Loading...
Showing Dural 11-14 of 14
ADA-VHS ofron një gamë të gjërë zgjidhjesh për produkte të ndryshme të prodhuara me teknologjinë më moderne në fabrikën e kompanisë nënë, VHS në Turqi. Të gjitha produktet vinë të certifikuara nga institutet e vendeve Evropiane. Të gjitha linjat e prodhimit janë të kontrolluara periodikisht nga institutet ndërkombëtare dhe vendore. Kompania merr përgjegjësinë jo vetëm me cilësinë e produktit, edhe për përvojën e stafit teknik dhe menaxherial dhe shërbimin e mirë ndaj klientëve.
Alfa-e Shpk ka një eksperiencë mjaft të gjerë në prodhimin e dyerve, dritareve, grilave, sistemeve të fasadave, etj. Baza teknike e kompanisë është e përbërë nga një skuadër e kualifikuar punonjësish që realizon punimet në përputhje me risitë teknologjike dhe arkitekturore. Jemi përkushtuar produkteve dhe shërbimeve cilësore mbështetur në materialet më të mira të prodhimit për të gjithë rangun e klientëve dhe partnerëve. Ne dëshirojmë të krijojmë një marrëdhënie afatgjatë me klientët tanë, bazuar mbi sigurinë, cilësinë, shërbimin dhe përkushtimin në çdo projekt që marrim përsipër. Vizioni ynë mbështetet në vlerat më të mira dhe në idetë e një stafi të kualifikuar dhe profesionist. Ne dëshirojmë të krijojmë një marrëdhënie afatgjatë me klientët tanë, bazuar mbi sigurinë, cilësinë, shërbimin dhe përkushtimin në çdo projekt që marrim përsipër.

Iliria Plast

Distributor i Rehau per Shqiperine

Iliria Plast eshte distributori i vetem i Rehau per tregtine me shumice te elementeve PVC. Startuar qe ne vitin 1990, Iliria Plast tani eshte rritur dhe ka shtrire aktivitetin e saj ne te githe Shqiperine.
REHAU nga nje prodhues i produkteve me bazë polimer, është rritur shumë më tepër duke qene vazhdimisht në kërkim të mënyrave më inteligjente për përparimin inxhinierik dhe për të përmirësuar jetën në të gjithë botën. REHAU ne vetvete përshkruan vlerat që frymëzojnë punën tonë dhe vizionin tonë për të ardhmen. Mënyra jonë e të menduarit dhe të vepruarit eshte qe te nxjerrim ne pah ate qe ka me rendesi: plotesimin e nevojave dhe deshirave te klientëve tanë, si dhe një të ardhme të begatë e të qëndrueshme per punonjesit tanë. Iniciativa e REHAU-t “Planet First” ka bërë që qëndrueshmëria të jetë një komponent i rendesishem në gjithçka që bëjmë. Ekipi inovator i REHAU-t kerkon vazhdimisht zgjidhje inteligjente për të përmirësuar botën në të cilën jetojmë. Zbuloni se çfarë e ben REHAU-n të ndryshëm. Mirësevini në Rrugën REHAU.
Art Home shpk me seli në Tiranë, ushtron aktivitetin me një eksperiencë të gjatë në punimet e xhamit të të gjitha llojeve, sidomos në fushën e mobilerisë, veshje kuzhinash me xham, veshje muri me xham apo gardaroba të tëra me xham dhe punime me xham inteligjent. Kompania gjithashtu ka zgjeruar gamën e saj të produkteve duke ofruar dyer dhe dritare, vetrata, fasada etj. Firma ka një ekip të specializuar, i cili realizon të gjitha punimet, që nga matjet e hapësirës projektimi, realizimi dhe montimi. Në bashkëpunim me klientin arrijmë të krijojmë atë produkt që plotëson kërkesat e tij. Ju mund te na besoni dizajnimin e projektit që nga fillimi deri në fund. Shumë projekte të zhvilluara janë unike pasi janë krijuar me bashkëpunim me klientin. Për të siguruar që produktet i rezistojnë kohës, Art Home shpk i kushton shumë rëndësi materialit të xhamit me të cilat krijohen dizajnet me të cilat do të vishen kuzhinat, tavolinat, dollapet, apo ndarjet. Kompania mundohet që në bashkëpunim me klientin të ofrojë një shërbim sa më efikas duke i garantuar siguri, komoditet dhe garanci për produktin.