Loading...

All Për shtëpinë

Showing Për shtëpinë 31-39 of 39
Luzi 3B. Prej asaj kohe kompania ka njohur vetëm rritje dhe ka në gjirin e saj një staf mjaft të kualifikuar duke ndihmuar ndjeshëm në rritjen e cilësisë. Dashuri për natyrën dhe për atë cka ajo ofron, ka bërë që kompania Mobileri Luzi 3B sot të jetë një nga kompanitë më të suksesshme në fushën e prodhimeve prej druri në Shqipëri. Shumë njerëz na pyesin pse kompania jonë quhet ” LUZI 3B”? Dhe përgjigja jonë është se ne vazhdojmë traditën familjare, të cilën e ka filluar gjyshi ynë, e ka vazhduar babai ynë dhe tani po e vazhdojmë ne . Pra përgjigja është tre breza në këtë profesion. Ruajtja, zhvillimi dhe cuarja përpara e traditës në këtë fushë na ka bërë të merremi me përpunimin dhe prodhimin e artikujve prej druri masiv.
Brenda një periudhe kohore shumë të shkurtër, EMKO orientoi dhe zgjeroi aktivitetin e saj në dy drejtime: në prodhim-montimin e elementëve specifik të mobilimit të institucioneve arsimore private dhe publike ( klasa, laboratore , salla auditoriumi etj.) dhe në mobilimin tërësor të zyrave sipas të gjitha kushteve bashkëkohore. Gërshetimi i vizionit të drejtuesve të saj me profesionalizmin teknik të stafit, ka përmbushur gjithmonë kërkesat e klienteve jo vetëm në shpejtësi, sasi dhe cilesinë e produktit, por edhe në asistencën teknike të ofruar në cdo kohë.Duke qënë një emër tashmë i afirmuar në tregun e Shqipërisë, Kosovës, dhe Maqedonisë, një ndër objektivat kryesore të kompanisë EMKO është të bëhet një pikë referimi ndërkombëtare në fushat ku ushtron aktivitetin. Një nga partnerët kryesorë të kompanisë EMKO Sh.p.k. në Itali, është kompania IVARS S.p.a., pjesë e TWINS GROUP. Falë bashkëpunimit disa-vjecar, EMKO ka marrë përfaqësinë për tregëtimin e produkteve të ndryshëm të kësaj kompanie. Partnerë të tjerë të kompanisë EMKO Sh.p.k. në Itali janë OMSI S.r.l. dhe METALMECCANICA ALBA S.r.l., të dyja pjesë të TWINS GROUP. Që prej vitit 2010, EMKO sh.p.k. është paisur me certifikatën e cilësisë UNE-EN-ISO 9001/08 për fushat: “Projektim dhe prodhim mobiljesh për zyra dhe institucione”. Jemi eksportues i vetem nga Shqiperia qe eksportojme poltrorina dhe karrige rrotulluese dhe statike per zyra dhe institucione te ndryshme. Kemi filialin tone Emko Arredo me nje hapsire 100 m katror ne Fushe Kosove Prishtine ku mund te gjesh te gjitha produktet tona.
Kompania Sprint Distribution është kompani lider në importimin, tregëtimin dhe instalimin e materialeve të tilla si Korniza për perde, Perde, Roler, Grila vertikale, Grila horizontale, Roman Shade, Triple Shade, Panel Truck, Perde Zebra, të të gjitha llojeve dhe modeleve. Sprint distribution është krijuar në vitin 2004 duke patur gjithmonë si funksion, tregetimin e këtyre produkteve në Shqiperi, Kosove, Mali i Zi, Maqedoni si me shumicë edhe me pakicë. Vendodhja e kesaj kompanie eshte ne Tirane ku ka 2 dyqane, magazinat dhe fabriken ku me nje staf shume te kualifikuar ben prodhimin dhe shperndarjen neper kliente ne kohe rekord. Sprint distribution operon në gjithë Shqipërinë duke qënë kështu më afër klienteve dhe nevojave të tregut, dhe si i tillë arrin të shquhet si distributor presitigjoz në tregun Shqiptar dhe me tej. Kjo kompani e mbështet ecurine e saj pozitive në partneritetin e disa prej kompanive më të njohura Spanjolle, Italiane, Greke, Belge, Gjermane Franceze, etj.
Zanusi shpk operon në fushën e tregtimit, shitjes me shumicë dhe pakicë të pajisjeve për bare, restorante, pasticeri, piceri, supermarkete, fast-food, furra buke, xhelateri, dhoma frigoriferike, pasjisje elektroshtëpiake si dhe riparime te cdolloj pajisje. Tek Zanusi Profesional Tiranë do të gjeni një gamë të larmishme pajisjesh italiane të përdorura të cilësisë më të mirë. Vetëm në gjashtë vjet Zanusi ka arritur që të zgjerojë veprimtarinë e saj të shitjes edhe më dy filiale po në Tiranë. Vizioni i Zanusit është që të ofrojë pajisje profesionale për të gjitha bizneset. Misioni kryesor për firmën është që të rrisë edhe më tej biznesin dhe shërbimet, si dhe ato të klienteve, duke siguruar cilësinë më të lartë të mundshme të produkteve.
Almex nder vite ka kontribuar ndjeshëm për zhvillimin e sektorit të hoteleri-turizëm. Tashmë janë me mijëra ambjente biznesi të arreduara nga Almex. Gama e produkteve të ofruara nga Almex në tregun shqiptar, bazuar në design, confort dhe cilësi, ka sjellë suksesin dhe jetëgjatësinë e biznesit të klientëve tanë. Almex i ka dedikuar kënaqësisë së shijuarit të jetës në shtëpi, me dizajn dhe tendencat e fundit në mobilim: Misioni i Almex është që të ofrojë cilësinë maksimale në harmoni të plotë me dizajnin me të ri interior. Ekzotika dhe relaksi në ambjentet e plazheve sjellë në perfeksion nga eksperienca shumëvjecare e Almex.
