Dimensioni i ri i dritareve. Për jetën e sotme.

Teknologjia moderne është një pjesë thelbësore e jetës sonë të përditshme. Pse të mos e bëni edhe për dritaret? Me REHAU, jeni të hapur ndaj çdo mundësie – pavarësisht nëse kërkoni dizajnë të pazakonta, produkte të qëndrueshme ose zgjidhje inteligjente. Mësoni më shumë rreth produkteve tona më interesante:

Dimensioni i ri i dritareve. Për jetën e sotme.

REHAU i ka vendosur vetës qëllimin për të zhvilluar dritare dhe dyer që janë po aq moderne sa edhe jetët tona. Të cilat jo vetëm që na tregojnë botën, por gjithashtu na sigurojnë ajër të pastër, edhe kur janë të mbyllura. Madje që na mbrojnë edhe nga hajdutët para se të ndodhë diçka.

Është REHAU zgjedhja juaj? Kontaktoni shoqërinë e specializuar kompetente në zonën ku banoni.


Drita dhe vizibiliteti më i mirë

Një arkitekturë e hapur dhe plot dritë nuk ka qenë kurrë më parë kaq e kërkuar sa sot. Dritaret e mëdha kanë dhënë kontributin vendimtar për këtë.

 

Perspektiva pa kufij

REHAU i ka vendosur vetës qëllimin për të zhvilluar dritare dhe dyer që janë po aq moderne sa edhe jetët tona. Të cilat jo vetëm që na tregojnë botën, por gjithashtu na sigurojnë ajër të pastër, edhe kur janë të mbyllura. Madje që na mbrojnë edhe nga hajdutët para se të ndodhë diçka.

Është REHAU zgjedhja juaj? Kontaktoni shoqërinë e specializuar kompetente në zonën ku banoni.

Të hapura në mënyrë të jashtëzakonshme

Efektet unike panoramike mund të realizohen me dyert tona me hapje nga lart dhe me rrëshqitje. Me një gjerësi profilesh deri në 10 m dhe me lartësi hapjeje në 2.70 m, ju mund të zgjidhni nga një larmi e madhe modelesh në dispozicion me mënyra hapjeje të ndryshme.

Ndjehuni thjeshtë të sigurt

Dritaret REHAU ofrojnë mbrojtje optimale nga vjedhjet. Ju mund të vendosni nivelin e rezistencës së dritareve tuaja sipas kërkesave tuaja personale të sigurisë. Madje edhe niveli i rezistencës në nivelin RC 3 mund të realizohet lehtësisht me masat e duhura shtesë.

Çdo 3 minuta ndodh një tentativë vjedhjeje në Gjermani. Në mbi një të tretën e rasteve, falë pajisjeve të sigurisë minimizohet konsiderueshëm tentativa për vjedhje.

Smart Guard Largon hajdutët përpara se të shkaktojnë ndonjë dëm.

Me REHAU Smart Guard ne kemi avancuar një hap më tej. Sinjalet vizuale dhe zanore i tregojnë qartë hajdutit që as të mos e mendojë ta tentojë vjedhjen. Ndalimi aktiv ndihmon në parandalimin e dëmtimit të dritareve dhe dyerve.

Ngjyrat dhe format që u përshtaten çdo shije

Programi KALEIDO COLOR ju ofron një gamë të gjerë variantesh të ngjyrave dhe dizajnit. Në varësi të pamjes së dëshiruar dhe strukturës së sipërfaqes, përdoren procese të ndryshme, të tilla si llakimi ose shtresa me fletë alumini. Dritaret me cilësi të lartë me pamjen e aluminit të frymëzojnë me veshjen e aluminit. Rezultati: më shumë se 400 opsione dizajni.

Natyrisht, pamjet e ndryshme mund të kombinohen me njëra-tjetrën si brenda edhe jashtë.

Format e veçanta të dritareve shpesh kërkohen për arkitekturë të sofistikuar. Lëreni kreativitetin tuaj të fluturojë i lirë.

 

Ruajtja e klimës optimale të dhomës kursen kostot e ngrohjes dhe ju mban të shëndetshëm

Klima e brenda në shtëpi është ekzistenciale pasi ajo përcakton shëndetin dhe performancën tuaj. Përveç temperaturës së duhur, mjaftueshëm ajër i pastër dhe lagështia optimale luajnë një rol vendimtar.

Kurseni energji dhe mbrojeni mjedisin

Me sistemet tona të dritareve, e merrni nën kontroll konsumin tuaj të energjisë.
Nivelet e larta të izolimit sigurojnë një konsum të ulët të energjisë – deri në 76 % më pak energji sesa me dritaret e vjetra*.

*Reduktimi i humbjes së energjisë nga dritaret kur ndërroni dritaret prej druri/plastike të viteve 1980 (Uf = 1,9; Ug = 3,0) me dritaret me profile GENEO RAU-FIPRO X (Uf = 0,89; Ug = 0,5), madhësia e dritares 123 x 148 cm

Mjedisi ynë Përgjegjësia jonë

Si një shoqëri që prodhon globalisht, REHAU mban një përgjegjësi të veçantë për njerëzit dhe mjedisin. Jemi vazhdimisht duke optimizuar përdorimin e burimeve dhe efiçencën e energjisë në fabrikat dhe produktet tona. Deri në 2020, REHAU do të investojë mbi 65 milionë euro në impiantet e veta dhe në impiantet të jashtme të riciklimit për të ruajtur burimet në mënyrë të qëndrueshme.

Dritare për një shtëpi komode

Sistemet tona të dritareve gjithashtu ofrojnë shumë mundësi kur bëhet fjalë për komfortin. Dritaret REHAU ju garantojnë që të mos shqetësoheni për zhurmat, pastërtinë dhe aksesin.

Me sistemet tona të dritareve, e merrni nën kontroll konsumin tuaj të energjisë.
Nivelet e larta të izolimit sigurojnë një konsum të ulët të energjisë – deri në 76 % më pak energji sesa me dritaret e vjetra*.

Pragu ynë RAUCERO pa pengesa – me një lartësi të pragut 0 mm – ndërthur funksionalitetin me dizajnin. Pastrohet lehtësisht dhe është i padukshëm kur mbyllet dera.

Zhurma përkthehet në stres – dhe askush nuk e dëshiron këtë gjë në shtëpinë e vet. Me reduktimin e zhurmave deri në 24herë- me dritaret tona, shtëpia juaj do të shndërrohet një oazë qetësie.

Sistemet tona

REHAU ju ofron teknologji të lartë për komfort maksimal, duke ju përgjigjur kërkesave të sotme dhe të nesërme – pavarësisht nëse flitet për dritare, ballkon, tarracë dhe dyer të jashtme apo dyert me hapje nga lart dhe me rrëshqitje.

Përmbledhje e sistemeve të dritareve

LINEA

RAUCERO

REHAU INSILL

Perfaqësuesi Zyrtar në Shqipëri

Nëse Biznesi juaj
nuk gjendet këtu?

Rregjistroje tani

Open chat
💬 Need help?
Përshëndetje nga Biznese.vip👋
Si mund të ju ndihmojmë?