Loading...

Kategoria: Search results for:

Showing Biznese 31-40 of 210
Mobileri KLAJDI Një ndër mobileritë më të mëdha në Shqipëri, me një eksperiencë afatgjatë në treg. Ne ju garantojmë CILESINË dhe PROFESIONALIZMIN në çdo detaj për ÇMIMET MË EKONOMIKE.
Mobileri ERANS Adresa: Qereke-F.Kruje Mobilje te cdo lloji gjithashtu edhe me porosi per me shume na kontaktoni
Nese akoma nuk keni vendosur sesi te mobiloni shtepine tuaj , kaloni nje her nga ne. Punime druri te cilesi se larte, cmimi dhe cilesia na perfaqesojne. Ju presim tek “Mobileri Albi”
Mobileri Alken, ALKEN MOBILIME
shtëpia e arredimeve
Mobileri Halili. Arti i mobilimit nuk perfundon kurrre vetem ne disa kategorizime te prodhimeve tona nda edhe ne jemi shume krijues per te ofruar cdo ide ne cdo ambjent, pune, zyre, shtepie apo biznesi duke e mobiluar me se miri sipas specifikes
ELIO KLIMA është një kompani e themeluar në vitin 2008 e cila i është bashkuar konkurrencës së tregut duke ofruar panele diellore dhe sisteme kondicionimi të një cilësie shumë të lartë dhe efikase për të bërë diferencën. Diferenca jonë theksohet nëpërmjet produkteve që ne ofrojmë, sepse u kemi qenë dhe u jemi besnikë klientëve dhe kënaqësisë së tyre. Puna jonë konsiston në arritjet e shtimit të klientëve të kënaqur duke krijuar një partneritet të fortë dhe afatgjatë me ta. ELIO KLIMA ofron për ju panele diellore të markës MEGASUN, EKOTHERM , BRAUN, ASSOS dhe kondicionerët që i përkasin MITSUBISHI ELECTRIC të cilat janë markat më të njohura në mbarë botën . Produktet tona janë zgjedhja e duhur si për ndërtesa rezidenciale ashtu edhe për ndërtesa komerciale. Në kompaninë tonë do të gjeni zgjidhje në çdo kohë për kërkesat tuaja. Qëllimi ynë është të plotësojmë nevojat e klientëve duke u bazuar gjithmonë edhe në raportin cilësi-çmim.   MISIONI Misioni ynë është komforti dhe rehatia juaj , duke ofruar një gamë të gjerë shërbimesh dhe produktesh të çertifikuar sipas standarteve Evropiane në fushën e paneleve diellore dhe sistemet e kondicionimit. Inovacioni në dizajnin e produkteve si dhe specifikat e ndryshme dominojnë tregun duke bërë diferencën. Të ofrojmë shërbime cilësore që tejkalojnë pritshmëritë e klientëve tanë të nderuar. Të ndërtojmë marrëdhënie afatgjata me klientët nëpëmjet besimit dhe risive të biznesit tonë.   STAFI Kompania përbëhet nga punonjës tepër të aftë dhe të kualifikuar të cilët kryejnë punën me profesionalizëm dhe përkushtim . Stafi jep rekomandimet e nevojshme për të plotësuar kërkesat e klientëve. Fokusi drejt cilësisë dhe bashkëpunimi janë veçoritë që na dallojnë nga konkurrenca
Basha Security Solutions eshte themeluar dhe gjendet ne rrugen Pavarsia  pas Casa Italia qe prej nentorit 2017 dhe ofron sisteme te sigurise se larte per shtepi, biznese, kompani te ndryshme, telekomunikacion, banka, qendra tregetare, miniera, ujesjellsa, hidrocentrale, termocentrale, ushtrine, aeroporte, porte, anije,  uzina dhe kompanite e naftes.

