Loading...

All Ndërtim

Showing Ndërtim 51-60 of 149
Energy and Air SHPK është një nderrmarje e re dhe dinamike, e cila me ane te inovacionit dhe evolucionit teknologjik të kompresoreve me ajer ka si mision te plotesoje kerkesat e klientit me produkte dhe zgjidhje moderne dhe te besueshme për një gamë të gjerë të aplikimeve.Ju ofrojme artikuj dhe makineri cilesore dhe te certifikuar me standartet e Komunitetit Evropian. Gjithashtu ju ofrojme sherbime dhe asistence teknike me personel te specializuar ne fushat perkatese. Sherbimi eshte i shpejte,cilesor dhe me garanci.
Aktiviteti kryesor i kompanisë Hidro Mentori shpk është importimi dhe shpërndarja e produkteve cilësore sipas standardeve moderne për furnizimin me ujë dhe kanalizimet në Kosovë dhe tregun shqiptar. Hidro Mentori u krijua si domosdoshmëri e tregut shqiptar për produkte cilësore me standarde perëndimore për ndërtimin e sistemeve të sigurta dhe afatgjata për furnizimin me ujë dhe kanalizimet. Qëllimi kryesor i kompanisë është të ofrojë për tregun e Kosovës dhe Shqipërinë produktet me cilësi perëndimore me çmime konkuruese dhe mbështetje teknike për klientët tanë në ndërtimin e sistemeve të sigurisë së lartë të ujit dhe kanalizimit.
Cara-08 shpk është themeluar në 18/01/2008 si Shoqëri me përgjegjësi të kufizuar dhe aktivitet në import, eksport, tregti me shumicë dhe pakicë të materialeve hidraulike për sisteme ngrohje- ftohje, kondicionere, kaldaja, etj. Firma Cara-08 shpk ofron për të gjithë ju një gamë të gjërë zgjidhjesh për cdo problem që mund të hasni gjatë projektimit, instalimit apo dhe të mirëmbajtjes së sistemeve të ngrohjes dhe ftohjes në shtëpitë tuaja . Cara-08 shpk sjell për ju materiale nga më të ndryshmet, duke filluar nga një rekorderi e thjeshtë e deri tek sistemet më të ndërlikuara të ngrohje-ftohjes. Sot firma bashkëpunon me shumë firma të njohura kombëtare, duke ju dhënë garanci për atë që kërkojnë. Produktet e ofruara janë të cilësisë më të mirë dhe me cmimet më të arsyeshme në treg.
Dimax Albania. Aktiviteti kryesor konsiston në tregtimin e rekordeve dhe tubave të presionit të lartë. Baza jonë e konsumatorëve ekonomike është dëshmi e reputacionit te një kompanie që po përparon në risi të projektimit duke përdorur teknika të përparuara të prodhimit të cilat janë fituar me vitet e eksperiencës. Ne kemi një gamë të madhe të produkteve standarde. Për shkak të rolit të rëndësishëm që luan, kompania Dimax është e angazhuar për krijimin dhe ruajtjen e marrëdhënieve të fuqishme me konsumatorët. 3 jane pikat tona te forta: produktet, sherbimi dhe mbeshtetja që i ofrojmë klienteve.
PRO-GIPS shpk fillon si një kompani e vogël duke realizuar punime të thjeshta dhe objekte të vogla, pas një zgjerim të shpejte si në punet realizuara në të gjithë territorin e Shqipërisë, ashtu edhe në shërbimet që ofron, të cilat konsistojnë në marrjen përsipër të të gjitha punimeve interiere dhe trajtimin e fasadave. Përfshire këtu projektimin dhe zbatimin deri në përfundim të objektit. Sot kjo kompani numëron mbi 30 specialistë dhe montues gipsi. Si dhe lidhen kontrata sezonale edhe me grupe punonjësish për shërbime të ngjashme si lyerje, patinime, korniza, instalime elektrike dhe hidraulike, shtrime dyshemeje me pllaka ose parkete, trajtim fasadash etalbondi dhe xhami etj.
Kompania Borg Shpk ushtron aktivitetin e saj në fushën e projektimit, instalimit, vënjes në punë dhe shërbimit të linjave, makinerive , paisjeve dhe komponentëve mekanikë , hidraulikë, termikë dhe elektrikë. Ajo shfrytezon të gjitha arritjet e shoqerive më prestigjoze Europiane dhe botërore në fushat e sipër përmendura. Kompania jonë importon produkte nga firma të njohura dhe serioze nga vende të ndryshme të botës. Ne ofrojmë zgjidhje teknike në përputhje me kërkesat e klienteve tanë me kosto sa më të ulët dhe në një kohë sa më të shpejtë. Borg Shpk u qëndron pranë klientëve edhe për shumë vite të tjera pas perfundimit te periudhës së garancisë.
