Loading...

All Elektrike

Showing Elektrike 11-20 of 20
“Enpi” – ENPI Transmission & Distribution Lines është një kompani me përvojë, e specializuar në projektim, montim dhe në tregëtinë e një game të gjerë të materialeve dhe pajisjeve elektrike, për të ofruar zgjidhje të kompletuar në linjat e shpërndarjes dhe të transmetimit. Aktiviteti ynë është përqëndruar në Shqipëri, me një prani të fuqishme në sektorin e energjitikës dhe së fundmi në projektet e energjisë së rinovueshme, por kemi eksperiencë të mirë edhe në furnizimin e tregjeve të tjera në rajon. Enpi është e mirënjohur për cilësinë e produkteve që ofron, produkte e materiale të cilat i përmbahen standardeve të larta të cilësisë, me çmime tepër konkuruese, duke ruajtur të njëjtat vlera me të njëjtin përkushtim dhe konsistencë për 20 vjet. Filozofia jonë është t’u shërbejmë klientëve tanë me produkte me vlerë dhe shumë rezistent, me shumë korrektësi. Kjo filozofi na ka ndihmuar të ndërtojmë një biznes të qëndrueshëm dhe të krijojmë marrëdhënie afatgjata me partnerët tanë të biznesit. Enpi është distributor zyrtar në Shqipëri i disa nga prodhuesve më të mëdhenj të këtij sektori. Fabrikat e tyre kanë kapacitete të larta prodhimi dhe janë të pajisura me laboratore testimi me teknologji të avancuar, ku kryen vazhdimisht teste për zhvillimin e produkteve. Vizioni i kompanisë është të ruajë pozitën e saj si partner biznesi i besueshëm dhe të zgjerojë më tej aktivitetin, duke ecur hap pas hapi me zhvillimet e industrisë.
Sali Elektrik shpk operon në tregun shqipëtar prej disa vitesh, me një total prej tre magazinash në Tiranë , Fier dhe Vlorë, si dhe një rrjet të gjerë përfaqësuesish në të gjithë Shqipërinë. Hapësirat e mëdha të Show-room-it, gama e gjerë e produkteve, këshillimi i biznesit si dhe një staf profesionistësh e bëjne kompaninë tonë ndalesën tuaj të parë. Teknikë e specialistë veçanërisht të vëmendshëm ndaj nevojave të konsumatorëve, të përditësuar vazhdimisht me të rejat më të fundit që industria ofron në këtë fushë, përbëjnë pikat e forta të Sali Elektrik. Degët tona janë ndërtuar në mënyrë që të ofrojnënjë gamë sa më të gjërë artikujsh duke u kursyer kështu kohën të gjithë atyre që zgjedhin Sali Elektrik.
ECOENERGIA AL shpk që nga 2007 është ndër kompanitë e para të certifikuara në Greqi në ndërtimin e impianteve fotovoltaike nga agjencitë më të besuara të certifikimit në Evropë, si për dizajn dhe për ndërtim. Ajo është gjithashtu një partner i certifikuar i paneleve të mëdha, Inverters (Inverters), gjurmuesit etj. Kompania jone ka prioritet dhe vendosmëri në cilësinë e produktit si bazë e sigurisë dhe marrëdhënieve reciproke ndërmjet partnerëve, ne kemi përgjegjësi të lartë në projektimin, ndërtimin dhe punën e impianteve fotovoltaike, kemi rezultatin e 20 vjetëve përvojë në punimet elektromekanike. Kompania e parë Shqiptarë me eksperiencë 10 vjecare me një eksperiencë të marrë në Qipro të Greqisë, duke u regjistruar kështu për herë të parë në Shqipëri në 2014, ndërsa në 2017 realizoi parkun e parë me impiantet e paneleve fotovoltaike të pozicionuar në autostradvn TR-DR km 17,(Vore-Marikaj). Eco Energia diferencohet nga kompanitë e tjera nga eksperienca me më shumë se 300 parqe të ndërtuara në rajon duke ndërtuar dhe një të tillë për herë të parë në Shqipëri. Ofrojmë studim, projektim, autorizim për nxjerrjen e lejes nga bashkia për ndërtimin e parkut , mirëmbajtje për 25 vjet. Aleo fabrika gjermane na ka dhënë eksluzivitetin e mirmbajtes të cdo parku që ndërtohet nv rajon, duke bërë të mundur në ditët e sotme mirmbajtjen e 400 parqeve Ju japim dorën nga hapi i parë , të ngjitemi sëbashku në majën e suksesit të padiskutuar. Jepuni vlerë catisë tuaj , zeroni faturën e energjisë elektrike, sot mundeni falë autoriteteve kopetente duke ju ndezur dritën ejshile falë Eco Energia me ekesperiencën e saj të vecantë.