Basha Security Solution është Distributor Zyrtar i Abloy Oy Finland dhe Mul-T Lock Israel, dy prej kompanive lider në botë për sistemet e sigurisë. Kompania jonë ka pjesë të saj dhe dy firma të tjera të grupit Assa Abloy, CORNI të specializuar në dorezat antipanic dhe Metalind Assa Abloy e specializuar për dyert kundra zjarrit dhe xhamat kundra zjarrit. Stafi i mirëtrajnuar dhe i certifikuar në ambjentet e Abloy Academy Finland do ju japi zgjidhje për cdo paqartësi rreth sigurisë brenda ambjenteve tuaja duke garantuar siguri, integritet, profesionalizem dhe shpejtësi në shërbim. Basha Security Solution  është gjithashtu distributor i Salto Systems Spanje. Kompani e specializuar në Access Control për, Hoteleri, AirBNB, Shkolla, Univeristete, Coworking hub, Palestra, Aeroporte, Qendra tregetare, Ndërtesa qeveritare etj.

Shërbimi Privat i Sigurisë Fizike S.A.S Security Sh.p.k., është themeluar në vitin 1996, në rrethanat e reja të ndryshimeve të rëndësishme politike të pas vitit 1990 dhe në kushtet e  ekonomisë së tregut të lirë, kur nevojat ishin shumë të mëdha për shërbimin e rojeve private,  mbasi ishin hapat e para të kapitalizmit në Shqipëri dhe shumë objekte ishin privatizuar ose ishin në proces privatizimi.

Kërkesat në rritje në luftën kundër kriminalitetit, diktuan domosdoshmërinë e krijimit të një strukture të veçantë, për ruajtjen dhe sigurimin e objekteve nga ky lloj shërbimi, duke lehtësuar Policinë e Shtetit jo vetëm nga pikpamja organike, por dhe nga efektshmëria e saj në luftën kundër krimit  të organizuar, kontrabandës, drogës, prostitucionit etj.

Duke kuptuar nevojën e një biznesi të ri në rritje dhe ekonominë e tregut të lirë, në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes së pronave e  aktiviteteve, Z. Ilir MANE , vendosi të marrë  përsipër  rrezikun dhe përgjegjësinë për fillimin e nje aktiviteti të ri në drejtim të ruajtjes dhe sigurisë fizike të objekteve publike e private, në pronësi ose në përdorim, të  personave fizike e juridik, që ushtrojnë veprimtarinë në Republikën e  Shqipërise si dhe sigurimin dhe mbrojtjen e jetës  dhe të shëndetit  të personave fizikë, shtetas shqiptarë ose të huaj.

Në këto kushte ai themeloi Kompaninë “ILIRIA Security” për mbrojtjen dhe sigurinë fizike, e njohur si person juridik me Vendimin Gjyqësor Nr.4650-100, datë 26.05.1996 dhe pajisur me Liçensë të ushtrimit të profesionit me Nr.1, datë 26.06.1996 e lëshuar nga  Ministria e Rendit Publik.

Pas amendimeve të legjislacionit përkatës, kompania  u  pajis me Liçensë të ushtrimit të aktivitetit në kategorinë “A+B”, dhe me Liçensën  Nr.2, bazuar në Ligjin Nr.8770, datë 19.04.2001 “Për Shërbimin e Ruajtjes dhe Sigurisë Fizike” (I ndryshuar), lëshuar nga Ministria e Rendit Publik, me objekt ruajtjen dhe sigurinë fizike të objekteve publike dhe private, mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve vendas dhe të huaj në teritorin e Republikës së Shqipërisë.

Më 14.01.2008 në mbeshtetje të nenit 10 të ligjit Nr.8770, datë 19.04.2001 “Për Shërbimin e Ruajtjes dhe Sigurisë Fizike” (i ndryshuar), kjo Shoqëri shtoi në objektin e punës së saj edhe “Importimin, tregëtimin dhe istalimin e mjeteve të sistemit vrojtues, sinjalizues, audioviziv, mjeteve të mbrojtjes nga zjarri, paisjeve të ndërlidhjes e të teknikave të tjera të lejuara nga legjislacioni  dhe  projektimin, istalimin dhe programimin e paisjeve të telekomunikacionit, radikomunikacionit dhe sistemeve të kontrollit dhe monitorimit  në distancë të automjeteve.

