Loading...
Ajo është pjesë e grupit Balfin, Gupi më i madh i investimeve në Shqipëri dhe midis më të mëdhajave në Ballkan dhe më tej. Fokusi dhe aktiviteti kryesorë i Ndërmarrjes është ofrimi i shërbimit mbas shitjes për të gjitha produktet elektrike dhe elektroinika të tilla si: Të Bardhat, Të errëtat dhe Elektro-Shtepiaket. Elektro-Servis është servisi më i madh i këtij tipi në Shqipëri dhe në shtetet fqinj dhe gjithashtu që ka të drejtat eksluzive për market më me zë në Botë si: SAMSUNG, LG, SONY, PHILIPS, ALCATEL, BEKO, BOSCH etj… Këto shërbime ofrohen nga një staff i dedikuar dhe specializuar profesionalisht për të ndihmuar klientët në çdo orë të ditës kudo që të ndodhen. Riparimet  ofrohen tek Ndërmarrja jonë  ose në shtëpitë e klientëve. Gjithashtu në të njëjtin ambjent ndodhen dhe zyrat e Adminstrimit dhe të suportit. Elektro-Servis është servisi i autorizuar i Neptun Albania, dhe ofron shërbime për një gamë të gjerë të produkteve që tregtohen në dyqanet e kësaj firme. Neptun Albania është lider në tregtimin e pajisjeve elektroshtëpiake dhe të teknologjisë në Shqipëri.