Parket Shop është unik në llojin e vet duke krijuar një marrdhënje më të veçantë të klientit me parketin. Falë eksperiencës, korrektësisë dhe profesionalizmit në shërbimet ndaj klientëve, tashmë me një staf te kualifikuar kemi arritur te jemi ndër më të mirët në fushen e tregtimit dhe shërbimeve të parketeve dhe aksesorëve të tyre në bashkëpunim me firmat më të mira në Europë duke ofruar parket cilesore të çertifikuar me garanci nga 10 deri ne 35 vjet.
Një kompani autentike, ARAN CUCINE ALBANIA, e mirë njohur dhe aktive për mbi 50 vjet, Aran përfaqëson shijen dhe cilësinë italiane në arredim në 120 Vende të Botës. ARAN CUCINE ALBANIA përfaqësuesi ekskluziv i ARAN Cucine, operon në tregun shqipëtar me dy showroome – e , ku ofron larmishmëri modelesh, qindra kombinime finiturash dhe ngjyrash. Të gjitha kabinetet importohen drejtpërdrejt nga Italia pasi ARAN Cucine kontrollon 100% të prodhimit. Të zotërosh një kuzhinë ARAN do të thotë të kesh një pjesë të historisë së dizajnit italian në shtëpinë tënde. ALPA SALOTTI prodhuesi Italian me shtrirje ndërkombëtare me mbi 60 vite eksperiencë (1956) dhe sjell koleksionet e reja në showroom-et tona. Tradita të rëndësishme artizanale, lëkura luksoze dhe nivel të lartë të pëlhurave së bashku me hulumtimet dhe zhvillimin janë vlerat që kanë dalluar gjithmonë produktet e ALPA SALOTTIT. Me një gamë me : – mbi 220 modele unike; – mbi 375 tekstura të ndryshme; – mbi 400 kombinime ngjyrash; Çdo produkt është i punuar me dorë, duke iu nënshtruar kontrolleve rigoroze të cilësisë që u jep atyre një vlerë unike dhe ekskluzive, me karakteristika Made in Italy. POINTHOUSE duke kombinuar dizajnin, funksionalitetin dhe cilësinë vjen me një gamë të gjerë tavolinash dhe karrigesh me detaje unike. Pointhouse prodhon tavolina, karrige dhe aksesorë arredues të dedikuara ekskluzivisht për tregun botëror. Për më shumë se 30 vjet, njohuritë e mëdha teknike për përpunimin e çelikut dhe aluminit dhe departamenti shumë i specializuar i Research & Design mundëson krijimin e mobiljeve që kombinojnë dizajnin, funksionalitetin dhe cilësinë. MOBILJE ZYRASH Hapësira e zyrës duhet të jetë komode dhe frymëzuese si shtëpia, por vetëm me më pak shpërqendrime. Aspirata e Newform Ufficio është të sigurojë hapësira me zgjidhje ergonomike dhe mikpritëse të dizajnit që rrisin përvojën e punës. Newform prezanton talent, kreativitet dhe dizajn autentik italian për një produkt ndërkombëtar me shije bashkëkohore. Një zyrë duhet të japë një ndjenjë të lirisë, personalizimit dhe ndarjes në të njëjtën kohë. Prekjet e ngjyrave, ndarjet e thjeshta mund të krijojnë një mjedis privat në përputhje me hapësirën në të cilën ndodhen.
Tashmë Andrea Arredo është një kompani që ofron produktet të importuara që i merr nga mobilieritë më të njohura në Itali, gjë që e bën unike për tregun shqiptar. Një bashkëpunim serioz që i dha zgjerim këtij biznesi, falë gjithashtu këmbënguljes dhe nevojave të tregut vendas për këtë cilësi produktesh. Ne kemi një sipërfaqe prej 3000 metra katrorë të organizuara në tre kate ku larmia e zgjedhjeve është e pafundme. Mobileria jonë dallohet për cilësinë dhe korrektësinë ndaj klienteve, gjithashtu ne dallohemi për dizanje të përzgjedhura të punuara me kujdes dhe me aksesorë Swarovski të pajisura me certifikatë. Andrea Arredo është një dritare për arredimin e nevojshëm të shtëpisë së ëmbël, që fillon nga “A”-ja për të përfunduar te “Zh”-ja e fundit e alfabetit..
Nill’s Albania, një organizim i suksesshëm dhe i orientuar drejt rezultateve, i mundësuar nëpërmjet pajisjeve të prodhimit me standarde të klasit botëror, si dhe strukturës së produktit, cilësisë, rrjetit të shpërndarje, mënyrës së shitjeve dhe shërbimit pas shitjes që plotëson nevojat dhe krijonë kënaqësinë e klientit. Ne si NILL’S; nuk dizenjojmë vetëm produkte, por ne ju kuptojmë, kujdesemi për kërkesat tuaja, vlerësojmë idetë tuaja dhe punojmë me të gjitha forcat tona për të ndërtuar së bashku një të ardhme më të mirë … E ndërtuar në rrënjët e përvojës së thellë mbi 50 vjeçare, NILL’S jo vetëm që përfaqëson me sukses Turqinë në tregun botëror të mobiljeve, por gjithashtu vazhdon punën dhe shërbimet e saj në një mënyrë origjinale, me ide të reja dhe inovative si një markë e njohur ndërkombëtarisht.

Nëse Biznesi juaj
nuk gjendet këtu?

Rregjistroje tani

Open chat
Përshëndetje👋
Si mund të ju ndihmojmë?