Kompania Eltec është më shumë e fokusuar në ndertimet e kabinave elektrike dhe linjave të tensioneve të mesme dhe të ulta, tregetim i kabllove elektrike të tensioneve të meseme dhe të ulta si dhe përcjellësave të aluminit për ndërtimin e linjave. Për ndërtimin e tyre kompaia ka një grup të posacëm specialistësh që merren me ndërtimin emetejshëm të linjave të tensionit.
TEKNO FIRE u themelua në Shqipëri gjatë vitit 2006 dhe më pas zgjeruam aktivitetin dhe zyrat tona në Itali dhe Katar dhe aktualisht kemi një fuqi punëtore Shumë-Kombshe prej 676 veta të kualifikuar dhe me përvojë. Kompania është e specializuar në instalimin dhe mirëmbajtjen e sitemeve kundra zjarrit, Sistemet Elektrike dhe Mekanike. Ne ndjekim rregulloret më të fundit të QCS dhe ndjekim standardet UNI, EN, NFPA, FM. TEKNO FIRE është lider dhe specialist ne sistemet kundra zjarrit, punimet mekanike, elektrike dhe hidraulike, Ftohja me uje te ftohtë, ngrohja, ventilimi dhe ajri i kondicionuar si dhe Mirëmbajtja. TEKNO FIRE krenohet me çdo instalim i cili fillon nga qendrat tregtare deri tek gradacelat me te larta. Misioni Për të siguruar një shërbim të plotë ndërtimi, instalimi, mirëmbajtjeje dhe konsulence për një gamë të gjerë klientësh privatë dhe biznese në të gjithë botën. Ne jemi të përkushtuar për të siguruar nivelin më të lartë të shërbimit, përsosmërinë e dizajnit dhe zbatim te hollësishem duke ruajtur vlerat tona kryesore të besimit. Integritet, transparencë dhe etikë në punë. Vizioni Për t’u bërë kompania me e kerkuar per punet mekanike, elektrike, hidraulike dhe sistemve te fikjes zjarrit ne gjirin Arabik. Te vleresuar për cilësinë e jashtëzakonshme të punës sonë dhe angazhimin tonë për suksesin e çdo projekti.
Kompania  Vega Solar ka arritur të lërë gjurmë të konsiderueshme në këtë sektor për shkak të strategjisë së fokusuar në krijimin e avantazheve konkurruese, si dhe mënyrës dhe fokusit në rritjen e marrëdhënieve të partneritetit brenda dhe jashtë Shqipërisë, financimit dhe sigurimit të cilësisë… Vizioni: Energjia solare është provuar të jetë jo vetëm energjia alternative më efiçente, por dhe një investim i sigurt dhe me kthim të shpejtë. Ndaj ne synojmë të përshpejtojmë proçesin e integrimit të këtyre sistemeve në jetën e familjeve dhe bizneseve shqiptare. Paralelisht punojmë sot për një mjedis më eko-miqësor nesër. Misioni: Misioni kryesor i Vega Solar është të nxisë përdorimin e energjive të rinovueshme në Shqipëri, duke synuar rritjen e energjisë elektrike të prodhuar veçanërisht nga panelet fotovoltaik. Pozicioni gjeografik e favorizon shumë këtë sektor, pasi Shqipëria ka rreth 300 ditë me diell.
Altec shpk. Kemi personel të kualifikuar të përbërë nga inxhinier, arkitekt, ekonomistë, juristë, teknike si dhe specialist të disa fushave. ALTEC GROUP është distributori zyrtar i Viessmann, një nga markat gjermane më të besueshme ndërkombetarisht në sistemet ngrohje-ftohje, e cila operon në treg duke ofruar një gamë të gjerë produktesh ne saje te teknologjise inovative dhe duke u fokusuar në perdorimin sa më eficent të energjisë. Shoqëria jonë është Distributor i Autorizuar edhe per markat te tjera si Chigo dhe Hitachi në sektorin e Ajrit të Kondicionuar. Kemi realizuar punime cilësore dhe të shumëllojshme si: Qendra Komerciale, Qendra Rezidenciale, Qendra Industriale, Qendra Banimi etj. Aktiviteti shtrihet pothuajse në të gjithë vendin, sidomos në rrethet: Tiranë, Durrës, Fier, Vlorë, Sarandë etj.
