Pamje dhe ndjesi unike e drurit

KALEIDO COLOR – Bota e ngjyrave nga REHAU

Dritaret dhe dyert i japin formë imazhit të një fasade dhe çdo ndërtese i japin një notë unike. KALEIDO COLOR nga REHAU ju ofron një gamë të gjerë variantesh të ngjyrave dhe dizajnit, në mënyrë që të mos ketë kufizime të imagjinatës kur bëhet fjalë për dizajnin individual të pronës tuaj.

Përveç ngjyrave, stili përcaktohet gjithashtu edhe nga forma dhe madhësia e elementeve të dritares dhe dyerve. Profilet plastike nga REHAU shpalosin mundësi të dizajnëve, të cilat aktualisht nuk i imagjinoni dot. Sistemet e krijuara nga materiale inovative (siç është GENEO nga RAU‑FIPRO) gjithashtu mund të përdoren për të ndërtuar madhësi që më parë me metodat tradicionale ishin të pamundura.

100 % Cilësi REHAU

Përpara se të përdoren për herë të parë, të gjitha shtresat dhe llaku analizohen me saktësi, i nënshtrohen testimit afatgjatë dhe ekspozohen ndaj ngarkesave më të rënda. Vetëm nëse kalohen të gjitha testimet, atëherë flasim për cilësi REHAU. Për ju kjo do të thotë që merrni një produkt sipas standardeve më të larta të industrisë, kombinuar me garancinë e plotë të prodhuesit.

Përshtypjet

Share në Social Media

Facebook
Twitter
LinkedIn

Perfaqësuesi Zyrtar në Shqipëri

Nëse Biznesi juaj
nuk gjendet këtu?

Rregjistroje tani

Open chat
Përshëndetje👋
Si mund të ju ndihmojmë?