Loading...

All Ndërtim

Showing Ndërtim 131-140 of 148
Premium Albania gjithashtu ofron per tregun shqipetar punime ne rruge dhe autostrada si germime, kanalizime, ujesjellesa, gazsjellesa, vepra kullimi e vaditje etj. Me nje staf te kualifikuar dhe me eksperience disa vjecare ne tregun e huaj dhe vendas operon ne Shqiperi fale perkushtimit dhe cilesise qe ofron. Ne jemi të përkushtuar të bëhemi kontraktues të zgjedhjes, duke ndjekur përsosmëri përmes përkushtimit, përvojës dhe punonjësve të disiplinuar me një pasion të vazhdueshëm për të ofruar projekte cilësore, në kohë dhe fitimprurëse.

General Beton Sh.p.k. aktualisht ka një game më të gjërë aktiviteti si: Nyje prodhim betoni, eksport import, punime dheu, sistemime taracime terenesh, ndërtime civile e ekonomike, rrugë të cdo lloj kategorie dhe sistemim dhe asfaltim sheshi, Tregtim dhe prodhim inertesh, përpunim i materialeve inerte të ndërtimit, Instalime të ndryshme hidraulike, elektrike dhe teknologjike. General Beton gjatë historikut njeh rritje të aktivitetit si në sasi betoni dhe në numër klientësh. Suksesi dhe rritja e shitjeve e orientoi kompaninë në blerjen e një impianti të ri me parametra dhe teknologjinë e kohës. General Beton Sh.p.k. zotëron me tepër se 37% të tregut të furnizimit me beton në rrethin e Fierit por edhe me gjerë.
ManeTCI është udhëheqëse e zhvillimit të pasurive të patundshme dhe industrisë së ndërtimit në Shqipëri dhe rajon, dhe ofron ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese. E themeluar në vitin 2002, ManeTCI është e specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale si: qendra tregtare, godina rezidenciale, qendra sociale dhe kulturore, ndërtime infrastrukture. ManeTCI është pjesë e Grupit Balfin. Puna në ManeTCI përqëndrohet në një marrëdhënie besueshmërie dhe partneriteti me të gjithë bashkëpunëtorët dhe klientët. ManeTCI kujdeset për interesat dhe mirëqënien e të gjithëve. Kompania ndihmon klientët nëpërmjet programit të financimit, si edhe bashkëpunëtorët duke i përfshirë vazhdimisht në sukseset dhe arritjet. Progresi i vazhdueshëm, investimet bashkëkohore si edhe programet e përparuara në zhvillim, sigurojnë motivim për të gjithë stafin.
Kompania ka një staf të kualifikuar i cili vepron dhe punon me përkushtim maksimal për realizimin e cdo projekti duke vënë në plan ta parë cilësinë dhe kualitetin. Në cdo kohë G.M.K.Power Group vendos përpjekjen maksimale duke specializuar shërbimet që ajo ofron dhe duke synuar profesionalizmin qe tregu kërkon. Stabiliteti dhe qendrueshmëria janë gjithmonë kryefjala e veprimtarisë tonë në lidhje me punën dhe aktivitetin që ne zbatojmë. Nuk premtojmë shumë, por ju ftojmë të na testoni dhe fjala e fundit ju takon juve. Kështu mund t`ju bindim se jemi te aftë të sigurojmë fillimin e një partneriteti afatgjatë plot garanci dhe siguri.