Fokusi dhe strategjia e kompanisë RUSI EN-DEN është cilësia maksimale. Aktiviteti ynë ka nisur në fillim dhe është rritur vit pas viti me hapa të mëdhenj. Ka qenë një kënaqësi bashkëpunimi me klientët tanë .Kemi rritur gamën e produkteve duke qenë gjithmonë besnikë në cilësi. Bashkëpunojmë me partnerë prestigjozë nga Italia, Gjermania e shumë vende të tjera të Evropës, produktet e të cilëve janë të çertifikuara dhe konform normave e direktivave të Komunitetit Europian. RUSI EN-DEN vlerëson kërkesat dhe mendimet e klineteve dhe kenaqja e tyre është prioriteti ynë.Tashmë jemi pranë jush në kohë reale , ne çdo qytet të Shqiperisë dhe me gjërë.
Teoren prej më shumë se një dekade përzgjedh dhe tregton më të mirën duke bashkëpunuar me cilësinë dhe elegancën Franceze, novacionin Gjerman dhe Austriak, stilin e veçantë Italian, përsosmërinë Zviceriane dhe krijimtarinë Spanjolle, të gjitha me çmimet më të ndershme tek Teoren. Në Teoren gjeni përvojën e fituar dhe të përçuar nga brezi në brez, duke qenë gjithmonë të informuar mbi prurjet e reja në treg. Në Teoren gjeni një staf të mirë trajnuar, që përkushtohet për t’ju këshilluar mbi zgjedhjen më të mirë. Për të qenë sa më pranë çdo personi, Teoren mbështetet në 6 ekspozita kryesore midis Durrësit dhe Tiranës si dhe 17 pika Eglo në të gjithë Shqipërinë dhe në një rrjet të konsoliduar distribucioni me mbi 1.500 partnerë në të gjithë vendin. Teoren shpk është konsoliduar si kompani në 5 janar të vitit 2005. Ku ka nisur aktivitetin e saj në import-eksport, dhe sot është një ndër kompanitë me emër të mirë në fushën e veprimtarive ku operon, si: Ndriçues, Sistemet e trajtimit të ujit, Hidrosanitare, Elektrike, Hidraulike, Sitemet qëndrore të Ngrohje – Ftohje, Termoizolim dhe Bojra dhe me mbi 150 punonjës. Si një kompani solide, dinamike dhe inovative Teoren ofron një raport gjithmonë të drejtë cilësi – çmim me anë të produkteve të certifikuara sipas standarteve ndërkombetare. Magazina qendrore e hapur në vitin 2005 dhe administrata ndodhen në Autostradën Durrës-Tiranë, km 15, Borakë. Në vitin 2016, Teoren çel ekspoziten Teoren – Eglo, me një sipërfaqe 1000 m2 në Rrugën e Kavajes, kompleksi Park Construction (ish parku i autobuseve). Në vitin 2017, Teoren çel ekspoziten e 4-të në Durrës me një sipërfaqe 150 m2 Lagjia 4, Rruga Enver Zazani, Durrës. (Tek Valuta, Përballë bustit të Azem Hajdarit). Në vitin 2018, Teoren çel ekspozitën e radhës në Qëndrën tregtare dedikuar shtëpise Prestige Home, Autostrada Durrës Tiranë (pranë City Park) Teoren mbulon 100 % të territorit Shqiptar, me një rrjet distribucioni të zhvilluar ndër vite i cili arrin ti përgjigjet në kohë reale nevojave dhe kërkesave të partnereve tanë të cilet janë mbi 1.500 në të gjithë Shqiperine.
Kompania ka një staf të kualifikuar i cili vepron dhe punon me përkushtim maksimal për realizimin e cdo projekti duke vënë në plan ta parë cilësinë dhe kualitetin. Në cdo kohë G.M.K.Power Group vendos përpjekjen maksimale duke specializuar shërbimet që ajo ofron dhe duke synuar profesionalizmin qe tregu kërkon. Stabiliteti dhe qendrueshmëria janë gjithmonë kryefjala e veprimtarisë tonë në lidhje me punën dhe aktivitetin që ne zbatojmë. Nuk premtojmë shumë, por ju ftojmë të na testoni dhe fjala e fundit ju takon juve. Kështu mund t`ju bindim se jemi te aftë të sigurojmë fillimin e një partneriteti afatgjatë plot garanci dhe siguri.

Nëse Biznesi juaj
nuk gjendet këtu?

Rregjistroje tani

Open chat
💬 Need help?
Përshëndetje nga Biznese.vip👋
Si mund të ju ndihmojmë?