Loading...
Showing Mobilimi Shtëpia 21-30 of 39
Albantik – Mobilje te artit antik e nisi aktivitetin e saj për herë të parë në Itali. Me eksperiencën e fituar prej vitesh në lidhje me përpunimin e drurit në mënyrë artizanale , u mendua që aktiviteti të zhvillohej edhe në Shqipëri në vitin 2002. Sot kompania numëron rreth 47 punëtorë që punojnë për të ideuar dhe prodhuar produktet tona antike, klasike dhe neoklasike. Tek ne cdo gjë është e punuar në mënyrë artizanale duke ruajtur stilin antik dhe klasik të mobiljeve të cilat do të përmbushin kërkesat tuaja. Cdo mobilje e prodhuar nga kompania jonë punohet me dorë me teknikat dhe mjetet e dikurshme që akoma vazhdojmë t`i ruajmë me fanatizëm. Zgjidhni Albantic dhe na lini të punojmë për ju me pasion dhe kreativitet!
NK Furniture. Kjo ide na udhëhoqi që të arrijmë drejt suksesit , duke bërë që të jemi pjesë e tregut në mënyrë që të plotësojmë atë pjesë shërbimi që mungonte në tregun shqiptar. Nk furniture ka sjellë markat më të njohura ndërkombëtare në Shqipëri. Në ditët e sotme, Nk Furniture numëron 3 showroom-e, në Tiranë duke u ofruar klientëve një gamë të gjerë produktesh si: mekanizma për hapjen e kapakëve të mobiljeve, doreza dyersh, doreza kuzhinash, shina për sirtarët, sistem skorevel për dollapët, mentesha,ashensorë dollapi,vida lih lin, bazamente tavolinash ,syprina tavolinash, profile te ndryshme ,aspirator, xogla+alzatina, borde, rimeso, kosha vaji në disa përmasa, kosha plerash, këmbë të masave të ndryshme,piston,varse portmontoje,mbajtëse sergjeni, mbajte-se xhamash,brava xhamash e plot aksesorë ndihmës për krijimin e mobiljeve tuaja. Gjithashtu disponojmë edhe një repart prodhimi Hapja e parë e ekspozitës tonë solli në tregun shqiptar markat e mirënjohura si Salice, Tece, Etir, Nobel, Zavinna, etj te importuara nga vendet me te zhvilluara si Italia, Kina, Turqia, Gjermania ej.
Koncept Mobilje me në eksperiencë 13 vjecare në fushën e mobilimit ju ofron zgjidhje për mobilimin e banesave, ambjenteve të punës (zyra), lokaleve si dhe institucioneve të ndryshme. Përvoja shumëvjecare ju garanton cilësi të lartë prodhimi dhe shërbimi. Koncept Mobilje është gjithmonë shumë kërkues ndaj cilësisë që ju ofron dhe korrekt me afatet e realizimit të porosive. Stafi i kompanisë është gjithmonë i gatshëm t’ju ndihmojë dhe t’ju japë ide dhe zgjidhje të përshtatura në ambjentet tuaja me anë të paraqitjeve 3D. Kjo realizohet në banesa të reja por dhe në banesa që rikonstruktohen dhe brenda një periudhe 30 ditore Koncept Mobilje është e aftë të shndërrojë banesen tuaj duke marrë përsipër të gjitha llojet e punimeve dhe mobilimin e saj.
Castorea Design & Furnitures. Dëshira jonë më e madhe është të kemi klientë të kënaqur në fund të shërbimit, bazuar në këtë kënaqësi të përbashkët insistojmë çdo ditë e më shumë në prodhime me cilësi pa kompromis, duke investuar në kualifikimin e fuqisë tonë punëtore, në teknologji dhe me një repart komod pune me hapësira të mjaftueshme për prodhime në pakicë dhe shumicë për Klientët tanë. Castorea Design & Furnitures, është një investim i madh i joni të cilën e kemi ngritur në këmbë në bazë të punës tonë intensive, dëshirës, pasionit të madh për të zbukuruar çdo ambjent që na sheh syri dhe na shkel këmba
Prodhimet e Eurobicaku tashme jane konsoliduar ne tregun Shqipetar. Eurobicaku me Pervoje, ndershmeri ndaje jush dhe cilesi, kaq ka mjaftuar per te fituar emrin si prodhuesi me i mire ne vend. Vazhdojme te jene prane jush me ide krijuese dhe me cilesine maksimale.