Kompania qe sot quhet “S.A.S” shpk, me administrator z. Albi Mane, kaloi nje process disa vjecar evolucioni duke ndryshuar emrin nga “ILIRIA Security” ne “Rogat Security Group”dhe tashme “S.A.S” shpk. Sot SHPSF “S.A.S” e ushtron aktivitetin e saj në bazë dhe për zbatim të ligjit nr 75/2014 datë 10/07/2014 “Për Shërbimin Privat të Sigurisë Fizike” i cili bëri ndryshime mbi ligjin nr Nr.8770, datë 19.04.2001 “Për Shërbimin e Ruajtjes dhe Sigurisë Fizike”.Rruga e Kavajes, pll.100 Vitrinat, Tirane

Formuar nga Vladimir Gjekaj, dhe Arben Marku me 22 vite përvojë në industrinë e ndërtimit kompania “Ilyonis Constructions” është e njohur jo vetëm në tregun lokal por edhe jashtë saj. Bazuar në ndërtimin me cilësi të lartë, teknologji dhe materiale cilësore, dizajnim e mjediseve funksionale me një dizajn modern,”Ilyonis Constructions” ka arritur të renditet ndër më të mirët,duke e zgjeruar aktivitetin e tij vit pas viti, por duke ruajtur cilësi të lartë dhe reflektimin e trendit të kohës.

Kompania Ilyonis Constructions vazhdon historitë e suksesit në sektorin e ndërtimit dhe ecën drejt një të ardhmje të ndritur për bazat e kompanisë duke u shërbyer klientëve dhe duke vënë në epiqendër të çdo vepre partneritetin me bashkëpunëtorët dhe klientët. Ilyonis do të përpiqet që të arrijë zhvillim të metejshëm financiar në përpjestim të drejtë me ndërtimet civile, projektet madhore dhe shërbimet profesionale. Puna e vazhdueshme e palodhshme ka sjellë një shpërblim të vyer duke shtuar peshën e emrit te Ilyonis Constructions në industrinë e ndërtimit, infrastrukturës urbane dhe shërbimeve të tjera. Kompania do të vazhdojë të shtrihet gjerësisht në çdo element përbërës të ndërtimit duke filluar nga projektet në ndërtimet civile, ndertime dhe menaxhime kompleksesh turistike, ndertime dhe menaxhime fshatrash turistik, infrastrukture, vepra arti, etj.

Atelier 4 është një studio arkitekture 360°, me vendodhje në Tiranë, Shqipëri. Me ekipin e arkitektëve dhe planifikuesve urbanë krijojnë hapësira të përjetshme, hapësira që janë të përshtatura për çdo specifikim, që klientët kërkojnë. Atelier 4 është një laborator idesh, ku kërkimi dhe zbatimet e tij praktike janë një pjesë integrale e punës. Aftësia për të eksperimentuar e kombinuar me ekspertizën e fortë në fusha të ndryshme e bën Atelier 4 të aftë t’i përgjigjet çdo sfide, të vjetër apo të re. Ky fokus reflektohet gjithashtu në zgjedhjen e një rrjeti të vendosur profesionistësh, me të cilët punon Atelier 4 në zhvillimin e projekteve të tij. Në këtë mënyrë, Atelier 4 mund të ndërthurë teknologjinë e tij në hartimin me një plan pune, që mbulon çdo fazë të një projekti: nga zhvillimi i konceptit, tek studimet e fizibilitetit; nga dizajni përfundimtar, tek plani i punës dhe realizimi i tij.

nuk keni website?

Open chat
💬 Need help?
Përshëndetje nga Biznese.vip👋
Si mund të ju ndihmojmë?