Dritare GENEO

Dritare për një shtëpi të përkryer

Dritaret GENEO vijnë me avantazhin bindës – përveç izolimit të shkëlqyeshëm termik – me një paketë gjithëpërfshirëse të koordinuar. Sepse: Falë materialit të përbërë me fibra RAU‑FIPRO, GENEO ofron stabilitet maksimal pa përmbajtje çeliku. Dritaret GENEO janë të lehta dhe kanë veti  izoluese termike që asnjë dritare tjetër nuk mund të ofrojë. Binduni vetë!

Avantazhet:

  • Mund të kurseni energji deri në 76 %*
  • Ndjehuni të sigurt falë sistemit të mbrojtjes nga hajdutët
  • Do të shijoni oazën tuaj të qetësisë përmes reduktimit 24‑fish të zhurmës**
  • Sa i përket dizajnit, imagjinata juaj nuk njeh kufij
  • Përjetoni një pastrim shumë të lehtë falë sipërfaqes së lëmuar
  • Të disponueshme edhe në versionin e certifikuar për shtëpi pasive
  • GENEO janë gjithashtu të disponueshme edhe si derë e jashtme edhe derë rrëshqitëse

Drejt specialistit tuaj të dritareve në zonën ku banoni

* Reduktimi i humbjes së energjisë nga dritaret në rast se ndërroni dritaret prej druri/plastike të viteve 1980 (Uf = 1,9; Ug = 3,0) me dritaret me profile GENEO (Uf = 0,89; Ug = 0,5), përmasat e dritares 123 x 148 cm
** Baza e llogaritjes: rritja e nivelit të zhurmës me 10 dB = dyfishi i vëllimit të zërit të përceptuar subjektivisht (LfU). GENEO redukton zhurmën me 47 dB

Projektimi

Gëzoni lirinë – në ngjyrë dhe formë

Zgjidhni nga mundësitë e shumta arkitekturore përmes formave individuale, p.sh. dritare të rrumbullakëta, këndore dhe trekëndëshe si dhe mënyra e ndërtimit me grila.

Mes më shumë se 220 dekore, zgjidhni ngjyrën tuaj të dëshiruar. Imagjinata juaj këtu nuk njeh kufi. Gama jonë e gjerë e ngjyrave nga KALEIDO COLOR ju jep çdo liri dizajni: Pavarësisht nëse tonet aktuale janë metalike, me pamje të ngrohtë druri ose pastel trendi – me KALEIDO COLOR plotësoni çdo dëshirë personale për ngjyrat.

RAU‑FIPRO® – Teknologji për zhvillim

  • Reduktim nxehtësie Uw deri në 0,61 W/m²K
  • Mbrojtje akustike Rw = 47 dB
  • Rezistencë ndaj vjedhjeve deri në RC3
  • Thellësia e ndërtimit 86 mm
  • 6 dhoma
  • Trashësia e qelqit deri në 53 mm në versionin e çertifikuar për shtëpi pasive
  • Mbyllje hermetike për një mbrojtje sa më të mirë nga rrymat e ajrit dhe lagështia
  • Penetrim i ajrit 4
  • Dendësia e goditjes së shiut 9A
  • Rezistenca ndaj erës B5

REHAU Smart Guard: mbrojtja parandaluese ndaj vjedhjeve

Instaluar në një pozicion jo të dukshëm në kornizën e dritareve SYNEGO, opsioni Smart Guard garanton në mënyrë aktive sigurinë parandaluese. Sensori inteligjent i zbulimit regjistron hajdutët dhe më pas aktivizon në mënyrë të pavarur programin mbrojtës. Ndalimi aktiv ndihmon në parandalimin e dëmtimit të dritareve dhe dyerve.

Kështu, Smart Guard shkon përtej sistemeve tradicionale të alarmit. Pasi ato reagojnë vetëm kur hajduti ndodhet brenda shtëpisë – pra dritarja ose dera janë tashmë të dëmtuara.

Mësoni më shumë

Share në Social Media

Facebook
Twitter
LinkedIn

Perfaqësuesi Zyrtar në Shqipëri

nuk keni website?