BOLT shpk – Stili i arredimit është një kompani që operon në tregun e dizenjimit dhe prodhimit të produkteve të arredimit prej më shumë se 10 vjetësh, duke përfshire: arredimin e apartamenteve, vilave, hoteleve, bareve, restoranteve, zyrave, institucioneve arsimore etj. BOLT shpk – Stili i arredimit ka më shumë se 5 vjet që tregton dhe produkte outdoor, për të plotësuar kërkesën gjithnjë në rritje të instititucioneve dhe shoqatave të ndryshme për këto produkte në organizimin e aktiviteteve të tyre. Në lidhje me këto produkte Bolt shpk është në hapat e fundit për sigurimin e ekskluzivitetit nga kompani LIDER evropiane si KONG SPA, CAMP Italy, DMM Engineering International Ltd që operojnë për produktet outdoor. Forca jonë për të ecur përpara qëndron në kombinimin e një stafi të kualifikuar me makineri të teknologjisë së lartë. Ne i ofrojmë klienteve tanë mundësinë për të zgjedhur produktet e tyre me kosto të ulët dhe garantimin e cilësisë.
Hafele Tirana Geraal. Kompania Geraal ka përfaqësinë e kompanisë Hafele, lider në nivel botëror për pajisjet për mobilje, ndërtesa, sistemet e mbylljes elektronike dhe për konsulencën teknike. Në më shumë se 160 vende prezente me më shumë se 6000 punonjës dhe diku rreth 160000 klientë në tërë botën, me 46 shoqëri në 5 kontinente dhe me 11 zyra të shitjes në tregun Gjerman.Tani në Shqipëri dhe kosovë, me tre pika të shitjes Hafele.
Erzeni & Fratelli. Që nga krijimi e kompanisë sonë në 1998, ne kemi përdorur teknologjitë më të përparuara në mënyrë që t’u ofrojmë klientëve tanë produkte me cilësi, i të standarteve europiane. Kompania sheh e projekton të ardhmen në plotësimin maksimal të kërkesave, shijeve, modeleve klasike e moderne të produkteve, përdorimin efikas dhe prioritar të lëndëve të para dhe aksesoreve sa më cilësor. Motoja e punës së Fratelli GM është cmim dhe cilësi, me synim ekonomizimin maksimal të investimit të klientit. Fratelli GM është ndër kompanitë e para zotëruese të certifikatave më prestigjoze ndërkombëtare të cilësisë dhe menaxhimit ambiental ISO 9001 – 2008 dhe ISO 14001- 2004. Fratelli Gruppomobili dhe stafi i saj, ecën me synimin e lidershipit rajonal të kompanive prodhuese të furniturave me bazë druri.
Art Home shpk me seli në Tiranë, ushtron aktivitetin me një eksperiencë të gjatë në punimet e xhamit të të gjitha llojeve, sidomos në fushën e mobilerisë, veshje kuzhinash me xham, veshje muri me xham apo gardaroba të tëra me xham dhe punime me xham inteligjent. Kompania gjithashtu ka zgjeruar gamën e saj të produkteve duke ofruar dyer dhe dritare, vetrata, fasada etj. Firma ka një ekip të specializuar, i cili realizon të gjitha punimet, që nga matjet e hapësirës projektimi, realizimi dhe montimi. Në bashkëpunim me klientin arrijmë të krijojmë atë produkt që plotëson kërkesat e tij. Ju mund te na besoni dizajnimin e projektit që nga fillimi deri në fund. Shumë projekte të zhvilluara janë unike pasi janë krijuar me bashkëpunim me klientin. Për të siguruar që produktet i rezistojnë kohës, Art Home shpk i kushton shumë rëndësi materialit të xhamit me të cilat krijohen dizajnet me të cilat do të vishen kuzhinat, tavolinat, dollapet, apo ndarjet. Kompania mundohet që në bashkëpunim me klientin të ofrojë një shërbim sa më efikas duke i garantuar siguri, komoditet dhe garanci për produktin.
First Floor Albania ofron laminate cilësore për çdo ambient. Fortësia e materialit, cilësia gjermane e tij, puthitja me metodën Megaloc, dhe Issowax kunder ujit dhe lagështirës, na garanton që ta përdorni edhe në ambientet tregtare, apo ato me frekuentim të shpeshtë. Produkte Ekologjike, Strukturë 4V me reliev 3D, në mënyrë që të ndiheni të qetë në shtëpinë tuaj si të ishit në natyrë. Modele Bashkëkohore Risistë e fundit të modës, në arredimin e shtëpive. Nëse dëshironi një shtëpi bashkekohore sipas trendit të fundit në europë, zgjidhni “First Floor” Shkëlqim & Bukuri Oiled Look, garanton shkëlqimin e parketit, refleksion i ndriçimit dhe për pasojë një rritje të aspektit estetik të tij duke dhënën ndjeshmërinë e pastërtisë dhe përsosmërisë. Çmime të Favorshme Kurseni duke blerë një produkt rezistent që është afatgjatë në ambientet tuaja. Çmime të favorshme për çdo kategori laminati.