Kompania Aquatherm Albania është e fokusuar në importin dhe shitjen e sistemeve të tubave aquatherm. Eksperienca disa vjecare e Aquatherm–mj në këtë fushë është një garanci për ju. Kompania punon me produkte Gjermane dhe ofron cilësi për tregun Shqiptar. Aquatherm Albania është distributori zyrtar i Aquatherm në Shqipëri. Që në fillimet tona ne kemi menduar për mënyra efektive të transportit dhe të përdorimit të ujit (“aqua” nga latinishtja ujë dhe “therm” – ngrohtesi). Teknologjia e aplikuar ka ndryshuar disa herë gjatë punës tonë, por motivimi është i njëjtë: Higjenë, shendet, mirëqenie. Gjatë 30 viteve të fundit Aquatherm ka marrë pjesë në këto zhvillime dhe disa herë kemi dhënë kontribut në përmiresimin e teknologjisë. Duke përshtatur produktet tona me kërkesat e tregut, aquatherm ka arritur sukses dhe prestigj: një fakt për të cilin jemi krenar por në të njëjtën kohë na motivon për të vazhduar të përmirësojmë cilësinë e produkteve tona.
Që nga ajo kohë shoqëria AMU shpk e ka zgjeruar gradualisht aktivitetin e saj, duke filluar me tregëtimin e materialeve për punimet në ujësjellësa dhe K.U.Z, e më pas, duke marrë përsipër edhe vetë punime të tilla. Çelësi i suksesit në këtë fushë ka qenë përkushtimi për të kryer punime cilësore, të cilat t`i rezistojnë kohës, kombinuar kjo edhe me punësimin e personave që janë specializuar në këtë fushë, si edhe përdorimin e materialeve cilësore, të cilat janë siguruar nga kompani me emër dhe serioze, të cilat ushtrojnë aktivitetin e tyre prej vitesh në Itali dhe Greqi. Megjithatë, vitet e fundit, përveç punimeve në fushën e ujësjellësave dhe K.U.Z, shoqëria “A.M.U” sh.p.k ka zgjeruar gamën e punimeve të ndërtimit edhe në fusha të tjera, si: ndërtimet, rikonstruksionet, e madje edhe rrugët. Edhe shtrirja gjeografike e punimeve të kryera nga shoqëria “A.M.U” sh.p.k përfshin një hapësirë të madhe të territorit të Republikës së Shqipërisë. Kështu, punimet janë kryer nga veriu (si, për shembull: në Kukës), e deri në Peqin. Megjithatë, shumica e punimeve janë përqëndruar në zonën qëndrore të Shqipërisë – Tiranë, Durrës, Krujë.
Kompania jone Inda Company tregton makineri profesionale bujqësore, ndertimi, blegtorie dhe kopshtarie. Operojme gjithashtu me sukses në tregun shqiptar, me linjen e prodhimit të skelerisë. Në dyqanet e INDA COMPANY do të gjeni makineri të firmave të njohura gjermane, italiane, japoneze e kineze. INDA Sha, ne bashkëpunim me kompani dhe marka ndërkombëtare, me stafin e trajnuar posacërisht për të drejtuar klientët në përdorimin sa më efikas të makinerive, si dhe shërbimin ndaj tyre edhe pas shitjeve, ka fituar prestigj dhe besueshmëri në tregun rajonal. Bashkëpunim me markat ndërkombëtare si: ANTOR, LONCIN, PUMPMAN, NEWCO, LOEWE, LISAM, HAWK, ELSEA, BIEFFE, SOGA, SINCRO, RAVEL, SIRTE, ECE-ELEVATORI, ROBIN, LOMBARDINI, MANIVER, CECCATO, OLEOMAC, IDROEASY, PLEXISTAB, MASTERPAC, EXEN etj.
Saldi Electric është një kompani prestigjoze që operon suksesshëm prej vitit 2003 në tregun shqiptar dhe konkuron denjësisht në tregëtimin e një game të gjerë të materialeve industriale dhe elektrike për shtëpi. Saldi Electric shpreson që ju do të gjeni jo vetëm atë që kërkoni por dhe një partner të besueshëm për të bashkëpunuar. Ne synojmë që të krijojmë një standard të lartë në tregun shqiptar për materialet elektrike dhe industriale si dhe për të krijuar një linjë unike në shërbim të kërkesave tuaja.

Nëse Biznesi juaj
nuk gjendet këtu?

Rregjistroje tani

Open chat
💬 Need help?
Përshëndetje nga Biznese.vip👋
Si mund të ju ndihmojmë?