FMI

Fmi Trade & Construction sh.p.k u themelua në vitin 2013, në një treg pothuajse të konsoliduar të Shqipërisë. Megjithëse industria shqiptare e ndërtimit në kohën e themelimit të kompanisë ishte shumë konkurruese, Fmi Trade & Construction sh.p.k shume shpejt u afirmua si një nga kompanitë më serioze dhe progressive. Fmi Trade & Construction sh.p.k filloi rrugëtimin si lider në fushën e saj dhe vazhdon të ruajë pozicionin si një nga kompanitë udhëheqëse më të mëdha në fushën e ndërtimit. E gjithe kjo është arritur me punë të vazhdueshme, me anë të politikave progresive dhe me anë të një planifikimi të mirë të zgjerimit të kompanisë.
EUROGROUP Themele Speciale, jemi ndër të parat kompani që kemi sjellë përvojën, eksperiencën e makinerive moderne Europiane për realizimin e projekteve të vecanta në vendin tonë. Gjatë viteve të fundit u zgjerua aktiviteti i kompanisë në tregun Shqiptare, Kosovë, Mal te Zi duke bërë të mundur realizimin e projekteve të veshtira e specifike si parkingje nëntokësore, përforcim themelesh me pilota, realizim Ankera, Pilota për themele urash, përforcim terreni etj. Aktualisht jemi një kompani prestigjoze, e besueshme në treg, duke akumuluar një eksperiencë të madhe për zbatime të ndryshme punësh, pilota, pilota me kafshim, mikropilota, Pilota për themele urash, përforcime të rrugeve, drenazhe, realizimin e sistemeve nëntokësore e projekte portuale. Kompania jonë ka gjithmonë për qëllim përfundimin e një projekti duke përdorur mënyra inovative, të sukseshme dhe duke administruar kostot në mënyrë efektive. Qëllimi kryesor është të sigurojmë cilësi dhe të ruajmë nivelet më të larta të profesionalizmit, integritetit, korrektësisë në marrëdhenie me klientët, kontraktuesit, punonjësit e furnitorët.
Prej 15 vitesh me njësi edhe në qytetin e Tiranës. “Vjosa” shpk ndër vite ka realizuar ndërtime të objekteve civile banimi, rikonstruksione të ambienteve tregtare e institucionale në disa qytete të vendit, ndërtuar rrugë ndërqytetase, ndërtimin e linjave optike, fasada te ventiluara dhe sistem kapot etj.
Trebo 2 e themeluar në vitin 2008 është kompani e cila ofron punime si : prerje betoni, thyerje betoni, hapje vrima në beton, prerje muresh, prerje soletash, ankorime me rezine dhe operon si kontraktor. Duke qenë një nga kompanitë me aktive në tregun shqiptar me një staf prej 15 punonjësish Trebo 2 ka ekzekutuar projekte të rëndesishme si për nga volumi i punimeve ashtu edhe për nga kompleksiteti tekniko–inxhinierik, standartit dhe cilësisë. Çfarë ofron Me kapacitetet tona kemi aftësi t’ju ofrojmë shërbime të prerjes, shpimit, thyerjes së betonit pavarsisht nga diametri, trashësia dhe format këndore të tij. Kompania Trebo 2 ofron prerje betoni të armuar në thellësi deri në 600 mm si dhe hapje vrimash në beton të armuar deri në diametër 600 mm. Trebo 2 ofron për klientet tij, cilësi në punime dhe cmime konkuruese në treg. Kompania jonë prej vitesh bashkëpunon me kompaninë Hilti e cila është lider global në ofrimin e produkteve, sistemeve dhe shërbimeve udhëheqëse teknologjike për industrinë e ndërtimit në mbarë botën.    
Kastrati Construction është shoqëri ndërtimi. Pjesë e Grupit Kastrati, e specializuar në zhvillimin e projekteve ndërtimore private e publike. Me një portofol ndërtimesh të tipologjive të ndryshme. Kastrati Construction punon me standarde europiane punimesh dhe materialesh, dhe bashkëpunon me partnerë të përzgjedhur ndërkombëtarë dhe lokalë, për të garantuar cilësi dhe për të sjellë risi. Kastrati Construction ofron të gjithë shërbimet e ciklit të ndërtimit me profesionalizëm. Prej fazës së projektimit dhe buxhetimit e deri në dorëzimin e projekteve. Puna në Kastrati Construction ndiqet nga