimit. Disa vite me vone nevoja per hapesira gjithnje e me te medha realizohet me transferimin ne vendin aktual ne zonen industriale te Pllanes. Aty shtrihet ne nje siperfaqe prej 6 hektaresh ku jan te ndertuara dy kapanone, zyre pune dhe numeron nje staf prej 40 punonjesish, duke bere te mundur qe kompania ti pergjigjet ne kapacitet te plote cdo kerkese prodhimi brenda si dhe jasht vendit.
Italstone shpk Fillimisht ka operuar në përpunimin e thjeshtë të mermerëve, ndërsa që nga viti 2004 importojmë Granite, Mermerë, Kuarce, Onice, Rainforest dhe Gurë Natyralë. Burimi kryesor i importimit të mermerëve është Verona, Itali. Tek ne do të gjeni të gjitha ngjyrat dhe spesorët e graniteve dhe mermerë ve nga vendi dhe bota.
Realiteti Format Plus eshte formuar nga nje eksperience 25 vjecare ne perpunimin dhe transformimin e gres porcelanatit. Midis Italise dhe Shqiperise, arrijme te realizojme projekte me materialet me cilesore dhe aktuale.