departamentet e ndryshme me funksione teknike dhe administrative. Mbi 50 profesionistë: 35+ me funksione teknike dhe 15+ me funksione administrative, mbulojnë nevojshmëritë e proceseve të menaxhimit, projektimit, ndërtimit, prokurimit, marketingut dhe shitjes, financës, burimeve njerëzore etj. Profesionalizmi dhe eksperienca e stafit reflektohet në të gjithë projektet e ndërmarra. Në portofolin e ndërtimeve të Kastrati Construction përfshihen projekte ndërtimore polifunksionale, komplekse banimi, komplekse bregdetare, ndërtime dhe rikonstruksione objektesh me destinacion hoteleri, zyra biznesi për klientë specifik, ndërtime publike dhe infrastrukturore etj. Disa nga projektet të cilat janë aktualisht në ndërtim e sipër janë: Downtown One është një ndërtim polifunksional 37 kate mbi tokë dhe 5 kate parkimi nëntokë, i pozicionuar në zemër të Tiranës. Në këtë ndërtesë me sipërfaqe 78’000m2 gjeni një kombinim ideal i apartamenteve, zyrave, ambjenteve tregtare dhe shërbimeve e lehtësirave. Downtown One është i pari projekt në Shqipëri i cili sjell risi në funksionalitet, arkitekturë, parametra ndërtimi dhe i regjistruar në programin e ndërtesave në harmoni me mjedisin LEED®. Projekti, i cili do të jetë ndërtimi më i lartë në Shqipëri me një lartësi prej 144m, do të jetë plotësisht funksional në vitin 2022. • Vendndodhja: Bulevardi “Bajram Curri” • Website zyrtar: www.dt1.al • Videotour: https://www.youtube.com/watch?v=LFXJJEYK61Q&t=16s
Orion Construction operon në sektorin e ndërtimit prej 22 vitesh. Kompania i ofron tregut shqiptar një koncept të ri dhe bashkëkohor duke realizuar rezidenca banimi dhe qëndra biznesi sipas modeleve dhe standarteve europiane. Implementimi i inovacioneve të fundit në projektim dhe zbatimi i teknologjisë më të lartë garantojnë rezultate të cilësisë së lartë për sot dhe për të ardhmen. Vizioni ynë është ai i një kompanie të suksesshme, që operon me dinjitet dhe ndershmëri për realizimin e veprave të reja madhore në panoramën urbanistike shqiptare, ku përmes cilësisë dhe seriozitetit kompania sjell në treg një produkt unik në llojin e tij. Ne ofrojmë një koncept të ri evropian duke realizuar ambjente banimi dhe qendra biznesi sipas standarteve perëndimore. Implementojmë vetëm inovacionet e fundit që garantojnë rezultate për të sotmen dhe të ardhmen. Orion Construction operon në sektorin e ndërtimit prej 22 vitesh. Kompania i ofron tregut shqiptar një koncept të ri dhe bashkëkohor duke realizuar rezidenca banimi dhe qëndra biznesi sipas modeleve dhe standarteve europiane. Implementimi i inovacioneve të fundit në projektim dhe zbatimi i teknologjisë më të lartë garantojnë rezultate të cilësisë së lartë për sot dhe për të ardhmen. Fillimet e Orion Construction datojnë në vitin 2001 me pjesëmarrjen në aksionet e një kompanie me historik dhe eksperiencë shumëvjeçare në fushën e ndërtimit. Orion Construction në rrugën drejt rritjes, ka ndërtuar një urë bashkëpunimi të ngushtë me perëndimin, veçanërisht me Italine një vend unik përsa i përket arkitekturës dhe ndërtimit. Projektet tona supervizohen në çdo hap nga partnerët italianë të cilët prej vitesh kryesojnë klasifikimet e ndërtuesve më të mirë në Toscana të Italisë. Ndërtimi sipas standarteve europiane dëshmon se kompania jonë ka zgjedhur rrugën më të mirë për ti ofruar klientëve tanë rezidenca banime dhe qendra biznesi bashkëkohore dhe tejet cilësore. Sot, pas 15 viteve eksperiencë Orion Construction njihet në treg si Lider në Cilësinë e Ndërtimit dhe prova më e mirë për të konfirmuar këtë, janë të projektet tona në proçes dhe ato të përfunduara.

Nëse Biznesi juaj
nuk gjendet këtu?

Rregjistroje tani

Open chat
Përshëndetje👋
Si mund të ju ndihmojmë?